Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ​“Bed & Breakfast… Kemi hequr dorë nga numërimi i turistëve”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > ​“Bed & Breakfast… Kemi hequr dorë nga numërimi i turistëve”
AnalizaKronikeLajmi i fundit

​“Bed & Breakfast… Kemi hequr dorë nga numërimi i turistëve”

Published: September 13, 2026
Shpërndaje

Nga Gëzim Kabashi

Në trotuarin pranë Muzeut Arkeologjik në qytetin e Durrësit, një grup turistësh tërheqin zvarrë valixhet dhe komunikojnë në telefon për të saktësuar adresat ku do të qëndrojnë.

Kjo është një pamje e zakonshme e ditëve të shtatorit në Durrës, qytetit që vazhdon të jetë mikpritësi më i madh veror i turistëve në shkallë vendi.

- Publicitet -

“Kur mendon se 40 vjet më parë kjo lagje thuajse nuk ekzistonte, habitesh,” thotë për BIRN Xhevdet Kalaja, 75 vjeç, ndërsa tregon lagjen pranë portit detar që filloi të ndërtohej në vitin 1987.

“Edhe aty ku ndodhej një fushë futbolli me rërë të ngjeshur në breg të detit, gjatë këtyre viteve janë ngritur pallate pa fund,” shtoi ai.

Ndërtimet e shumta në lagjen nr.1 të Durrësit po shërbejnë gjatë viteve të fundit si shtëpi pritjeje për një numër në rritje të turistëve vendas dhe të huaj. Çmimet në këtë zonë janë rritur me 40-50 për qind, çka i ka detyruar shumicën e pensionistëve italianë që të zhvendosen drejt zonës së plazhit në jug të qytetit.

“Një pjesë e madhe e turistëve kanë shfrytëzuar “Bed & Breakfast, apartamentet e banorëve, të cilat tashmë nuk jepen me qira mujore, por vetëm për pak ditë ç‘ka e ka rritur fitimin e tyre,” thotë Remzi Taka, një nga administratorët e pallateve të lagjes.

Sipas tij, në çdo pallat ka tashmë apartamente që jepen me qira ditore për pushuesit, ndërkohë që të tjerë banorë po i adaptojnë shtëpitë e tyre për të njëjtin qëllim.

“Kemi patur punë më shumë se sa çdo vit tjetër,” thotë Margarita Roçi, e cila punon prej vitesh në një furrë buke. Në dyqan hyn një grua e huaj me rroba banje për të blerë bukë. “Jemi bërë si në Florida,” thotë me humor Margarita.

Pak metra më tutje, turistët mbajnë radhën përpara dyqaneve për të blerë zarzavate dhe fruta. Por jo të gjithë e miratojnë këtë lloj pushimi turistik.

Shumica e restoranteve të bregdetit këtë verë kanë më pak klientë dhe kjo lidhet me shtimin e apartamenteve të lëshuara me qira.

“Turistët e apartamenteve shpenzojnë pak. Ata shfrytëzojnë supermerkatot dhe dyqanet e shumicës, duke iu larguar restoranteve,” thotë Edmond Resnjaku që menaxhon një nga restorantet e shëtitores.

Resnjaku thotë se pavarësisht numrit të turistëve, klientela në restorantin e tij ka rënë me 15%. Ai e lidh këtë edhe me zhvlerësimin e shpejtë të euros dhe dollarit në Shqipëri.

Eduart Xhepa, drejtues i shoqatës lokale të turizmit dhe menaxher i njërit prej hoteleve të njohura në lagjen nr. 1 të Durrësit thotë se sezoni turistik i këtij viti pritet të vazhdojë deri në mesin e muajit tetor.

Por Xhepa është i ndërgjegjshëm se rritja e numrit të turistëve nuk përkthehet domosdoshmërisht në më shumë biznes.

“Ne kemi hequr dorë nga numërimi i turistëve,” tha Xhepa për BIRN, duke shtuar se synimi është rritja e cilësisë së shërbimit.

Kreu i shoqatës lokale të turizmit i gëzohet pranisë së turistëve nga Franca dhe Anglia, të cilët kanë munguar gjatë viteve të kaluara. Ndërkaq, vazhdojnë të zgjedhin Durrësin edhe turistët nga Austria, Polonia, Gjermania, Zvicra, Italia, etj. pa harruar vendasit dhe shqiptarët e diasporës.

Lagjia 1 bashkë me Muzeun Arkeologjik ka në territorin e saj edhe Amfiteatrin antik dhe Torrën Veneciane, dy nga monumentet më të vizituar të qytetit bregdetar.

“Tani vijnë turistë plot, por 50-60 vjet përpara kur vendi ishte vetizoluar ishin krejtësisht të shkretë,” përfundon Xhevdet Kalaja.

Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri says:
    September 13, 2026 at 6:35 am

    Dhe ne krye te kesaj “doreheqje” numerimi turistesh eshte TV Kombetar KLAN i Sander Mafishes i kthyer prej kohesh ne artoparlant pushtetesh.

    Reply
  • demo says:
    September 13, 2026 at 9:48 am

    Ketu nuk vijne turistet me 5 yje.Ketu vijne turiste me tabiatet tona.Zejne nje shtepi me qera 500 dollare ne muaj,,,Gatuajne vete,psonisin vete.Ju dhjefsha Rezortet,o rreckamaner!O bandite katrundare te babezitur,te pangopur,zullaper..Rate ne lek te piset,o burra te pushtojme bregdetin,Mos i lejme cep qytetareve me rroge dhe pension shteti.Edhe qytetari durrsak,,tiranas,duhet t`ju marre leje juve,,kur te shkele rreren e detit,qe e ka pasur pa kufi,,kur ju mor zarbo ju grinte ferra e morri,hashit buke me qepe ne Skrapar.Mos i gezofshi ato qe keni zaptuar.
    Zullumi katundarit eshte me i keq se pushtimi turk,serb,grek,fashistnazist,bashke.

    Reply
  • xxx says:
    September 13, 2026 at 11:22 am

    I thoni rrugacit pensionist 75 vjecar Xhevdet Kalaja ti bej yzmetin punes tu sherbeje atyre qe i japin lekun.

    Se para 50-60 vjetesh ai kurrizin e shtronte ne pune te fabrikat e uzinat e shumta te Durresit ne Portin madheshtor te tij, ngritjen e pasurimin e shtetit te forte se bashku e njekohesisht me 2-3milione shqiptare ne cdo cep brenda kufirit te Shqiperise.

    Reply
    • Turist veni says:
      September 13, 2026 at 2:25 pm

      T’i shërbejë? Po ku di katundari i matufepsur se ç’është shërbimi? T’i lëpijë sumën lart e poshtë thuaj. Kjo po i shkon për shtat.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Banka Qendrore e Skandaleve
  • 01 tetor 2026
  • Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  2. Gazetari on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  3. demo on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  4. demo on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  5. Mungesa e meritokracisë & e turpit on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?