Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këngëtari grek bën gjestin e papritur gjatë koncertit në Tiranë: “Shqiptarë, ju kërkoj falje, Greqia shpesh ju ka lënduar”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Këngëtari grek bën gjestin e papritur gjatë koncertit në Tiranë: “Shqiptarë, ju kërkoj falje, Greqia shpesh ju ka lënduar”
KultureLajmi i fundit

Këngëtari grek bën gjestin e papritur gjatë koncertit në Tiranë: “Shqiptarë, ju kërkoj falje, Greqia shpesh ju ka lënduar”

Published: April 12, 2024
Shpërndaje

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve në Tiranë bashkë me një tjetër artiste të njohur greke, Marinelën.

Në minutat e para të koncertit ai kërkoi ndjesë për lëndimin e emigrantëve shqiptarë në Greqi në vitet e para të emigracionit.

Remos shpjegoi se e kupton mirë se ç’do të thotë të jesh emigrant e të rritesh si fëmijë emigrantësh në vend të huaj, duke rrëfyer historinë e tij si një fëmijë i lindur në Gjermani nga prindër grekë.

- Publicitet -

“Dua t’ju them pak fjalë që burojnë nga zemra ime. Në vitet 1995-96 unë hodha hapat e para në karrierën time si këngëtar. Në vitet 90’ filluat të vinit dhe ju në Greqi.

Kaluan shumë vite që atëherë, u rritët, krijuat familjet tuaja, fëmijë, u rritën edhe ata fëmijë. U rritëm dhe ne bashkë.

Ajo që dua të them nga zemra janë vetëm dy fjalë: Faleminderit shumë! Kërkoj falje! Faleminderit se ndihmuat vërtet Greqinë tonë, në momentet që kishte nevojë. Dhe një “Më fal” se Greqia shumë herë, jo të gjithë, por disa herë Greqia ju lëndoi!

Dhe ndjej se ju u lënduat, ashtu siç jam ndjerë dhe unë si fëmijë emigrantësh në Gjermani. U linda në Gjermani, e di çfarë do të thotë të jesh fëmijë emigrantësh në një vend të huaj.

Kështu, thellë nga zemra ime, me shumë dashuri e respekt, ju them këto dy shprehje. Sepse duke ardhur këtu, pashë një vend që tashmë ka hapur krahët e fluturon vërtet shumë lartë në hapësirën qiellore, me kaq arritje e ndryshime të bukura. Unë pashë një qytet kaq të bukur, Tirana është vërtet një qytet mrekulli” – tha Remos.

n.s. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
21 Comments
  • ce says:
    April 12, 2024 at 2:19 pm

    ishalla nuk e ka degjuar kete deklarate shume dinjitoze nga kengetari grek , perbindeshi i vicidolit dhe krrici i faros se do ju bjere infarkt. Ata te dy tmerrohen kur dikush vlereson punen e madhe qe ka bere Erjon Veliaj per te bere Tiranen te magjishme per gjithkend ne planet perjashtuar trushplaret e vicidolit qe vajtojne cdo nate poshte imam haxhi dede sali dumbabes me 40 hajdute.

    Reply
  • Pa qepe says:
    April 12, 2024 at 2:55 pm

    Ahahaha, doli sufllaqja e lalit dhe tek kengetari grek !! Mos harro suflaqengrenes: Te gjitha fajet i ka Saliu! Te pakten deri ne 2050 …

    Reply
  • Sokrati says:
    April 12, 2024 at 3:21 pm

    Andonis Remos i pari shtetas grek i civilizuar, realist dhe pa komplekse. Njeri i lirë, i mençur dhe i denjë për ta dëgjuar zërin e tij dhe për ta duartrokitur. Thënet e tij mund t’i kushtojnë shtrenjtë nga shumë drejtime… Qëndrimi dhe fjalët e tij janë përfaqësim i një të vërtete të padiskutueshme. Qarqe, qeveritarë, politikanë dhe pushtetarë grekë vazhdimisht e kanë shqetësuar popullin shqiptar dhe Shqipërinë në dëm të interesave
    të përbashkëta për fqinjësi të mirë.
    Faleminderit, i nderuar njeri i vërtetë! Suksese!

    Reply
  • Doli says:
    April 12, 2024 at 4:30 pm

    https://www.youtube.com/watch?v=RByramofgXY

    Reply
  • chess player says:
    April 12, 2024 at 4:32 pm

    Ne pranveren e vitit 1992 shkova ne Greqi per here te pare dhe puna a pare qe bera ishte te mesoja greqishten sa me mire te ishte e mundur per ta perdorur si “arme per vetmbrojtje “ndaj grekerve analfabete…Dy ishin kategorite qe nuk perbuzen,shfrytezuan apo tallen shqiptaret….Te paret ishin njerzit e shkolluar ( nese debatoje me ta..hapnin krahun kur kuptonin se kishin perballe nje ALVANOZ KATHAROS..Te dytet ishin ish emigrantet greke qe ishin kthyer per investime ne vendin e tyre…Diku para 30 vjetesh ne 1994 ne nje “horio kafenio” te Greqise po debatonim 2-3 shqiptare me 2-3 greke dhe situata po behej paksa e ndezur … Rastesisht hyn nje grek fisnik “ergolavos” qe kishte qene emigrant ne Gjermani ne vitet 50-60 dhe pasi hyri ne teme i thote patrioteve te vet…Harruat more MALAQISMENI se ne Gjermani ne vitet 60′ lame nam ne greket dhe filluan pronaret gjermane te vene tabela ne restorante…Ndalohet hyrja e grekerve dhe qenve ne restorant…

    Reply
  • K O R C A says:
    April 12, 2024 at 5:32 pm

    Me ne fund , nder 10 – 12 milione greke , doli nje njeri me mend qe guxon te thote te verteten . Na eshte dukur si e pa mundur qe brenda kufijve te shtetit grek te gjendej ndonje person i tille ! Megjithate , ne nuk e kemi te keqen nga populli grek , por nga shtazet politike qe kane drejtuar dhe drejtojne ate vend , si dhe totalisht nga Kisha Greke .
    Meriton te falenderohesh nga shqiptaret zoti Andonis Remos . Mendoj se duhet te reflektojne harbuteria e politikaneve dhe klerikeve greke e te marrin shembull nga njeres normale e te qyteteruar sikurse eshte ky zoteri .

    Reply
  • Phoenix says:
    April 12, 2024 at 6:34 pm

    Po ik ore, mos na cani koken e bythen me teatrin e hipokrizine e ketyre plehrave e cingieve. Keta jane Artiste Hipokirizie, prandaj dhe paguhen.

    Reply
  • ISMAIL says:
    April 12, 2024 at 6:42 pm

    Këngëtari i talentuar Andon (is) Muharem (os) ka bërë një gjest fisnik. Por nuk e di ai i shkreti, që qysh nga nesër Koloneli Janullato bashkë me ergolavin Avdullah (më fal, Dule deshta me thanë) dhe me Majorin Bejleri (nga Progonati), do t`i shpallin luftë, që nuk do dijë se nga të shkojë, e nuk do t`i zënë këmbët dhe.
    Ai ka cekur vetëm Majën e Ajsbergut. Por Greqia më së pari duhet të kërkojë Ndjesë shtetërore për krimet shtetërore që ka bërë kundër shqiptarëve, në vitet 1914-1944.
    I uroj të mira këngëtarit, por nuk e shoh mirë punën e tij.

    Reply
  • Phoenix says:
    April 12, 2024 at 6:51 pm

    Shteti i shitur Grek, se pari duhet te kerkoj ndjese per krimet qe ka bere e po ben bere kunder vete Grekeve, pa leri Shqiptaret, se jane ngopur dhe ata me Krimet e shtetit te tyre Shqiptar ndaj tyre., keto 33-vite.

    Reply
  • Phoenix says:
    April 12, 2024 at 6:54 pm

    Shteti i shitur Grek, se pari duhet te kerkoj ndjese per krimet qe ka bere e po ben kunder vete Grekeve, pa leri Shqiptaret, se jane ngopur dhe ata me Krimet e shtetit te tyre Shqiptar ndaj tyre., keto 33-vite.

    Reply
  • Phoenix says:
    April 12, 2024 at 6:59 pm

    Greqine e kane katandisur nje Pakistan e nje Afrike. Kjo eshte axhenda e te shiturve ne pushtet, per Pronaret Globale. Kete do te bej dhe i shituri Rama ne Shqiperi, me Afrikanet e Melonit.

    Reply
  • Phoenix says:
    April 12, 2024 at 7:11 pm

    Me pak fjale, per ata qe nuk i kuptojne komentet e mia, ekziston nje axchende Globale e mbrapshte, e cila i ka katapultuar keto shkerdhata nepermjet influences se PARASE, aty ku jane e kudo qe jane. Nuk besoj se eshte e veshtire qe te kuptohet kjo.Prandaj zgjohuni, dhe mos u beni viktima te Nacionalizmave, e te c’do lloj ndasie tjeter qe ju servirin, nga sirtari i larmishem i manipulimit.

    Reply
  • ¿? says:
    April 12, 2024 at 7:26 pm

    Ky ngjan pak si puna e atij politikanit qyqar serb qe kerkoi falje te varri i Adem Jasharit, e pastaj i futen nje dru te vetet.

    Reply
  • demo says:
    April 12, 2024 at 8:17 pm

    Marinella,mos eshte ajo Marinella qe erdhi ketu ne vitet 70?Po sa vajti kjo,100 vjec? Filmat e kesaj jane te 60 tes,,Regjistrimet ne 50,,Vazhdo o Rame,bej si gjyshi Makronit,,se kur erdhi Marinalla,ti i bije maces me luge.

    Reply
  • capi says:
    April 12, 2024 at 9:44 pm

    Haha ka dale ne mode me keto plakaruqet. Perdoring ne facebook resmet e 30-40 vjeteve me pare, dhe thote mileti sa pjeshke e mbajtur kjo.

    Reply
  • mali says:
    April 13, 2024 at 1:59 am

    AMA e tha nje kengetar kjo eshte mut I maces per ilac.

    Reply
  • Rita says:
    April 13, 2024 at 5:00 am

    Marinela e viteve 1980 qe ka dhene recital ne Shqiperi eshte sot 86 vjece .Eshte dhe sot aktive dhe nje kengetare klasi .Une per hesapin tim kujtoj se heren e pare qe ka ardhur ne Shqiperi s’kam gjetur bilete kurse here e dyte shyqyr e pashe live . Kengetari Remo sec ka nje problem me taksat e madje se bashku me nje ortak nje pasuri e patundshme doli ne ankand per te paguar detyrimet ligjore ,,,,,,taksat .Te dy jane kengetare te shquar .Marinela eshte e pa arritshme .Dhe pse ne moshe te madhe zerin ,volumin e ka si me ken 20 vjece .

    Reply
  • Labi says:
    April 13, 2024 at 7:38 am

    Është me të vërtetë e madhe kjo thënie e Antonis Remos. Kaluan 33 vite. Sigurisht edhe këngëtari edhe ne kujtojmë 10 vjeçarin e parë 1991-2000 kur grekët e thjeshtë, ( doemos edhe shumë zyrtarë), na shikonin si qenie me nivel të ulët inteligjence. Shkaku..Janë shumë shkaqe. Kresorja është politika greke antishqiptare, kisha greke për shkak të myslymanizimit të shqiptarëve, ( ju kujtohet se të gjithë të krishterët shqiptarë quheshin grekë), sigurisht mbyllja hermetike e Shqipërisë në 45 vjetë, politika europiane, pse jo edhe botërore kundër Shqipërisë komuniste ku, sipas saj nuk kishte bukë të hante, shkolla, kulturë, muzikë, frigoriferë, etj.. Por marrdhëniet shqiptaro-greke, – (dy popuj që kanë jetuar e qeverisur së bashku për 2000 vjetë – perandoria romake dhe derivatja e saj ajo bizantine, sundimi sllave 300 vjeçar, pastaj ai turk 500 vjeçar kur kryeqytetet, administrata, lëvizjet e popullsisë te njeri-tjetri ishin të zakonshme kur Athina flsite shqip e Jugu i Shqipërisë shkollohej greqisht, etj.etj..) Tirana dhe Shqipëria e hapur ndaj të huajve sot është e bukur jo vetëm për peizazhin e saj, për mikëpritjen e saj, por mbi të gjitha për transformimin e saj spektakolar, për nivelin e jetes, -sigurisht edhe falë emigracionit, – pse jo edhe të Greqisë që na hapi kufijtë e pastaj na pështyu, -për peshën që po vendos në politikën ballkanike e europiane, për madhësinëe faktorit shqiptar në Ballkan, e të tjera e të tjera. “Faljen{ e Antoni Remos ne e kemi merituar më herët, sepse varfëria nuk të bën gjithmonë të ligë, – por sot e shikon ndryshimin e Shqipërisë e të shqiptarëve edhe qorrat me një sy.. Gjithsesi ne u themi faleminderit..Shyqyr që na njohët më së fundi..Dhe ne i adhurojmë shpirtrat e bukur të Remos e Marinellës.

    Reply
  • mali says:
    April 13, 2024 at 11:55 am

    Do edhe ky titullin ” investitor strategjik”.
    Ja u kane mare doren krereve shqiptare.
    Ferkoje pak nga koka,thuri lavde dhe per 3 muaj bej gati dokumentat.
    Une cuditem se si I besoni nje greku.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    April 13, 2024 at 12:03 pm

    Sa “i zgjuar” je ti “mali” !!!

    Sikur te kishte komentuar nje grek si ty: “Une cuditem si i besoni nje shqiptari.” – si do te te vinte ty ??

    Mos pergjithesoni o njerez !!! Shikoni edhe anet pozitive tek njeriu.

    Reply
  • mali says:
    April 13, 2024 at 12:15 pm

    Fjale me vend,une desha te thesha si I besoni dinakerise greke.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • Irani i kundërpërgjigjet Ramës: Dëgjo qytetarët që thërrasin “Rama ik” dhe mos shpik armiq imagjinarë
  • Verbëri politike ndërsa Perëndimi rri e vështron
  • 34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale
  • GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg bashkëpunëtorin e drejtësisë

Komentet e Fundit

  1. Leu aka k*r me zyle on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. 1thundrak on Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  3. Qukapiku on Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  4. Thash_e_S'them-e-xhiU on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  5. TRENI on Shqipëria e bukur është në shesh

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?