Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kanceri është bërë si gripi, nuk do ta besoni dot sa njerëz do preken vitet në vijim (raporti i OKB)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kanceri është bërë si gripi, nuk do ta besoni dot sa njerëz do preken vitet në vijim (raporti i OKB)
Lajmi i funditShendetesi

Kanceri është bërë si gripi, nuk do ta besoni dot sa njerëz do preken vitet në vijim (raporti i OKB)

Published: February 3, 2024
Shpërndaje

Në prag të 4 shkurtit, Ditës Ndërkombëtare të luftës kundër kancerit, Organizata Botërore e Shëndetësisë dha alarmin se deri në vitin 2050 në rang global parashikohet një rritje me 77% diagnostikimeve të reja me kancer në vit, duke kaluar nga 20 milionë raste që ishin në vitin 2022 në 35 milionë raste në 2050.

Sipas studimit më të fundit të OBSH mbështetur në të dhënat e 115 shteteve, shtimi i rasteve lidhet me plakjen dhe rritjen e popullsisë, si dhe ekspozimin e njerëzve ndaj faktorëve të rrezikut, disa nga të cilat lidhen me zhvillimin social-ekonomik. Duhani, alkooli dhe obeziteti janë faktorët kryesorë që qëndrojnë pas rritjes së incidencës së kancerit, të njëjtën peshë kanë dhe ndotja e ajrit dhe faktorët e tjerë mjedisorë.

Vendet e zhvilluara pritet të përjetojnë rritjen më të madhe absolute të incidencës, me 4.8 milionë raste të reja të parashikuara në vitin 2050 krahasuar me 2022. Megjithatë, rritja e incidencës është më e habitshme në vendet e me zhvillim të ulët dhe të mesëm, përkatësisht 142% dhe 99%. Po kështu sipas OBSH, vdekshmëria nga kanceri në këto vende parashikohet të dyfishohet pothuajse në vitin 2050.

- Publicitet -

Por Oganizata Botëore e Shëndetësisë nënvizon faktin se “Ndikimi i kësaj rritjeje nuk do të ndihet në mënyrë të barabartë në vende të niveleve të ndryshme të zhvillimi. Ata që kanë më pak burime për të menaxhuar barrën e në rritje të kancerit do të kenë pasojat më të mëdha.

“Pavarësisht progresit që është bërë në zbulimin e hershëm të kancerit dhe trajtimin dhe kujdesin e pacientëve me kancer – ekzistojnë pabarazi të konsiderueshme në rezultatet e trajtimit të tij jo vetëm midis rajoneve me të ardhura të larta dhe të ulëta të botës, por edhe brenda vendeve.

Sipas OBSH, ekzistojnë mjete për t’u mundësuar qeverive që t’i japin përparësi kujdesit ndaj kancerit dhe për të siguruar që të gjithë të kenë akses në shërbime cilësore dhe të përballueshme.

Për të folur shifra, në vitin 2022 u zbuluan 20 milionë raste të reja dhe 9,7 vdekje nga kanceri. Në 1 person në 5 zhvillon një kancer përgjatë jetës, dhe rreth 1 dhe 9 burra dhe 1 në 12 gra vdesin nga kjo sëmundje. Anketa globale e OBSH-së ku bën pjesë dhe Shqipëria tregon se vetëm 39% e vendeve pjesëmarrëse mbuluan bazat e menaxhimit të kancerit si pjesë e shërbimeve të tyre shëndetësore bazë të financuara për të gjithë qytetarët. Vetëm 28% e vendeve pjesëmarrëse mbuluan kujdesin shtesë për njerëzit që kërkojnë kujdes paliativ, duke përfshirë lehtësimin e dhimbjeve në përgjithësi, dhe jo vetëm të lidhur me kancerin. Tre ishin lloje kryesore të kancerit në 2022, ai i kanceri i mushkërive, gjirit dhe zorrës së trashë.

n s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • K R says:
    February 3, 2024 at 11:41 am

    Ushqimi…

    Reply
  • Phoenix says:
    February 3, 2024 at 11:57 am

    70% e atyre qe moren Gjilperen ( Vaksinen ), kane tashme AIDS. Ju eshte shkaterruar sistemi imunitar. Dhe kur nuk ke sistem imuniteti funksional, te gjitha llojet e semundjeve jane te mundurate trupi i njeriut.

    Dhe ky eshte fakt i prekshem tashme pas 3-vitesh. Shumica e te Vaksinuarve, vuajne nga semundje kronike, te cilat nuk i kishin para gjilperes.

    Reply
  • Tani says:
    February 3, 2024 at 12:01 pm

    Ik ore bajge terrorist

    Reply
  • Tani says:
    February 3, 2024 at 12:02 pm

    Ti vuan nga trute e kokes la u vaksinuar

    Reply
  • Phoenix says:
    February 3, 2024 at 2:14 pm

    Dhe ty te paskan cpuar, motra? Ngushellime. Te te rrojne kalamajte.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    February 3, 2024 at 9:04 pm

    Ushqimi dhe ndotja ajrit, jan shkaktari kryesor.

    Reply
  • Phoenix says:
    February 3, 2024 at 9:43 pm

    Ushqimi dhe ndotja kane qene dhe para 2021-it, por kjo nuk e rriti kancerin dhe vdekjet ne ekses me mbi 35%. C’fare ndryshoi ne periudhen 2021-2022 e me pas qe krijoji kete rritje te papritur? Ka dhe nje korrelim tjeter, qe ” shkencetaret ” dhe statistikanet jane te ” Cuditur “. Ne vendet me perqindje te larte Vaksinimi, perqindja e vdekjeve ne ekses eshte akoma me e larte. Vdekjet ne ekeses, qe ta kuptoje lexuesi, jane vdekjet te cilat rregjistrohen dhe dalin mbi statistikat e vdekjeve normale vjetore qe ka nje vend. Pra ka nje korelim te drejperdrejte te vdekjeve ne ekses, dhe perqindjes se Vaksinimit.

    Reply
  • Phoenix says:
    February 3, 2024 at 10:03 pm

    Problemi me i madh ketu, eshte se e verteta po fshihet, sepse jane blere te gjithe ata qe ju nxjerrin si eksperte, mediat po e po. Dhe problemi me i madh qe une mendoj do te vije ne te ardhmen, ku do shohim semundje nga me te ndryshmet dhe shume vdekje te tjera. Nje njeri qe ka nje imunitet te shkaterruar, dhe probleme zemre si psh miokardi, qe ne shume raste, nuk jep shenja pervec se nje arithmie te vogel qe kapet vetem me aparatura, eshte nje kandidat i nje vdekje te papritur, pavaresisht moshes.

    Natyrisht, OBSH-ja kete do ta justifikoj si nje Pandemi tjeter, sepse ata e dine se c’fare kane bere. Bile kane filluar qe tani e po flasin per Pandemine X.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS, fokusi te investimi në Zvërnec dhe Sazan
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  • Veliaj në sallë, debat në gjykatë, gjyqtari përplaset me avokatin e kryebashkiakut për kamerat
  • A ndodhet bota para një El Niño më ekstrem të 140 viteve të fundit?

Komentet e Fundit

  1. ANA on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  2. Agimi on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  3. Vezhguesi on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  4. Kot per gallate on Telegrami i rrallë i Wilson, kur në Paris vendosej fati i Shqipërisë
  5. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?