Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë për në 11 dhjetor seancën për Fredi Belerin.
Ky i fundit kishte kërkuar leje të posaçme për të kryer betimin në Bashkinë e Himarës, por në seancën e sotme nuk u mor asnjë vendim.
E pranishme sot në seancë ishte edhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri.
Beleri është arrestuar dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit për akuzën e shit-blerjes së votave.
p.k\dita