Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kazakistani ndryshon emrin e kryeqytetit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kazakistani ndryshon emrin e kryeqytetit
AktualitetBote

Kazakistani ndryshon emrin e kryeqytetit

Published: September 17, 2022
Shpërndaje

Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, zyrtarisht ka nënshkruar legjislacionin për të ndryshuar sistemin prej dy mandatesh presidenciale prej pesë vjetësh.

Tani, sipas legjislacionit të ri, presidenti do të ketë vetëm një mandat presidencial prej shtatë vjetësh. Po ashtu, ai ka nënshkruar ligjin për ndryshimin e emrit të kryeqytetit nga Nur-Sultan në Astana.

Vendimet e 17 shtatorit vijnë një ditë pasi Dhoma e Ulët e Parlamentit kazak, miratoi propozimin e Toqaevit për këto ndryshime, që janë pjesë e fushatës për krijimin, e atij që ai e quan “Kazakistan të ri”.

- Publicitet -

Toqaev më 2019 kishte ndryshuar emrin e kryeqytetit në Nur-Sultan në nder të paraardhësit të tij, njëherësh presidentit të parë të Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev.

Por, muajve të fundit Toqaev ka tentuar që ta distancojë veten nga Nazarbaev, i cili ka nisur të humbë mbështetjen e publikut.

Më 1 shtator ai kërkoi që në muajt e ardhshëm të mbahen zgjedhjet e parakohshme presidenciale, duke kërkuar edhe një mandat të dytë. Po ashtu, Toqaev kërkoi që presidenti të shërbejë vetëm një mandat 7-vjeçar e jo dy mandate 5-vjeçare. Sipas ligjit të ri, presidentët e ardhshëm nuk do të mund të garojnë për një mandat të dytë.

Nazarbaev, i cili udhëhoqi këtë ish-republikë sovjetike për tri dekada, zgjodhi Toqaevin si pasardhës së tij kur u largua nga pushteti më 2019.

Edhe pse nuk ishte më president, Nazarbaev ka pasur fuqi të mëdha politike si kryetar i Këshillit të Sigurisë. Ai po ashtu ka fuqi të mëdha për shkak të titullit “elbasy” apo lider i kombit.

Shumë qytetarë, megjithatë, vazhdojnë të shprehin zemërimin e tyre për shtypjen që u është bërë gjatë sundimit të Nazarbaevit.
Pakënaqësit shpërthyen në janar kur u organizuan protesta anti-qeveritare në mbarë vendin. Protestat fillimisht u thanë se po mbaheshin për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të karburanteve, por shumë shpejt ato u kthyen në shprehje të pakënaqësisë ndaj korrupsionit të perceptuar gjatë sundimit të Nazarbaevit, dhe pasurimit të familjarëve dhe rrethit të tij.

Pas protestave, Toqaev e largoi Nazarbaevin nga kreu i Këshillit të Sigurisë dhe atë rol ia dha vetes. Që atëherë, disa familjarë dhe aleatë të Nazarbaevit janë larguar nga pozitat e larta ose kanë dhënë dorëheqje. Disa janë arrestuar nën akuza për korrupsion.

Në qershor, Toqaev po ashtu inicioi një referendum që Nazarbaevit t’i hiqet titulli “elbasy”.

Kazakët, megjithatë thonë se të gjitha këto nisma të Toqaevit janë kryesisht ndryshime kozmetike dhe nuk ndryshojnë natyrën e sistemit autokrat të shtetit, që për vite me radhë është zhytur në korrupsion dhe nepotizëm./REL/

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Arben.T says:
    September 17, 2022 at 4:35 pm

    A kanë ndonjē lidhje fjalët “Elbasan” dhe “Elbasy”?

    Reply
  • Detari says:
    September 17, 2022 at 9:28 pm

    elbasan, tiran etj shume qytete skiptare kane origjin turkomongole. ishin zonat qe u banuan me popullsi otomane tatare etj. Te gjithe Arberit u larguan nga zonat medha si shkodra etj dhe u mbushen me turq.

    Reply
  • alphade says:
    September 18, 2022 at 1:39 am

    Jam dakort me dy lomentuesit e mesiperm!
    Edhe une besoj se Elbasani nuk do te thote
    “Vura Dore” sic pretendohet gjoja se vjen mga turqishtja por ka me shume gjasa “Li-
    deri i Kombit” ! Jo me kot ajo Kenga thote
    “Elbasan ne kerthize te Shqioerise…………”
    Nuk do te kishte qene mendim apriori, ka
    aresye e argumenta bindese per te qene
    Kryeqyteti I Shqiperise !
    Samiu (Frasheri) propozonte Belshin e 70
    liqeneve, ndersa Elbasani (“LIDER”) kishte
    Shkumbinin, lume dhe jo Lanen perrua ….!
    Ma do mendja se asnje kryeqytet ne bote
    nuk eshte ndertuar pa qene I pershkuar
    nga nje lum qe e ndane kryeqytetin mes
    per mes ! Dikur ne vitet e mia universitare
    po bisedoja me professorin e Linguistikes,
    Cekun, Olldrih Tichi reth fjales “KATIL” dhe
    Une i thashe professor : “kjo eshte fjale turke” ! Jo, me tha Ai kjo eshte fjale qe vjen
    nga semitishtja dhe pastaj e kane marre
    turqit….! Me kete dua te them se per ne shqiptaret me kollaj te themi per aresyet
    qe dihen se eshte nje fjale turke se sa nje
    fjale me prejardhje nga Kazakistani i larget !
    Bile Kazakistani sot ashtu si Semitet e “dje-
    shem” as qe njiheshin ne bote …..Sigurisht
    duke perjashtuar te kultet ……!!!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?