Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit
AnalizaKronikeLajmi i fundit

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Published: September 14, 2026
Shpërndaje

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka dënuar kërcënimin e drejtpërdrejtë ndaj gazetarit Osman Stafa. Sipas kallëzimit të depozituar në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, gazetari ka marrë një mesazh me përmbajtje kërcënuese në rrjetin social Facebook, ku i shkruhej “mbaje mend do të vras” dhe “këtë ta garantoj”.

Kërcënimi dyshohet se lidhet me një material filmik të publikuar nga Stafa gjatë protestës së 8 shtatorit pranë Parlamentit, ku dokumentoheshin veprimet e disa personave me rroba civile gjatë ndalimit të një protestuesi.

AGSH vlerëson se kërcënimet e tilla përbëjnë një sulm të rëndë ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar.

- Publicitet -

Reagimi i plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh shqetësimin e thellë dhe dënon me forcë kërcënimin serioz ndaj jetës së gazetarit të News24, Osman Stafa.

Sipas kallëzimit të depozituar pranë Drejtorisë për Hetimet e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, gazetari ka marrë në llogarinë e tij në Facebook një mesazh me përmbajtje të drejtpërdrejtë kërcënuese, ku ndër të tjera shkruhet: “mbaje mend do të vras” dhe “këtë ta garantoj”.

Sipas dëshmisë së gazetarit, kërcënimi dyshohet se lidhet me një material filmik të realizuar dhe publikuar prej tij gjatë protestës së 8 shtatorit pranë Parlamentit, ku kishte dokumentuar veprimet e disa personave civilë gjatë ndalimit dhe arrestimit të një protestuesi.

AGSH vlerëson se kërcënimet me vdekje ndaj një gazetari, veçanërisht kur lidhen me ushtrimin e detyrës dhe publikimin e materialeve me interes publik, janë të papranueshme dhe përbëjnë një sulm të rëndë jo vetëm ndaj sigurisë individuale të gazetarit, por edhe ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së publikut për t’u informuar.

Ne i kërkojmë Policisë së Shtetit dhe organeve të drejtësisë të veprojnë me urgjencë, të identifikojnë personin ose personat që qëndrojnë pas llogarisë nga e cila është dërguar kërcënimi, të hetojnë motivin dhe çdo lidhje të mundshme të tij me punën gazetareske të Osman Stafës dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së gazetarit.

AGSH do ta ndjekë nga afër këtë rast dhe pret që autoritetet të informojnë publikisht për ecurinë e hetimeve. Kërcënimet ndaj gazetarëve nuk duhet të normalizohen dhe as të mbeten pa autor. Çdo gazetar duhet të jetë në gjendje të dokumentojë dhe raportojë ngjarjet me interes publik pa frikën se për këtë do të kërcënohet me jetë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Të mjerët says:
    September 14, 2026 at 2:08 pm

    Kjo është e tmerrshme. Në Shqipëri përfundimisht nuk egziston fjala e lirë, por vetëm diktaturë.të mjerët ne.

    Reply
  • MEDIATIKU says:
    September 14, 2026 at 5:36 pm

    Jam absolutisht kunder cdo kercenime me jeten, shendetin apo pasurine e ciltdo qytetar, duke perfshire edhe Osmanin. Nga ana tjeter, nuk mund te mos pohoj se z. Stafa me duket teresisht i padenje dhe person qe udhehiqet nga pasionet. Pashe para pak diteve nje video qe Stafa kishte botuar, e marre ne nje nga vendet me te zhvilluara te botes, ne te cilen tregohej se si protestuesit e dhunshem sulmonin me mjete te forta nje grumbull policesh, te cilet mbroheshin me mjetet me moderne te kohes. Ne vend qe te denonte dhunen kunder punonjesve te rendit, Stafa i bente jehone asaj dhe shtronte pyetjen se pse edhe policet tane nuk struken mbas mburojave si ata policet e huaj dhe t’i lejonin bandat e rruges t’i godasin me gure, tulla etj. Populli shqiptar, si cdo popull tjeter, ka nevoje te informohet, por qendrimet gazetareske apo mediatike duhet te kene moral dhe kulture, dhe jo vetem pasione e interesa, perndryshe populli mesohet keq, qe te sillet ne kundershtim me moralin shoqeror dhe ligjet e shtetit.

    Reply
  • Jimi says:
    September 14, 2026 at 8:23 pm

    Sa e shqetesuar AGSH-ja kur nga nje anonim kerceohet me vdekje nje gazetar !? Po mire more delenxhinj qe nuk keni as turp, e as namuz, por ky gazetar me emer e mbiemer, sebashku me nje grup horrash te rruges, te cilet e mbajne veten per “Revolucionare” diten per diell kane 106 dite qe e kercenojne me vdekje kryeministrin dhe familjen e tij dhe ju jo vetem nuk e hapet gojen e te shqetesoheshit per cfare po ndodhte, por ju u solidarizuat me ta dhe morret pjese ne korin histerik te delenxhinjeve e rruspieve. Po mire more delenxhinj, ju kujtoni se kryeministri duke mos rreaguar, ndaj kercenimeve te ketyre horrave, po keshtu nuk do te reagonin edhe njerezit e aferm dhe farefisit ? Ptu fare e keqe !

    Reply
  • !!? says:
    September 14, 2026 at 8:45 pm

    Autori i kërcnimit me vdekje nuk është fare ndonjë nga banditët pa uniformë, paramilitarët e Edi Ramës që tërheqin zvarr, prangosin, arrestojnë dhe qëllojnë me “trimëri” protestuesit me gruasht në bark mbasi i prangosin, paramilitarët e të njëjtit lloj si

    ai i kafshve SD të Hitlerit që u bën, kur filloj lufta e dytë botërore, përbindshat gjaksor SS të divizionit famkeq Toten Kopf dhe gardian në kampet e shfarosjes në masë.

    Të njëjtën perspektivë kanë edhe këta parmilitar shtazë kur armiku më i përbetuar, më i sofistikuar dhe më i rrezikshëm nga dëmet që i ka shkaktuar dhe po i shkakton shqipëtarëve dhe Shqipëris gjer më sot në histori, ndyrsira e neveritëshme Edi Rama do të shtyp me gjak e hekur protestën. Më besoni, autori i kërcënimit për vdekje i gazetarit kurajoz është krimineli i pa dënuar dhe që mbrohet nga Brahot e SPAK, është vet dora, krimineli horror Edi Rama për të cilin haptazi gazetari Osman Stafa bën thirrje të jap dorheqjen paqësisht dhe ai kërkon haptazi…….tmerr ta mendosh……thjesht ta vras. Të jeni të sigurt se, në qoftë se policia dhe prokuroria nuk do të identifikojnë dhe s’ do të ndalojnë asnjë person për këtë kërcënim kriminal, kjo do të jetë prova që vërtet autori i kërcënimit është krimineli Edi Rama sepse

    psh autori i vjedhjeve të miljonave me pretekstin e djegsave të mbeturinava a nuk është Edi Rama dhe

    hetohet dhe dënohet ministri i mjedisit Lefter Koka por jo kryehajduti kombçfarosës Rama, ai përkundrazi i shpëton heruesis për krimin që ka bër, përkundrazi mbrohet nga Brahot, kriminelë të flliqur si të gjithë ata që mbrojnë që kanë okupuar zyrat e SPAK dhe duhen të qërohen sa më parë prej aty dhe të arrestohen si kriminelë të rëndomtë.

    Njerëz antishqiptari i llahtarshëm Edi Rama nuk tërhiqet në projektin e tij mizor për të vjedhur e grabitur shqipëtarët dhe Shqipërin, këtë e tregojnë

    ngritja e çmëndur e çmimit të karburanteve,

    krijimi i kompanive për të vjedhur edhe në shëndetsi me kusarër të tjerë çifutë,

    dhënja e hektarëve të tjerë në gjiun e Lalsit për të vjedhur me ligjin e investimeve strategjike,

    përpjekja haptazi dhe sfiduese e përbuzëse për tu mbyllur gojën socialistëve të vërtet dhe jo bythëlëpirs të Poliçanit dhe të gjithë socialistëve që ngren me të drejtë krye kundër hajdutokratit kombçfarosës,

    blerja dinake me debatin artificial e të gjithë kopesë së gjykatësve të inkriminuar duke u rritur rrogat në nivelin e kusaris ashtu sikurse ka bler inblok të gjithë deputetët e kuvëndit , përfshir edhe ata që hiqen si opozitar si Bardhët, Nokët , Blushët, Shehët………që

    u vetshitën me kënaqsi Edi Ramës të joshur nga miljonat, 5 miljon me dietat, e lloj lloj shtesash në rrogën bazë që ata i marrin në muaj duke qën të ndërgjegjshëm që në një vënd ku pensioni është mizerabël, po vjedhin me ligj shqipëtarët dhe opozitarizmi i tyre duke qëlluar me shishe uji Edi Ramën në kuvend dhe duke djegur karriget është fallco se……i janë vetshitur kusarit të sofistikuar Edi Rama .

    Tani , nën zhurmën e brritmave të protestuesve drejtuar gjykatsëve “Arrestoni Ramën”, Rama duke treguar që ai nuk do të jap dorheqjen përkundrazi po forcon sundimin e tij kur po blen shtrenjë inbllok të gjithë gjykatsit , të gjithë derjtësin dhe

    kjo kërkes e protestës del fallco, gjykatsit dhe e gjithë drejtësia është e blerë nga kusari i llahtarshëm kombçfarosës dhe bashkë me Brahot e SPAK do të mbrojnë atë kur

    mbasi të kërcënoj Osman Stafët e protestës për ti vrar,

    me paramilitarët e tij, me 20 000 policë, kobrat e ndërhyrjes së shpejtë, forcave speciale agjentët e SHISH, patronazhistët e agjenturës elektorale

    do të shtyp me gjak dhe hekur protestën e shqipëtarëve për të çuar deri në fund projektin e tij makabër, spastrimin etnik të vëndit nga shqipëtarët dhe ripopullimin me skllevër afro aziatik, proces që po bëhet në mënyrë të organizuar dhe me shpejtësi të frikshme nga hajdutokrati kombçfarosës në bashkpunim me Kastratët e tij kusarër kombçfarosës të një soji si kryekusari.

    Shqipëtar, në qoftë se nuk do të ndaloni hajdutokratin e llahtarshëm, antishqiptarin e përbetuar Edi Rama, jeni të dënuar të shpërbëheni si komb në qoftë se ai me aftësitë e tij okulte deri në makabritet do të arrij të realizoj edhe projektin tjetër kobzi,

    të rrëzoj me Ramushët e tij dhe Albin Kurtin nga qeverisja e Kosovës që të realizohet edhe pengu i ministreshës sërbe të vëllaut Vuçiç, spastrimi etnik i Kosovës që është edhe peng i Edi Ramës sikurse po përfundon ky spastrim kriminal në Shqipëri.

    Reply
    • Katandisur keq si popull says:
      September 15, 2026 at 6:27 am

      Shume fantazi ke o pikecuditse,”!!? “, sa cuditesh dhe vete se cfare ke shkruar kur e rilexon. Pika qe su bie. Do te doja te ishte per dy jave vetem KM, Sali Berisha ………te shikonit “demokracine” e vertete, se kjo e Rames eshte “diktature” e eger….. Rrace qesharakesh

      Reply
      • Artan says:
        September 15, 2026 at 11:12 am

        Mos u merr me palla si puna e ketij, se sa koqe me shenja pikesimi ka te Dita e me gjere, eshte kohe e humbur.

        Reply
  • Kiri says:
    September 14, 2026 at 10:05 pm

    Po kush i ndyne duart me kete BAJGE

    Reply
  • Besnik Tirana says:
    September 15, 2026 at 9:58 am

    Pse nuk shqetësohet shoqata gazetarëve kur të ashtuquajtur gazetarë shpifin paturpësisht , fusin hundët në jetën private të tjerëve, behèn zedhënës të gënjeshtrës, mashtrimit, denigrimit të njerëzve.

    Reply
  • demo says:
    September 15, 2026 at 12:47 pm

    Osman Stafa eshte xhevahir djale,i drejte,i sinqerte,i perkushtuar ndaj profesionit.Po qe se ka ndonje te mete,,eshte pak naiv,i padjallezuar.Luvgaterit e Xhebrahil Eminit e quajne faj te rende.

    Reply
  • PO , PO says:
    September 15, 2026 at 4:50 pm

    Ja pra , si po katandis gazeta Dita , dikur nje gazete e respektuar dhe shumelexuar ne popull ! Tashme i fryn zjarrit te kaosit , anarkise dhe destabilizimit te vendit . Duket sheshit se nderrimi 180 grade i kursit eshte bere me cmim te larte , te paguara kesh nga te huajte !

    Reply
  • labi says:
    September 15, 2026 at 5:43 pm

    Filluan me rrena se me protesta spo bejne gje,populli nuk i mbeshtet,sa di une cdo qeveri rrezohet me zgjedhje,Rama 100 here te dali ne votim 100 here fiton,keta punen e doreheqjes duhet ta fillonin me Saliun,sa te jete ai atje Rama fiton.

    Reply
  • !!? says:
    September 15, 2026 at 7:15 pm

    Osman Stafa me kurajo, aspak me naivitet, ka demaskuar me fakte edhe publikisht kusarin mizore në shëndetësi.

    Njerëz të vjedhësh të sëmurët që jo vetëm vuajnë por po shkojnë drejt kthetrave të vdekjes si ata me kancerin e pa shërueshëm sikurse bën kusarokrati horror kombçfarosës Edi Rama me kuçedrat PPP e tij të shëndetsis dhe sikurse bëjnë ndyrsirat mjekë, infermjerë sanitarë me bluza të bardha por me shpirtin blozë të zi që, me betimin jo ndaj Hipokratit por ndaj hajdutokratit , Edi Ramës, shqyejnë si hijenat xhepat e të sëmurëve pa pikë mëshire është thjesht

    ta shpjesh kusarin tej kufijve të makabritetit, ta kthesh të gjithë shërbimin shëndetsor në mjet jo për tu shërbyer njerzëve që vuajnë por në një mjet të llahtardhëm jetvrasës duke i grabitur edhe qindarkat e fundit të mjerëve pa pikë mëshire dhe

    në qoftë se Osman Stafa që e demaskon këtë kusari të llahtarshme jetvrasëse të bandës Edi Rama dhe patronazhistëve e tij në shërbimin shëndetsor kërcënohet haptazi për ta vrar kërcënimi vjen nga asnjë tjetërpor vetëm nga kjo bandë që do e qetë të konsumij e pa shqetsuar krimin makabër të kusaris në shëndetsi që është një vrasje e sofistikuar jo vetëm e shqipëtarëve që vujnë sëmundjet, por një vrasje e sofistikuar dhe sistematike e shqipëtarëve si komb me metodat e Çubriloviçëve serbë.

    Njerëz, jam habitur kur jo vetëm unë si pensionist , por edhe shumë të tjerë marim mbi 5000,0L të rinjë ilaçe në muaj me çmimet e kusarisë të oligarkëve të ilaçeve që si të marrosur që janë psh ilaçin për leuçemin e shesin 5 herë më shtrenjtë se në Greqi, Itali dhe Kosovë por

    nuk mjafton kjo vjedhje me çmime por ne pensionistët na grabit pa mëshirë me TVSH 20% luvgati i zi i kusaris Edi Rama, na vjeth pa pik turpi, duke derdhur dhe lot të flliqura krokodili për pensionistët, 1000,0 L të rinjë çdo muaj kur në Italin e motrës Meloni, pensionistët jo vetëm nuk blejnë ilaçet me çmimet e çmëndura të kusaris si në Shqipëri, as nuk paguajn TVSH e kusaris 20% por nuk paguajnë fare për ilaçet që marin, dhe

    matematikë e thjeshtë, në qoftë se do të supozojmë që të paktën 500 000 pensionistë përdorin ilaçe, herë 1000,0 L del që i marrosuri Edi Rama vjeth 500 000 000,0 L të rinjë në muaj për ilaçet që është një llahtari kriminale makabre.

    Protestues, jeni vigjilentë se kërcënimi për vrasje për Osman Stafën është kërcënim për vrasje për të gjithë ju dhe ata që flasin për të vërtetat tragjike që po përjetojnë shqipëtarët nga armiku më i rrezikshëm që ka 13 vjetë që mban vëndin në pushtimin më barbar në histori, është paralajmërim kobzi që hajdutokrati po pregatit të gjithë makinerin e tij represive për të shtypur me dhunë edhe duke vrar sipas kërcënimit prandaj

    duhen mar masa për më të keqen, qy antishqiptar nuk kërcënon kot për të vrar protestues dhe mos prisni që tu marin zvarr në mes të natës nëpër shtëpijat tuaja e tu zhdukin pa lën gjurmë se edhe këtë do ta bëj si ja bën të ndjeri Remzi Hoxha zhdukur nga subjekti i gjithëfarlloj krimesh, bashkpuntori në kusari i Edi Ramës , Sali Berisha

    Protestues mblidhni mëndjen ky kërcënim makabër,është mesazh që nuk dorhiqem fare nga sundimi prej hajdutokrati horror kombçfarosës, nuk do të le gjë pa u vjedhur madje do t’ ju vras pa mëshirë po të kundërshtoni sundimin tim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Banka Qendrore e Skandaleve
  • 01 tetor 2026
  • Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  2. Gazetari on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  3. demo on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  4. demo on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  5. Mungesa e meritokracisë & e turpit on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?