Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këshilli Bashkiak kërkoi Erion Veliajn në mbledhjen për buxhetin 2026, SPAK refuzon: S’e parashikon ligji
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Këshilli Bashkiak kërkoi Erion Veliajn në mbledhjen për buxhetin 2026, SPAK refuzon: S’e parashikon ligji
KronikeLajmi i fundit

Këshilli Bashkiak kërkoi Erion Veliajn në mbledhjen për buxhetin 2026, SPAK refuzon: S’e parashikon ligji

Published: December 17, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e Këshillit Bashkiak për të pasur prezent në mbledhjen për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit 2026 vetë kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj.

Këshilli Bashkiak ka marrë përgjigje nga prokurorët e posaçëm Altin Dumani dhe Ols Dado të çështjes Veliaj, të cilët vendimin e tyre për moslejimin e Erion Veliajt për të marrë pjesë fizikisht në mbledhje, e kanë argumentuar duke thënë se kërkesa nuk përmbush kriteret ligjore.

“Gjithashtu, bazuar në VKM nr. 209 datë 06.04.2022 “Për miratimin e rregullores së përgjithshme të burgjeve”, nenet 101-105, konstatohet i njëjti rregullim përsa i përket rasteve të lejeve të veçanta, të cilat janë shterruese, duke referuar përsëri tek sëmundjet e rënda të cilat rrezikojnë jetën e nëtarëve të familjes, të vërtetuar me raport mjekësor, ose të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje ose martesa, si dhe në rastet e dhënies së provimeve të vetë të dënuarit.

- Publicitet -

Në këto kushte, arrihet në përfundimin se kërkesa e bërë për lejimin e përkohshëm të shtetasit të paraburgosur Erion Veliaj, për pjesëmarrje fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të datës 16- 18.12.2025, e trajtuar si kërkesë për leje e veçantë nga organi procedues, nuk përmbush kriteret e përcaktuara në kuadrin ligjor përkatës”, thuhet në vendim.

Në kërkesën e Këshillit Bashkiak thuhej se pjesëmarrja e Veliajt për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit është një proces i përcaktuar si detyrim ligjor nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore. Në kërkesë, anëtarët e Këshillit Bashkiak theksojnë se prania e kryebashkiakut është e detyrueshme për të garantuar bashkëpunimin me këshillin për çështje me interes publik.

“Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për cdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve tuaja, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional”, thuhet në kërkesë.

Buxheti 2026 i Bashkisë së Tiranës pritet të miratohet në mbledhjen e 18 dhjetorit, ndërsa vetë kryebashkiaku Veliaj në një letër drejtuar dy ditë më parë Këshillit Bashkiak të Tiranës i kërkonte të mos miratojë buxhetin e vitit 2026 pa u konsultuar me të.

Veliaj thotë se projekt/buxheti duhet të reflektojë prioritetet politike për të cilat qytetarët e kanë votuar, dhe se miratimi pa marrë mendimin e tij, nga struktura të deleguara përkohësisht, do të pasqyronte faktin se kryetari i bashkisë po pengohet të ushtrojë mandatin.

Kryebashkiaku Veliaj thekson se buxheti i vitit 2026, ndryshe nga kur ai ka qenë në krye të punëve, ka një nivel shumë ulët realizimi, tregues i qartë sipas tij, i paralizës institucionale që po i shkaktohet Bashkisë së Tiranës prej qëndrimit të tij në paraburgim.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Intelektuali says:
    December 17, 2025 at 3:35 pm

    Keshilli Bashkiak ne radhe te pare te ktheje parate qe Ambasada amerikane ne Tirane ja dhuroi ne mirbesim Bashkise, por qe Klotilda Bushka, Kryetare e Ligjeve te Parlamentit u a grabiti taksapaguesve amerikane, perfshire ketu edhe parate e intelektualit, si nje hajdute e pacipe, pjese e hajnise se Ajola Xoxes me pakot 500 euro te mykura

    dhe:

    Pastaj hajde te tregojme histori me tra-la-la sa i nevojshem eshte Lali Eri per Bashkine e Tiranes qe nuk ka mbaruar dot asnje shkolle dhe nuk tregon dot nje dipllome sagllam

    Reply
  • intelektuali says:
    December 17, 2025 at 4:31 pm

    ERION VELIAJ SI JASHAR MEXENXHIU

    Kujtova kryetarët demokratë që qeverisën Tiranën. Sali Kelmendi i pari. Pas tij Albert Brojka. BAJGA te Saliut. Lanë ndonjë “vepër mbi piedestal”? Asgjë. Tani BAJGAT e Edvinit na thone se pa Lali Erin ne Bashki behet QAMETI dhe nuk ka si te gatuhet buxheti. Kur trutë punojnë në boshllëk, zënë e mbushen me kujtime rreth temës që të sëkëlldis… Dhe bëra 40 vjet prapakthehu në vite…Viti 1981. Sapo kisha dale nga burgu me kusht. Ishte një ditë e bukur pranvere. Me thote mendja: Hidhu nga mali i Dajtit per nje piknik. Kur mbërrita në lëndinën përpara Kampit të Pionierëve, para nesh qëndroi një makinë. Njëri pas tjetrit zbritën disa topografë me vegla në duar. Njërin e njihja qe para burgut, shok gjimnazi tani ishte Kryeredaktor i njohur. Më njohu, me pershendeti pa teklif dhe me tha: “Ti intelektual ne gjimnaz ishe NJESHI do te shkrush nje reportazh?” U cudita por nuk refuzova, i thashe “Po!” dhe ai me tregoi: “Shoku Enver na paskësh thirrur në zyrë Jashar Menzelxhiun, kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të Tiranës. I thotë: O Jashar! Një ditë do të vdesësh. Pa dipllome ishe pa dipllome do ikesh nga kjo Bote, por do thonë njerëzia: Çfarë la nga pas ki Kryetari Ine Jashari mo?… Mos më ul sytë përtokë, mo. Mendon edhe për ty Partia jonë sokoleshë!… Unë them të bëjmë një teleferik nga Tirana në malin e Dajtit. E bëmë teleferikun? E bëmë. Unë them që punëtoria të hipin pa lekë, badihava. Nga zyra e Enverit, Jashari u degdis në Makinaimport, vazhdoi ec e jaket neper zyrat. Mori ca oferta nga Austria. Teleferiku kushtonte nja 7-8 milionë dollarë. Pa bërë kontratë, Jashar Mezenxhiu si i pashkolle qe ish, nisi grupin për të bërë projektin në malin e Dajtit…Zbrita në Tiranë. Nisa të ndjek gjurmët e kryetarit të Komitetit u mundova te gjej ndonje dokument arsimimi apo dipllome, asgje. Më kapën “ethet” e shkrimit. Thashë të takoj Jasharin. Nuk më bënë këmbët: Me siguri nuk do të pranonte të bëja zhurmë në gazetë! Vendosa të shkruaj me iniciativë. Artikulli u botua. Në orën shtatë të sabahut ra telefoni i parë te Kryeredaktori i njohur. Ishte Kryeministri, Adil Çarçani: “Shoku Kryeredaktor! Mos ke luajtur nga mendtë ti që e boton dhe ai burgaxhiu i Fecorit që shkruan për teleferikun? Ne e kemi arkën e shtetit trokë, ju kërkoni qiqra në hell”. Telefonat nuk pushuan atë mëngjes. Pas Adil Çarçanit mori Vangjush Çërava, sekretar i Komiteti Qendror të Partisë. Na ftoi në zyrë. Ndërsa makina ecte nëpër bulevard, më thotë Kryeredaktori: “Këtë mesele për teleferikun ma ka treguar edhe mua Jashari. Kështu e dimë unë, ti, Jashari dhe shoku Enver. Të tjerët që nuk dinë asgjë bëjnë gam-gam! Kur të marrin vesh se është porosia e shokut Enver, do të futin bishtin në shalë?”.
    Ngjitëm dy-tri palë shkallë. Kaluam në dy korridore dhe përfunduam në zyrën e shokut Vangjel Çërava. “Keni lënë kokrrën e namit” tha ai… I paudhi burgaxhiu ta futi në vesh këtë proçkë? “Me kujdes kur flisni, shoku Vangjush”, tha Kryeredaktori i njohur, “Porosinë për të ndërtuar teleferikun e ka dhëne vetë shoku Enver”. U këmbyen rolet. Vangjushi u ngrit në këmbë. Fytyra e burrit te KQ te Partise mori ngjyrën e meitit sikur t’i kishte rene damllaja. Dhe cdo gje ra ne heshtje varri. Të njëjtin fat patën edhe projektet për ndërtimin e teleferikut Tiranë-Dajt. Vetëm pas 25 vjetëve u ndërtua me paratë e Kaputalizmit te Lig.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    December 17, 2025 at 5:07 pm

    Bjeri drejt Veli,se ke lehtesira!Mund te perfitosh gjykim te shkurtuar.Mos u fshih pas gishtit te kryetarit.Tregohu i sinqerte dhe trego shoqet dhe shoket! Populli te pret ne gjykaten GJKKO,te cilen e ke shmangur 8 here,,jo ne Keshillin Bashkiak.
    Nuk e permbush ate VKM N-105 per raste emergjente,Shteti me Rregulla,Shtepia me tjegulla..Do rrish ne burg si gjithe hajdutet e patinave,patatinave,makinave e me rradhe deri tek hajdutet e Shtetit dhe me gjere.Ku eshte pare qe nje hajdut i kapur ne dollap me arka brekesh dhe arka eurosh,te firmose Buxhetin e Bashkise kryeqytetit?

    Reply
  • Vl says:
    December 17, 2025 at 7:35 pm

    Po ça drejt ti bjer ai ai eshte vet koka mor zotri.

    Reply
  • 1thundrak says:
    December 17, 2025 at 7:43 pm

    Mire burrat po dhe grate e keshillit qenkan
    B…q si lalke peleshi!

    Reply
  • Per njethundrak e stalles se Saliut. says:
    December 18, 2025 at 5:25 am

    E pranon vete, qenke njethundrak. USB e ASPAK I VIHET NE DISPOZICION KOMISIONIT, jo individit, qofte edhe deputet. Anatemoni Peleshin dhe I kerkoni llogari vetem nese te premten, kur te hape punimet komisioni, USB nuk ndodhet Ne tavoline.

    Reply
  • 1thundrak says:
    December 21, 2025 at 6:48 am

    Nje thundrak jam po nuk vjedh njeri.
    Ti me saliun mi ferkoni pak loqet se peleshku
    ma lepin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard
  • Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  • Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  • FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Komentet e Fundit

  1. Ana on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  2. K R on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  3. Prind on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  4. Ine11 on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  5. Bravo Dita on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?