Dy zyrat ligjore “Kasowitz LLP”, me seli në Nju Jork, dhe “Mishcon de Reya LLP”, me seli në Londër, që përfaqësojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë publikuar sot raportin e dytë, të përditësuar, lidhur me çështjen e ndalimit të tij nga SPAK.
Raporti i përditësuar e cilëson mbajtjen e Veliajt në paraburgim si persekutim politik të kryebashkiakut të Tiranës, si dhe “shqyrton motivimet e dukshme dhe të papërshtatshme politike që qëndrojnë në themel të çështjes së SPAK-ut ndaj tij”.
Sipas Raportit, Veliaj mbahet në paraburgim, ndonëse nuk paraqet rrezik për t’u arratisur, dhe as paraqet rrezik për të penguar çështjen e SPAK-ut.
Raporti thekson se paraburgimi i pajustifikuar i Veliajt ka shërbyer si pretekst për ta larguar atë nga detyra në mënyrë antikushtetuese. Në raport shprehet edhe shqetësimi se çështja ndaj Veliajt është një përndjekje politike e hartuar për t’a eleminuar politikisht atë.
Më poshtë, deklarata e plotë e studiove ligjore Kasowitz dhe Mishcon de Reya:
Kasowitz LLP (Nju Jork) dhe Mishcon de Reya LLP (Londër) njoftuan sot publikimin e një Raporti të përditësuar Veliaj, me titull “Raport lidhur me përndjekjen politike të Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë së Tiranës.”
Ky raport përditëson “Raportin lidhur me ndalimin e padrejtë nga SPAK të një Kryetari Bashkie të zgjedhur në mënyrë demokratike në kryeqytetin e Shqipërisë: Erion Veliaj”, të cilin studiot ligjore e kishin publikuar më 24 qershor 2025.
Raporti i Përditësuar Veliaj shqyrton motivimet e dukshme dhe të papërshtatshme politike që qëndrojnë në themel të çështjes së SPAK-ut ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas raportit, në harkun e tetë muajve, ngjarje kyçe kanë krijuar përshtypjen e pamohueshme se hetimi penal ndaj Veliajt nga SPAK-u nuk është një hetim i zakonshëm.
Kryebashkiaku Veliaj mbahet në paraburgim që prej muajit shkurt, pavarësisht faktit se ai nuk paraqet rrezik për t’u arratisur, rrezik për të penguar çështjen e SPAK-ut, apo rrezik për të ripërsëritur veprat e supozuara për të cilat akuzohet.
Sipas raportit, fakti që kryebashkiakut Veliaj iu mohua lirimi me kusht – ndërkohë që 17 nga të pandehurit e tjerë, të akuzuar në të njëjtën çështje u lanë të lirë me kushte minimale – ilustron pabarazinë e theksuar në mënyrën si është trajtuar ai nga autoritetet shqiptare.
Për më tepër, Raporti i Përditësuar Veliaj vëren se zhvillimet e fundit politike kanë shtuar shqetësimin se çështja e kryebashkiakut Veliaj është një përndjekje politike e hartuar për t’a hequr atë, në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, nga posti i fituar në mënyrë të rregullt si Kryetar i Bashkisë.
Në shtator, Këshilli Bashkiak i Tiranës – duke cituar paraburgimin e pavullnetshëm të kryebashkiakut Veliaj – e shkarkoi atë nga detyra. Siç vë në dukje raporti, ky vendim, i pasuar nga një njoftim i Presidentit të Republikës për mbajtjen e zgjedhjeve të reja për të zëvendësuar kryebashkiakun Veliaj, krijoi përshtypjen se paraburgimi i pajustifikuar i kryebashkiakut Veliaj ka shërbyer si pretekst mbi të cilin autoritetet shqiptare të përpiqen t’a largojnë në mënyrë antikushtetuese nga detyra dhe t’u mohojnë qytetarëve të Tiranës të drejtën e vetëqeverisjes.
Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar, për momentin, çdo veprim të tillë deri sa të vendoset mbi ankimin e kryebashkiakut Veliaj, i cili kundërshton vendimin e Këshillit Bashkiak, Raporti i Përditësuar Veliaj shqyrton pasojat e kësaj krize kushtetuese.
Një nga vëzhgimet e raportit është se çështja e kryebashkiakut Veliaj përbën një shembull të qartë ku vihet në pikëpyetje angazhimi i Shqipërisë ndaj procesit të rregullt ligjor. Sipas raportit, manovrat e fundit politike të ndërmarra për ta larguar nga detyra kanë cenuar prezumimin e pafajësisë, që kryebashkiakut Veliaj i takon, dhe e kanë privuar atë nga liria dhe detyra – të gjitha këto, përpara se gjyqi i tij të nisë.
Një kopje e Raportit të Përditësuar Veliaj është e disponueshme më poshtë. Çdo kërkesë informacioni duhet t’i drejtohet Shannon O’Reilly (soreilly@kasowitz).
Ekipi i Kasowitz përfshin partnerët Daniel J. Fetterman dhe Brian S. Choi në Nju Jork, si dhe këshilltaren e lartë Clarine Nardi Riddle dhe këshilltarin e posaçëm David Miller në Uashington, D.C.
Ekipi i Mishcon de Reya përfshin partnerët James Libson dhe Ben Brandon, menaxheren e asociuar Celia Marr, dhe bashkëpunëtoret Grace Houghton dhe Elizabeth Fitton.
RAPORTI

Hajdutet me grate seksere duhet te sekuestrohet oa dale nga apsanaja!
Po ca hajdutesh o humorist
Hajdut jane te gjithe
Po pse ky dhe pse tani?
Ket pytje bej se mbase t hapet pak mendja
Avokatet kane bere detyren per te cilen paguhen.
Humo: Nuk je i qarte ne se duhet tu sekuestrohen paret apo gruja
Dakord me gjetjet e du avokateve super-te-paguar te Erion Velise. Por, kam dy pyetje lidhur me ceshtjen.
– Pyetja e pare: o ju socialiste te ketij forumi ( perfshire edhe stafin), kush po ia ben kete padrejtesi Erion Velise?! He de kush?! Natyrisht qe nuk pergjigjeni, sepse SKAP-i po ia ben, Gjykatat e posacme po ia bejne, Drejtesia e Re po ia ben. Nga njera ane ju dhimbset darovitsi me i madh i mediave Veliaj, me ane tjater, Kryeqenefi ju ka urdheruar t’i beni hosanara Drejtesise se Re. Por, mekati juaj i vertete i madh eshte se e dini se Velinen tuaj e ka cuar ne burg dhe e mban atje Kryeqenefi dhe ju, njejte si Dumani as emrin nuk guxoni t’ia zini me goje.
– Pyetja e dyte: ky Veliaj qe mjaullin e angullin nga qelia se eshte i paster, ky ky pra, ku i gjeti parate per te paguar dy nga studiot me te shtrenjta te avokatise?! Jo dy avokate, por dy studio, dmth ekipe te tera avokatesh! Padyshim qe behet fjale per miliona e miliona dollare dhe sterlina…. apo ashtu si dasmen perrallore ne kala, nga kursimet e mamase dhe gjyshes?!
Po lexojeni more aman, lexojeni bash ne fillim te shkrimit thuhet “dy zyrat ligjore, njera me seli ne Nju Jork, e tjetra me seli ne Londer”! E shkruajne si pa gje te keq, si nje gje krejt normale apo si dicka te merituar per Kryehajdutin e Tiranes!
E ta miagjinosh qe shajne nga mjesi ne darke Doktor Berishen, te cilit gjithe lukunia e zagareve te SKAP-it dhe BKH-se i eshte vene pas ka 4 (kater) vite per t’i gjetur ndonje gje, e si kane gjetur dot as edhe nje qindarke te vetme! Jo po me thoni xhanem, si mund ta permbash gojen me kete soj njerezish?!
Eshte kjo arsyeja se pse i them te parit te tyre, atij qe i rrijne gatitu a ne gjunje, e qe i lepijne cdo gje qe u hedh, edhe kur ua hedh surratit (qe shumicen e hereve ashtu ua hedh)- eshte kjo arsyeja pra, se pse i them Kryeqenef. Kryeqenefi siper i ka dhejere gjithe cka perposh, prandaj kuterbojne te gjithe.
As gjithe fiqt e botes nuk do mjaftonin te paguanin keto studio ligjore…Vetem pagesat e tyre te ndiqte SPAK-u do e kalbte Lali Erin perjete ne burg.
Pse nuk kontrollon pagesat e ketyre studiove avokative SPAK-u? me leket e vjedhura blen avokate te huaj arixhiu velia?
Si Kryebashkiak Veliaj beri goxha pune te mira duke e bere Tiranen nje kryeqytet modern.Sa i perket akuzave deri tani nuk jane paraqitur prova per korrupsion apo abuzime me detyren.Te mendosh se ka 12 vjet me rroge te larte,po keshtu edhe e shoqja nuk kuptoj se cfare pasurie eshte e pajustifikuar.
O Nani, a me verte e ke ti qe sado “rroge te larte” te kete pasur ky Kyrebashkiaku me gjithe Zonjen e tij do te ishte ne gjendje te paguante studio legale Amerikane dhe Angleze. Po a e ke idene se cfare pagesash marrin keta or zoteri. Edhe Amerikanet vete qe kane nevoje per avoketer qahen nga paraka e madhe qe kerkojne avoketerit. Ti me thua qe Veliaj na e paska kete para nga RROGA. Nani ti je, apo ben sikur je?
>
E dyta, qe ky zoteria ka vjedhur sa eshte keputur me te vjedhur kjo s’ka dyshim, me letra anonime, apo me denoncime fantazma s’ka rendesi fare. Rendesi ka qe megjithese ky Erioni ka ngrene fiq e dardha sa eshte shqepur, kete pune nuk e filloi dje, pra shtrohet pyetja:”Perse Karministri Edvin e hoqi qafe tashti dhe jo me perpara. Mos lali i hengri ndonje fiq qe ketij i pelqente ta hante vete?
Une kam vetem nje pyetje te thjeshte, po e marr sikur akuzat nuk jane te verteta.
KU i GJETI PARATE ERION VELIAJ TE ANGAZHOJE 2 KOMPANI PRESTIGJIOZE AVOKATIE NJE NGA LONDRA E NJE NGA USA??!!
Kete kerkoj te na shpjegoje sa me shpejt.
Po aman ere Veli,,Po e bere ceshtje Boterore????????????Sikur mos kishte inceneratore ineksistente,kodosha 5D,OJQ e OJF per Troje ndertimi,Tendera,garuzhde dhe kazana supe,i rene prej qielli si Haxhi Bektash Veliu ,prape nuk do behej ceshtje boterore si shakate e kryeministrit te Tiranes me presidentin e Amerikes,.Po cfare jeni ju te dy? Ja,Bela Belinda vodhi sa vodhi,i erdhi fletethirrja dhe nuk po i ndihet zeri gojes!!!!!!!!!!
Ketu hajdutet,qe po ju myken Eurot neper arka therrasin me shume se i ndershmi fukara.
demo, ti po na thua qe Bela Belinda eshte fukareshe e ndershme, apo te kishte hipur per shaka sot. Çudi se ti zakonisht je me seioz se gjethja e plepit.
Vazhdon investimet Lali Fiku,investon brenda e jashte por hajdutlleqet e tij nuk mbulohen nga lobiste te blere. Sa per ” Tiranen moderne qe paska bere ” e tera mashtrim.Ai me ate tjetrin vetem se e kane shkaterruar Tiranen,e kane bere te pa banueshme dhe vend te rrezikshem per semundshmeri.Ka statistika plot per rritjen e se mundshmerise ne keto vite e aq me keq ne semundjet e renda.
Ja që kemi edhe hajvanë si ky i mësipërmi Ilir, që paska zbuluar sëmundje tepër të rënda në Tiranë dhe që 10 milion turistë që vizitojnë Tiranën, vijnë vetëm për të parë një qytet që sipas hajvanit Ilir, është i rrezikshëm e i pa jetueshëm . Ikë o rrotë kari, ikë pirdhu, antishqiptar i qelbur .
O Tellalli, po ti shqiptar je ? Sipas teje shqiptar jane te gjithe ata qe kane mendjen tende ?
@Skypion
te njejten gje qe thot Sala do thotshe ky…Sales ia pagunte te gjitha PD dhe donatore…hahahaha
barcoleta pa fund…
jane pa pike interesi keto klmente se te gjith kane shume kohe qe shtepjne te tilla pyetja por asnjeri nuk shteon pyetjet realiste e te veshtira per tu pergjigj…robi per site te keqe i ka bo leket…