Një situatë e pazakontë me motin është regjistruar këtë të martë në Bulqizë ku për pasojë janë përmbytur rrugët dhe pedonalja e qytetit.
Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë bërë që të përmbyten rrugët nacionale si dhe rruga që lidh ‘Lagjen e Re’ me ‘Lagjen e Vjetër’, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve si dhe të banorëve.Siç duket nga pamjet, reshjet e shiut kanë qenë të dendura.

