Duket se situata tashmë po shkon në ujëra të qetë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi Keir Starmer i dha lamtumirën Downing Street, e Andy Burnham mori zyrtarisht detyrën si kryeministër.
Kryeministri i sapoemëruar i Britanisë, Andy Burnham, mbajti fjalimin e tij të parë si udhëheqës.
Ai mbërriti në Downing Street paraditen e sotme, duke përshëndetur një turmë mbështetësish që e pritën me duartrokitje ngazëlluese. Ai shtrëngoi duart dhe përqafoi njerëzit që ishin rreshtuar në rrugë.
Andy Burnham mori mandatin pas takimit me Mbretin Charles III në Pallatin Buckingham.
Gjatë audiencës në rezidencën mbretërore, Mbreti i kërkoi Burnhamit të formojë një administratë të re qeverisëse, kërkesë të cilën ai e pranoi.
Sipas njoftimit të Pallatit Buckingham, pas emërimit si kryeministër dhe Lord i Parë i Thesarit, Burnham kreu edhe ceremoninë tradicionale të betimit të besnikërisë ndaj monarkut.
Në takimin zyrtar ishte e pranishme edhe bashkëshortja e tij, Marie-France van Heel.
Emërimi i Burnham vjen pas largimit të Keir Starmer nga detyra, i cili u largua nga Downing Street duke falënderuar bashkëpunëtorët dhe duke deklaruar se ishte krenar për arritjet e mandatit të tij.
Me marrjen e detyrës, Andy Burnham nis procesin e formimit të qeverisë së re britanike.
j.l./ dita

PO XHIHADISTI,NEOFASHISTI,INTEGRALISTI ZZ NUDISTI THONJ PA PRERE’…NXENES DHE NDJEKES I SS-SERBIT SALI,NERONI QE DOGJI ISH SHQIPERI KUR DO DOREHIQET APO TERHIQET Z V A RR E. !?
Londra zgjedh kryeministrin e 7-të nga 2016-ta e këtej. Demokraci!
Tirana ka qysh nga 2013-ta që nuk zgjedh dot një kryeministër të ri. Demokraturë!
Edhe Kristaq, edhe Dervish nuk mund të rrinë bashkë . Me Dervishin shkon Mazllëmi, Sherefedini, Abdylaqimi , Mahamuti etj . Ndërsa Kristaq do të thotë Krisht .
Rriqni nuk shqitet nga lekura pa e care,qe ti pellcase gjaku zi i parazitit.
Aaahaa!Jepni shembuj sa te doni!
Nuk e jep doreheqjen Ai,qe duhet te jape doreheqjen.