Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kantieret e punës zhvendosen në periferi, Veliaj: “Tirana nuk ka qenë kurrë më mirë se sot! Vetëm çështje kohe për të mbërritur çdo lagje”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kantieret e punës zhvendosen në periferi, Veliaj: “Tirana nuk ka qenë kurrë më mirë se sot! Vetëm çështje kohe për të mbërritur çdo lagje”
Aktualitet

Kantieret e punës zhvendosen në periferi, Veliaj: “Tirana nuk ka qenë kurrë më mirë se sot! Vetëm çështje kohe për të mbërritur çdo lagje”

Published: November 11, 2022
Shpërndaje

Kantieret e rrugëve të reja që po asfaltohen në Bashkinë e Tiranës janë shtrirë edhe më në periferi të kryeqytetit, në zonën e Freskut, ku nevoja për infrastructure është rritur. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi gjatë orëve të natës një inspektim në rrugën “Kastriot Gjini”, ku po punohet me shtrimin e asfaltit dhe ndërhyrje të tjera infrastrukturore.

“Është një punë e jashtëzakonshme, duket sikur jemi në fund të Tiranës, por këtu jeton një komunitet i tërë. Një qytet nuk dallohet nga ajo që bën në qendër, por në periferi. Sigurisht, nuk i bëjmë dot të gjitha gjërat përnjëherë, por ama, siç publiku e sheh, çdo natë jemi në një komunitet, në një bllok ose lagje, sidomos në këtë zonë kufitare mes Njësisë 3, Njësisë 4, Njësisë 12 dhe Freskut. Fakti që po ndërhyjmë në të gjitha këto njësi, është një garanci e madhe për atë që na sheh, për të kuptuar se është vetëm çështje kohe për të mbërritur në çdo lagje”, siguroi Veliaj.

“Javën tjetër, – tha kreu i Bashkisë, – “do të shpallim fituesit për të gjitha ndërhyrjet me asfalt, ndriçim, kanalizime, për të gjitha njësitë. Çdo kompanie do i caktohet një njësi dhe do kemi mundësi që, çdo natë, të kemi punë në të gjitha njësitë,” shtoi ai.

- Publicitet -

Veliaj vuri në dukje edhe faktin se Tirana po kurorëzohet vit pas viti si qytet evropian, njëherë i Rinisë dhe tashmë i Sportit, e kjo është një stimul për të ecur edhe më shumë për të përmirësuar infrastrukturën. “Tani që jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë, vitin tjetër Qyteti Europian i Sportit, janë tituj që na stimulojnë të punojmë, jo se ka qytete perfekte – qyteti perfekt nuk ekziston – por ekzistojnë qytetet ku dashuria, vëllazëria, janë mënyra si mund të ecim më përpara. Tirana nuk ka qenë kurrë më mirë se sot”, theksoi Veliaj.

“Pyetja është: Do vazhdojmë të punojmë apo do të merremi me llafe e llogje, duke sharë njëri-tjetrin, për të mbjellë helm dhe përçarje? Besoj se po të punojmë dhe po të shohim përpara, ditët më të mira i kemi vetë në dorë. Nëse kthehemi te sherret, shamatat dhe përçarja nuk bëjmë dot asnjë punë,” argumentoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Në këtë bllok banimi, ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës synon shtrimin e mbi 2000 metër katrorë infrastrukturë rrugore, por dhe ndriçim, kanalizime dhe sistemime të tjera nëntokësore që do të transformojnë zonën.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Nje shqiptar says:
    November 11, 2022 at 1:38 pm

    Tirana eshte kthyer ne nje zhul ku nuk jetohet me qofte nga trafiku qofte nga ajri i ndotur, qofte nga dendesia e popullesise dhe e makinave, qofte nga çimentimi i çdo pellembe toke dhe vazhdon kjo katrahure. Zoterinjt e rinj kane dal jashte Tiranes per te jetuar ne vilat e tyre.

    Reply
  • Andis says:
    November 11, 2022 at 5:23 pm

    Fushata elektorale qe behet vetem me nje qellim.Manipulimin e votuesve dhe joshjen nga punet publike ne prag zgjedhjesh. Keshtu joshen Shqiptaret.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?