Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KËSHILLA: Si dallohen njerëzit që po mbyten? Disa rregulla bazë për të mos u mbytur vetë dhe për të shpëtuar dikë që është në rrezik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > KËSHILLA: Si dallohen njerëzit që po mbyten? Disa rregulla bazë për të mos u mbytur vetë dhe për të shpëtuar dikë që është në rrezik
EnciklopediKryesoreLifestyle

KËSHILLA: Si dallohen njerëzit që po mbyten? Disa rregulla bazë për të mos u mbytur vetë dhe për të shpëtuar dikë që është në rrezik

Published: July 30, 2023
Shpërndaje

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje para disa ditësh për mësime noti që në moshën e shkollës fillore për t’u mbrojtur nga rreziku i mbytjes. Kjo mund të shpëtojë rreth 774 000 fëmijë nga vdekja deri në vitin 2050 dhe të parandalojë 993 000 aksidente të tjera, disa prej të cilave mund të shkaktonin dëme afatgjata shëndetësore, njoftoi organizata e OKB-së të martën në Gjenevë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mbytjeve. Programet përkatëse kushtojnë shumë herë më pak se pasojat ekonomike.

Shkaqet kryesore të mbytjes janë sjellja e pamatur, tepër e rrezikshme dhe shpërfillja e rreziqeve që lidhen me qëndrimin në ujë. Problemet shëndetësore luajnë gjithashtu një rol në shumë raste, ashtu si edhe përdorimi i drogës, apo alkoolit, – raporton DITA.

Shumë notarë i nënvlerësojnë distancat dhe mbivlerësojnë kondicionin e tyre trupor. Notimi në ujërat rrjedhëse është veçanërisht i rrezikshëm, sepse rrjedha mund të të çojë shumë larg, në varësi të shpejtësisë.

- Publicitet -

Disa rregulla bazë:

– Nëse nuk ndiheni mirë, të sëmurë, keni ngrënë shumë, jeni të rraskapitur ose të lodhur, nuk duhet të hyni në ujë.

– Veçanërisht në temperatura të larta, duhet të hyni me kujdes në ujë për ta mësuar trupin me të ftohtin. Së pari ftohni duart dhe këmbët dhe pastaj zhytuni një herë. Nëse temperatura është e durueshme, mund të fillosh të notosh.

– Nuk duhet harruar rregulli i vjetër: mos hyrë në ujë me barkun plot. Duke qenë se trupi është i zënë me tretjen pas ngrënies, një stimul i papritur i ftohtë mund të çojë në nauze dhe të vjella. Ekziston rreziku i mbytjes prej të vjellës.

– Pozicioni pluskues me shpinë ndihmon në relaksim në rast rraskapitjeje ose ngërçesh

Si dallohen njerëzit që po mbyten?

Shpesh askush nuk e vë re kur dikush është gati të mbytet. Njerëzit në nevojë janë kaq të rraskapitur dhe zakonisht janë kaq në panik, saqë shqetësohen vetëm për mbajtjen hapur të rrugëve të frymëmarrjes.

Shenjat e mëposhtme tregojnë se një person që noton është në ankth:

-Koka vazhdon të zhytet nën ujë
-Mbeten vertikalisht në një vend
-Shenja paniku
-Nuk bërtasin

Masa për të shpëtuar nga mbytja:

Nëse dikush është në ankth në ujë, duhet të thirret menjëherë ndihmë. Në ndërkohë:

-Hidhini një objekt personit të prekur, në mënyrë që ai të kapet, p.sh. një top futbolli, dyshek ajri

-Vetëm pas shqyrtimit të kujdesshëm, nëse situata dhe vetë kushtet e lejojnë atë, shkoni vetë në ujë për të sjellë personin që mbytet në breg. Siguria juaj është e para.

– Nëse arrini ta ktheni në tokë,  menjëherë filloni masat e ndihmës së shpejtë të tilla si kompresimet e gjoksit.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?