Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KE përshëndet nënshkrimin për liberalizimin e vizave me Kosovën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > KE përshëndet nënshkrimin për liberalizimin e vizave me Kosovën
AktualitetKosovë

KE përshëndet nënshkrimin për liberalizimin e vizave me Kosovën

Published: April 20, 2023
Shpërndaje

Komisioni Evropian ka përshëndetur nënshkrimin e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili u bë të mërkurën nga Parlamenti Evropian.

Në një komunikatë për media, thuhet se udhëtimi pa viza do të sjell përfitime për qytetarët nga të dy anët si dhe do të forcojë më tutje raportet e Bashkimit Evropian me Kosovën.

Sipas Komisionit Evropian, Kosova në vazhdimësi i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe kushtet duke dëshmuar përkushtim në këtë drejtim.

- Publicitet -

“Udhëtimi pa viza sjell përfitime për qytetarët nga të dyja anët, duke forcuar më tej marrëdhëniet e BE-së me Kosovën. Kosova në vazhdimësi i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ka treguar përkushtimin e saj”, thuhet në komunikatë.

Tutje, bëhet e qartë se lëvizja e lirë për bartësit e pasaportave të Kosovës do të bëhet realitet më së voni më 1 janar 2024.

“Udhëtimi pa viza për bartësit e pasaportave të Kosovës do të bëhet realitet më së voni më 1 janar 2024. Pas pajtimit në mes Parlamentit Evropian dhe Këshillit, në bazë të propozimit të Komisionit Evropian, bartësit e pasaportave të Kosovës do të lejohen të udhëtojnë në Bashkim Evropian pa viza për një qëndrim maksimal deri në 90 ditë, në periudhën prej 180 ditësh”, thuhet më tej në komunikatë.

Në këtë komunikatë, Komisioni thotë se në vitin 2016 i kishte propozuar Parlamentit Evropian dhe Këshillit, mundësinë që qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë pa viza. Në vitin 2018, thuhet në komunikatë, Komisioni kishte vlerësuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën është nënshkruar të mërkurën. Për të hyrë në fuqi, ai pritet të botohet në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mes besnikërisë dhe revoltës: Dy Shqipëritë që po përplasen në Tiranë
  • Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  • SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  • Rritje historike në letër, qindarka në xhep: Çfarë fshihet pas formulës së pensioneve në “buxhetin 10 miliardë”
  • Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

Komentet e Fundit

  1. Athinjoti nga lagjia Plakë on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  2. Kokpalari 21 janarit on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  3. Vlora 97 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  4. 1 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  5. Skypion on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?