Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ka mall për kohën “kur kishim punën dhe qetësinë”, këpucari tiranas 83 vjeçar që gjen forcë tek zeja e tij në zhdukje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Ka mall për kohën “kur kishim punën dhe qetësinë”, këpucari tiranas 83 vjeçar që gjen forcë tek zeja e tij në zhdukje
EnciklopediKryesore

Ka mall për kohën “kur kishim punën dhe qetësinë”, këpucari tiranas 83 vjeçar që gjen forcë tek zeja e tij në zhdukje

Published: August 14, 2022
Shpërndaje

Në një dyqan të vogël te vendosur në një rrugicë që degëzon nga rruga ‘Siri Kodra’ në Tiranë, 82-vjeçari Sefer Fusha ushtron prej 22 vitesh profesionin e këpucarit.

Babaxhan dhe mikpritës, Seferi më fton për kafe dhe tregon me zemër të hapur peripecirat e jetës së tij dhe dashurinë për zejin e tij në zhdukje.

“Unë kam punuar 37 vjet marangoz në kombinat tekstil. Punoja dhe punë private, bëja rafte dhe krevate, dhe dhoma gjumi, kur dola në pension hapa këtë këpucari timen”, tregon me krenari Seferi për BIRN.

- Publicitet -
Seferi, 83 vjeç,e ka hapur këpucarinë e tij para 23 vitesh, pasi ka dalë në pension

Pavarësisht moshës, Seferi preferon t’i kalojë mëngjeset e tij i zënë me punë. Prej orës 9:00 deri në 12:00 të paradites, 82-vjeçari hap dyqanin e tij të këpucarisë dhe njëkohësisht takon miq dhe të njohur të cilët kalojnë aty pranë për të shkëmbyer ndonjë bisedë.

“Artizamët e Tironës kanë qenë të gjithë në Pazar të Vjetër”, kujton Seferi me nostalgji.

“Baba im punote tek Pazari i Vjetër, por Enveri e prishi Pazarin e Vjetër. Pse duhet ta prishnin, ta kishin bërë muze. Pse e prishi…”, përsërit Seferi, duke shprehur qartë mallin e tij për tregun artizan të asokohe, dikur zemra që rrihte e kryeqytetit.

Sipas Seferit, me ardhjen e brezit të ri, traditat e zejtarisë dhe artizanëve po shkojnë drejt zhdukjes.

“Tani nuk ka më artizanë apo zejtarë, tani janë të gjithë dembela”, thotë ai duke qeshur.

Seferi gjatë punës së tij në këpucari

“Unë kam qenë gjithmonë i shkathët, nuk kam ndenjur asnjëherë pa punë,” tregon Seferi. “Dikur merrja 7 mijë lekë rrogë”, shtoi ai, duke kujtuar se prindërit e kanë edukuar që të vogël të mos rritej dembel.

Përtej pensionit modest, Seferi tregon se zanati i tij arrin t’i sigurojë mbulimin e shpenzimeve personale të përditshme.

“Mua nuk më pëlqen të rri kot gjithë ditën në kafe apo në shtëpi”, tha 82-vjeçari. “Puna më mban gjallë”.

“Nga kjo punë në rradhë të parë nxjerr shpenzimet e mia; një kafe, një paketë cigaresh; një gotë raki. Nuk më pëlqen të rri kot në kafe”, tregon Seferi për BIRN.

Sipas Seferit, që prej vitit 1990, kur ai ka dalë në pension, ai ia ka përkushtuar ditët e tij zanatit të këpucarisë.

“Kam 22 vjet që kam dalë në pension dhe që kam hapur këtë dyqan i cili më mban gjallë”, tregon Seferi për BIRN. “Erdhi kjo kohë, thash çfarë do bëj çfarë do bëj, po hap këtë dyqan”, shtoi për vendimin për t’iu dedikuar këpucëve.

Edhe pse sipas Seferit fëmijët e tij nuk ishin dakort që ai të hapte këpucarinë dhe të lodhej ‘në këtë moshë’, ai nuk u ndal.

“Ne jemi mësuar me punë. Regjimi i dikurshëm ka patur dy gjëra të mira: punësimin dhe qetësinë –  gjithkush ishte i punësuar dhe kudo kishte rregull”, tregoi zejtari.

Seferi duke komunikuar me klientët e tij

“Unë nuk rri dot pa punë, kam ventilatorin dhe televizorin këtu, kaloj 3-4 orë dhe punoj njëkohësisht”, tha ai.

“Traditat janë shumë të rëndësishme, në asnjë vend të botës nuk i zhdukin traditat, këtu po i zhdukin”, përfundoi Seferi me nostalgji për të kaluarën, për zejet e vjetra dhe për zakonet e vjetra tiranase.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Zanati me i vjeter ne bote! says:
    August 14, 2022 at 5:50 pm

    Tani kane dale zanate te reja qe fitohet me lehte e me shume!
    Dhe kane lende te psre vetem gjokset,shalet dhe pjeshken!

    Reply
  • tir says:
    August 14, 2022 at 8:40 pm

    Mire mer mire, po dy gjona, e para po per tallonin t’ka marre malli ty, ne a ka met njeri ne Tirone qe ka kpuce t;vjetra me rregullu? Apo s;ke ç’bo m’shpi ti ne tall sumen ke dyqoni?

    Reply
  • Arben.T says:
    August 14, 2022 at 8:41 pm

    1. Shikojeni me vëmëndje fotografin e Seferit.

    2. Duket nje burre, zotni” në tërë kuptimin e fjalës.

    3. Duket i kenaqur edhe ne moshen 83 vjeçare.

    4. Ai e ben me kënaqesi punen e kupucarit.

    5. Nuke e bën vetëm për pare.

    6. Ne njefare menyre puna ja ka shtuar jeten.

    7. Fot e tij tregon se e kalon diten ne nje ekujlibër te plote psiqik, shpirteror.

    8. Ky eshte nje model kuptimplote per te rijt.

    9. Ato duhet te zgjedhin nje pune qe mund ta kapish qe ne rini.

    10. Pastaj, mund te gjesh nje pune me te pershtateshme, e me vone nje tjeter akoma me te mire.

    11. Kete gje a ka bere Z.Seferi gjate gjithë jetes se tij.

    12. Tani punen 3 deri 4 ore ne dit, e “ka si ilaç qe e miremban” te ndjehet po ai qe ka qene.

    13. E ben te ndjehet i dobishem, permireson jeten, dhe kur del nga puna takon miqt e vjeter.

    14. Besoj se kjo eshte menyra me e mire per nje jete te qetë ne perputhje me mundesite reale.

    Reply
  • Alex says:
    August 15, 2022 at 6:56 am

    po ku ka si Demokracia, Droge po ,kurvellek kudo ne ruge,ne tv , ne politike, vrasje si ti porositesh po e po ,ti ne trotuar me femijen per dore vjen tjetri I pire te ben copa ,emigracion po e po ku femija po haron prindin, etc etc qe ju I dini vet!
    rofte anarkia kjo eshte demokracia

    Reply
  • Kush says:
    August 15, 2022 at 7:01 am

    Bravo Seferi,
    Por rinia te ben disa pyetje:
    A mundesh me kursyer ndonje lek me ate pune?
    A mundesh me derguar femijet ne plazh me ate pune?
    A mundesh te paguash qerane me ate pune?
    A mundesh te perballosh nje jete dinjitoze me ate pune?
    A mund ta paguash qerane e dyqanit ku ounon me ate pune?
    A mundesh te ndihmosh prinderit me ate pune?
    A mundet nje 83 vjecar mos ti jape keshilla rinise dhe mos beje propagande se sa nder eshte puna?
    A mundet ky punetor ti tregoje qeverise se si ounohet, se privati e gjen rrugen!

    Reply
  • ? says:
    August 15, 2022 at 12:14 pm

    @ Kush, a nuk e ke marre vesh qe Seferi ate pune e ka me tall koqet, dmth sa me ik nga shtepia se i can bythen plaka.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?