Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Dënojmë gjuhën konflikt-nxitëse të Presidentit serb, ndaj kryeministrit të Kosovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Dënojmë gjuhën konflikt-nxitëse të Presidentit serb, ndaj kryeministrit të Kosovës
BoteKryesorePolitike

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Dënojmë gjuhën konflikt-nxitëse të Presidentit serb, ndaj kryeministrit të Kosovës

Published: December 3, 2022
Shpërndaje

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë  ka dënuar gjuhën e Presidentit Serb Aleksandër Vuçiç ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Deklaratat e Vuçiç, Këshilli i i cilëson “konflikte nxitëse”.

Në një deklaratë për mediat, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thotë se ‘deklaratat e tilla që kujtojnë fjalorin e urrejtjes dhe luftë nxitës të regjimit të Millosheviqit ndaj shqiptarëve, dëmtojnë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe rrjedhimisht edhe paqen e sigurinë në rajon’.

Ndër të tjera thuhet se Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë “mbështet veprimet e Qeverisë së Kosovës për stabilizimin e situatës dhe përkushtimin e saj për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, me ndihmë të Bashkimit Evropian dhe përkrahje të SHBA-ve”, teksa i bën thirrje faktorit ndërkombëtar perëndimor “që të shtojë përpjekjet për arritjen sa më të shpejtë të normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë”.

- Publicitet -

DEKLARATA E PLOTE

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është duke i përcjellë me shqetësim deklaratat e fundit konflikt nxitëse dhe përdorimin e gjuhës denigruese të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq ndaj Kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurti, Ministrit të posa emëruar për Komunitete dhe Kthim të Qeverisë së Kosovës, z. Nenad Rashiq, dhe bashkëpunëtoreve të tij të komunitetit serb që nuk pajtohen me politikën e Serbisë.

Deklaratat e tilla që kujtojnë fjalorin e urrejtjes dhe luftë nxitës të regjimit të Millosheviqit ndaj shqiptarëve, dëmtojnë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe rrjedhimisht edhe paqen e sigurinë në rajon.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet veprimet e Qeverisë së Kosovës për stabilizimin e situatës dhe përkushtimin e saj për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, me ndihmë të Bashkimit Evropian dhe përkrahje të SHBA-ve.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bënë thirrje faktorit ndërkombëtar perëndimor që të shtojë përpjekjet për arritjen sa më të shpejtë të normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe të mos tolerojë veprimet destabilizuese të Vuçiqit, i cili tanimë e bëri të qartë se nuk ka hequr dorë nga orientimi pro-rus, me emërimin në krye të shërbimit për inteligjencë të Serbisë (BIA) të shovinistit dhe anti-shqiptarit famëkeq Aleksandër Vulin.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • ARNAUT says:
    December 3, 2022 at 4:50 pm

    CIRK, Kurti dhe Vucic jane krijesa PERENDIMORE.

    Reply
  • Fehmi Berisha says:
    December 3, 2022 at 5:28 pm

    Humbi njohja,u trete!
    Thirrjet e perpjekjet behen” per normalizim mardheenjesh”.
    E si u beka kjo,kur Serbia agresive ka okupuar territoret tona deri mbi Ure te Ibrit dhe organet e rendit te Kosoves nuk mund te operojne ne gjithe territorin e shtetit.
    Tallja e radhes cila do te jete?
    Plani franko-gjerman model i dy gjermanive ( dy Sernive) na qenka zgjidhja?
    E pastaj pas nje periuudhe te bashkohen dy Serbite apo?
    Me rezoluten 1244 dhe projektin dhelpnak te evropianeve keshtu dele formula.
    Pa ra rezoluta 1244 gjitha takimet e bisedimet jane lojra te Serbise,te perkdhelures se Evropes.
    Cirkus.

    Reply
  • Arberia says:
    December 3, 2022 at 10:32 pm

    NESE SERISH TALLET
    E NE BESE E PRET
    KOSOVEN MARTIRE
    NE TE DREJT TE VET

    DY DUAR PER NJE KOKE
    ASHTU SI SERBIA
    EYROPES TI VAR TORBEN
    NE KEMBE SHQIPTARIA

    Reply
  • mali says:
    December 3, 2022 at 10:43 pm

    Fehmi Berisha me dole ne shteg per here te pare qe kuptove lojen e serbit .E kam thene qe c’do propozim per Kosoven eshte anti shqiptare.E vetmja zgjidhje per te gjitha problemet antikorupsioni dhe mafie eshte bashkimi Shqiperi-Kosove dhe shqiptaret do ta ndenje veten me personalitet ne bote si nje komb i fuqishem dhe me personalitet qe nga perandoria romake ,qe nuk ka bythe te tallet greku e serbi.Nuk e di ne se Kurti ka kete ide te bashkimit sepse Rama dhe Saliu jane serbe.I pe shqiptaret ne Carat dhe zvicer se c’fare bene?Pra shqiperia dhe shqiptaret nuk vdesin.Atdheu ka zot,tradhetaret gjithmone kane perfunduar ne koshin e pleherave qofte se ka pasuri miliarda.

    Reply
  • Fat man says:
    December 4, 2022 at 12:14 am

    Keshilli i koqeve.

    Reply
  • Km says:
    December 4, 2022 at 10:41 am

    Problema eshte inaktiviteti i qeverive shqiptare,AQ me teper i qeverise se kosoves.kerkesa sipas parimit te reciprocitetit mbetet baze veprimi.kerkeses serbe per asocacion te komunave serve i duhet kundervene me kerkesen per asocacion te te gjirhe komunave shqiptare,ne kosove ,serbi shqiperi maqedoni dhe mal te zi.kjo kerkesen ti behet europea.Nuk Ka asnje vlere tia drejtohen serbise.Shikoni pastaj kur te plasin akuzat per shqiperi te madhe.Europa me asocacion serb e pranon serbine e madhe.Pse thartohet per nje kerkesen shqiptare?

    Reply
  • Andis says:
    December 4, 2022 at 5:03 pm

    Nje dite do vije kur Serbia do I puthe bythen Kosoves por do jete shume vone.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?