TIRANË – Belinda Balluku, mbërriti në Gjykatën e Posaçme për verifikimin e kushteve të masës së sigurisë, pezullim nga detyra dhe ndalim të daljes jashtë shteti, 7 minuta para orës 09:00 kur ishte parashikuar nisja e seancës.
Më shumë se 20 minuta para orarit në gjykatë u paraqitën në shoqërinë e efektivëve të rendit, vartësitë e saj, kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe ai i KESH-it, Erald Elezi, për të cilët gjykata nuk ndryshoi vendim dhe i la në masë “arrest shtëpie”.
Që në fillim mbrojtja kërkoi kohë për njohjen me aktet, kërkesë që gjykata e pranoi dhe shtyu seancën për 2 orë. Këto minuta, Balluku vendosi t’i shpenzojë duke u larguar nga gjykata.
Zv/Kryeministrja e pezulluar nga detyra, në çdo rast nuk i përgjigj interesit të lartë të medias dhe mbeti e heshtur.
Pas rinisjes, më shumë se 3 e gjysmë nuk mjaftuan që ajo dhe mbrojtësit e saj të bindin gjykatën se masa ishte e paligjshme. Në dalje, nuk pranoi të komentojë vendimin e gjykatës.
Por brenda sallës së gjyqit, ku gjyqtari Erion Çela nuk ndryshoi asgjë nga ajo që firmosi më 19 nëntor, Belinda Balluku tentoi të bind për të kundërtën, gjatë tentativës për të argumentuar se masa ndaj saj ishte e jashtëligjshme. Balluku ka pretenduar në seancë se ka pozicion kushtetues dhe sipas saj nuk mund të pezullohet nga GJKKO, duke theksuar se me një masë të tillë ndaj të marrë ndaj saj është bllokuar i gjithë vendi.
“Si është e mundur që unë, një funksionar kushtetues, të pezullohem kur Kushtetuta nuk parashikon pezullim për funksionarët si unë, për të cilët dihet qartë si emërohen dhe si shkarkohen? Ju keni bllokuar të gjithë vendin me këtë veprim që keni kryer. Mesazhet në WhatsApp janë nxjerrë jashtë kontekstit; unë kontrolloj mbarëvajtjen e punës, nuk i them askujt “ishalla mos fitojë filani, mbaje mend”, ka deklaruar ajo.
Ndërkohë, vartësitë e saj në “arrest shtëpie” pretenduan se nuk kishin kontakt me Ballkun pasi në kohën që dyshohet se janë kryer komunikimet, nuk kanë qenë drejtues.
Gjykata e Posaçme, në vendimin e firmosur në datën 19 nëntor argumenton se masa pezullim nga detyra nuk ka ndalim për funksionin e saj si zv/Kryeministre apo ministre e Infrastrukturës, dhe si e tillë mund të merret. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur, deputetë, kryetar bashkie dhe anëtarët e këshillave bashkiakë, gjë që në këtë rast Belinda Ballukut nuk i cenohet detyra e saj si deputete dhe mund ta ushtrojë funksionin e saj në Kuvendin e Shqipërisë.
Belinda Balluku Balluku u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht, por dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të Lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.
Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Gentian Gjyli dhe Erald Elezi akuzohen për shkelje të barazisë në tendera për ndërtimin e tunelit të Llogorasë. Elezi është i dyshuar edhe për tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe.
n.s. / dita

JO VETEM TE PEZULLON POR TE ARRESTON ME PARA BURGIM. KUSH SHKEL LIGJIN ATJE E KA VENDIN.
Mos vidh o zonj
Q mos bllokohet vendi
Rrugace
E paska zen meraku
Mos moj ti, se ti je ajo qe e mban vendin ne levizje. Kjo e hudhka shurren 3 metra ne hava. Shko blloko burgjet, ate bej.
Kush është kompetent për përgjime ndaj shtetasëve dhe kush duhet të ngreh padi ndaj Ballukut avokatë firmash-kompanishë apo SPAK
Publikimi i dosjeve kriminale të Berisha-Grupp nga USA dhe GB dhe patstaj zvarritjet vjetore me dosjet voluminoze Berisha këta sollën vehten në pozitë të dobët dhe për herë e ma tepër filluan të veprojnë nga pozita e të dobëtit apo të ligut duke u mundua të përdorin ekuivalenca
E di ti se kush jam Une? Rrace budallenjsh te pangopur.
faji eshte qe populli skiptar eshte i bute ose i tredhur se ne vende normale do ju kishin varur brenda dites. Imagjino sa poshte ka rene vendi kur kjo bajga perfaqeson vendin…
Nuk te durojme dot me shporru!
Detari t hyft cari n prapanic.
Nese dini dhe keni fakte se ka vjedhur, shikoni e dilni deshmitare. Por persa I preket vendimi te gjyqtari kerkon I dhe lexoni kushtetuten e RSh ne Google, kapitullimi mbi keshilli e ministrave dhe nenet qe perfshihet Ne TE. Vendimi I gjyqtari eshte antikushtetues. Theksohet qarte:ministri gezon imunitet. Kjo perforcohet me tej kur Ministri eshte zgjedhur ne menyre elektorale, pra zgjedhur deputet dhe nga kuvendit minister. Sic thote Ylli Manjani, eshte grusht shteti I mirefillte.
Bela beri motren te te kontrolloi drejtesin dhe vete vjedh. Pamela vjen te mbroj motren duke u bere presion iku koha jan keta gjyqtar dhe prokuror qe ka kaluar dhe u ka marre fijet e flokëve. Tani. U vjen rradha atyre te kompensohen. Zot ruaj shqiperin. Posht hajdutet.
Ballukja tyryfycka , rrugace ne pushtet
Mos ja censuroni ligjeratat dreqi e mori! Bela sigurisht qe ka i thene gjykatesit : ” KE BLLOKUAR TE GJITHE VJEDHJET NE VEND ME KETE QE BERE “
Dicitura e fotos ne krye te shkrimit – Mendjemadhesia shkon kaluar e kthehet me kembe (e duke u mbajtur perkrahesh)
Ne qoftese gjykata dhe prokuroria kane fakte te pa kundershtueshme ,masa e pezullimit eshte mjaft e bute.Ata duhet te kerkojne qe ti hiqet imuniteti dhe te merret masa e caktuar e ndalimit.Me kete veprim SPAK-u dhe GJKKO-ja nuk jane akoma te bindur me faktet qe kane.A eshte kjo nje menyre per te goditur qeverine?A eshte i paster ky prokuror?Sa per gjyqtaret nuk mund te them se marrin vendime sipas ligjit.Nga momenti qe gjyqtaret pergjohen nga prokuroret sic lexojme ne shtyp ,tregon qe jane nen presion.Mos e kemi kethyer drejtesin si ne kohen e diktatures,ku diktonte partia?
Nuk pezullohet vendi se u pezullove ti , Balluku.
Pastrohet vendi me keto lloj pezullimesh.
Pastaj: – vdes papa dhe sapo varroset votohet zevendesi.
Kalofsh mire ku do shkosh.
Mendon se po flet me Kol qorrin, gjykatesi nuk po zbaton ligjin,normalisht duhet te ishte aty ku eshte Veliaj e Meta.
I ke ngjare gjyshit( Beqirit) se ai nuk ngopesh! Por ti i ngjan dhe si rrugaçe se e tregon fjalori qe perdor me dashnoret, ju jeni një grup rrugacesh ordiner ne qeveri .