Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këshilli Gjyqësor i Kosovës merr vendim për reduktim të punës në gjykata
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Këshilli Gjyqësor i Kosovës merr vendim për reduktim të punës në gjykata
AktualitetKosovë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës merr vendim për reduktim të punës në gjykata

Published: November 23, 2022
Shpërndaje

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka vendosur që të reduktohet puna në gjykata si dhe të pezullohet bashkëpunimi në çdo aktivitet që organizohet, apo ku janë të pranishëm përfaqësues të Qeverisë së Kosovës.

Këto vendime janë marrë në një mbledhje të jashtëzakonshme të mërkurën, ku kanë qenë prezentë edhe kryetarët e gjykatave.

Vendimet e KGJK-së kanë ardhur pak orë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për miratim të Projektligjit për pagat, që parasheh zvogëlimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve në nivelin e vitit 2017.

- Publicitet -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se projektligji krijon sistem të unifikuar të pagave për të gjithë personat që paguhen nga buxheti i shtetit.

Kryesuesi i KGJK-së, Alban Zogaj, ka thënë se Këshilli është detyruar të marrë këtë vendim dhe ka paralajmëruar për veprime tjera nëse Qeveria nuk e anulon vendimin.

“Puna e gjykatave do të reduktohet dhe do të ofrohen vetëm shërbime esenciale. Lista e shërbimeve esenciale do të miratohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, të enjten, më 24 nëntor”, ka thënë Zogaj në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Këshilli ka thënë se vendimin e Qeverisë e konsideron si përpjekje për të ndikuar në punën e sistemit gjyqësor dhe për të zvogëluar pavarësinë e këtij sistemi.

“Vendimi i Qeverisë për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin gjyqësor është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Kosovës”, ka thënë mes tjerash Zogaj.

Në vitin 2017, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj, pati marrë vendim për rritje 100 për qind të pagave për kabinetin qeverisës.

Me rritjen e pagave për zyrtarët e Qeverisë, rriten edhe pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Më 2020, Kurti e pati shfuqizuar këtë vendim, mirëpo atëherë nuk janë prekur pagat në sistemin e drejtësisë.

Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, paga mesatare mujore e punëtorëve të sistemit të drejtësisë arrin në deri 2.200 euro.

Ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës – për një ulje të tillë pagash – ka reaguar edhe shoqëria civile, duke thënë se ulja e pagave për sistemin e drejtësisë paraqet ndërhyrje në drejtësi dhe rrit potencialin për korrupsion, prandaj ka kërkuar anulimin e vendimit. /REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 24, 2022 at 1:22 am

    Page 2200 euro ne muaj nuk i kane as gjyqtaret ne Luksenburg.Mire do ja benit po te ju a reduktonit pagat.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama drejt SHBA për Asamblenë e OKB, takim edhe me shqiptarët
  • Tension para Speciales në Hagë, Policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së
  • Gjykata Supreme e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë
  • Shtrenjtimi i tarifave “zbraz” bankat e shkollave private, ku po shkojnë nxënësit
  • Horoskopi ditor, e mërkurë 16 shtator 2026, parashikimi i yjeve për sot

Komentet e Fundit

  1. L.H on Gjyqi i Historisë
  2. demo on Daja i saj akuzohet për dhunë e përdhunim, reagon deputetja Zegjine Çaushi: Më thanë se do martoheshin
  3. Rona rona oeperona, ikin paret si milingona on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  4. his channel world news briefing on SPAK kërkon 1 vit burg për ish-drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato
  5. Zdromsi on Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?