Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kërcënoi biznesmenin me “bombë” për 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kërcënoi biznesmenin me “bombë” për 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari
AktualitetKronike

Kërcënoi biznesmenin me “bombë” për 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari

Published: October 3, 2026
Shpërndaje

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të kërcënimit ndaj biznesmenit Zija Shulku, pronar i një pike karburanti në Peshkopi, të cilit i ishte kërkuar nën kërcënim shuma prej 50 mijë eurosh. I dyshuari është një 21-vjeçar, Engjëll Karoshi. i cili është identifikuar nga policia përmes pamjeve të kamerave të sigurisë.

I riu ka pranuar në dëshminë e tij para hetuesve se është autori i kërcënimit, ndërsa ka deklaruar se gjithçka e ka bërë në formë presioni për t’i marrë paratë biznesmenit, me të cilin kishte njohje.

Sipas dëshmisë së tij, Karoshi e njihte biznesmenin pasi kishte shoqëri me djalin e tij. 21-vjeçari dyshohet se ka vendosur kutinë që pretendohej se përmbante lëndë plasëse në një cep të karburantit, pasi kishte shkuar aty në këmbë.

- Publicitet -

Pas vendosjes së kutisë, i riu ka hequr rrobat që kishte veshur dhe i ka hedhur në një kosh, ndërsa më pas është rikthyer pranë karburantit. Ai ka qëndruar aty si spektator, duke parë ndërhyrjen e policisë dhe shpërthimin e telekomanduar të kutisë së dyshimtë.

Fillimisht, Karoshi dhe disa persona të tjerë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje. Hetuesit kanë nisur më pas verifikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë.

Pas kqyrjes së dhjetëra kamerave, policia ka mundur të rindërtojë lëvizjet e autorit dhe të identifikojë 21-vjeçarin si personin që kishte vendosur kutinë kërcënuese.

Ndërkohë, në letrën e lënë bashkë me kutinë, autori kishte kërkuar një shumë prej 50 mijë eurosh dhe kishte përcaktuar edhe adresën ku duhej të transferoheshin paratë në Bitcoin.

Kutia u hap dhe u neutralizua nga specialistët e repartit RENEA, ndërsa nga verifikimet rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë plasëse. Hetimet për ngjarjen vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kërcënimi”.

Vendosi një pajisje të dyshimtë dhe kërcënoi për shpërthimin e saj, në këmbim të 50 000 eurove. Policia zbardh brenda pak orëve ngjarjen, identifikon dhe vë në pranga autorin e dyshuar.

Më datë 02.10.2026, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimet Operacionale në DVP Dibër, finalizuan operacionin policor të koduar “Kërcënimi”.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe hetimit intensiv, brenda pak orësh u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 21 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Pas mbërritjes së forcave speciale xheniere të RENEA-s, u krye hapja dhe kontrolli i kutisë, nga ku rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë shpërthyese.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas dyshohet se, rreth orës 14:30, në ambientet e një karburanti në pronësi të shtetasit Z. Sh., kishte vendosur një kuti të dyshimtë, mbi të cilën ndodheshin një ekran, pjesë elektronike dhe tela, duke krijuar dyshimin se bëhej fjalë për një pajisje shpërthyese të telekomanduar.

Mbi kuti ishte vendosur një letër kërcënuese, përmes së cilës kërkohej pagesa e shumës prej 50 000 eurosh, në formën e një gjobe. Pagesa kërkohej të kryhej në kriptomonedha, përmes një pike këmbimi të kriptomonedhave, në adresën e përcaktuar nga autori.

Në letër, autori kërcënonte se kutia do të shpërthente nëse pagesa nuk kryhej brenda afatit të përcaktuar prej tij, nëse kutia do të lëvizte ose nëse do të njoftohej Policia apo persona të tjerë.

Gjithashtu, ai pretendonte se kutia përmbante lëndë plasëse C4, ishte e pajisur me sensorë lëvizjeje dhe telekomandim dhe se ambienti monitorohej me kamera.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kërcënoi biznesmenin me “bombë” për 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari
  • Qytete pa Qytetarë
  • Pagat e magjistratëve, SPAK zgjeron hetimin edhe për kërcënime ndaj zyrtarëve të Thesarit
  • Qeveria e Kosovës: Nisma për të ndryshuar Ligjin për Specialen nuk ka pengesa ligjore
  • “Dy kulla iu dhanë arkitektit që projekton kuzhina”

Komentet e Fundit

  1. demo on AUDIOPËRGJIMI: Kontroll në vilën e Ron Yeffet, SPAK sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes
  2. Xherri on Qytete pa Qytetarë
  3. Ethem Lalaj on AUDIOPËRGJIMI: Kontroll në vilën e Ron Yeffet, SPAK sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes
  4. Anonymous on Qytete pa Qytetarë
  5. Zani on Qytete pa Qytetarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?