Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këtë 20 shkurt…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Këtë 20 shkurt…
AnalizaLajmi i fundit

Këtë 20 shkurt…

Published: February 19, 2024
Shpërndaje

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

20 shkurt mbahet mend si dita e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës.

- Publicitet -

Këtë 20 shkurt, ndoshta duke dashur të kenë këtë ditë si simbol të tyre,  opozita, e bashkuar në një federatë, ku, njëri prej pjesëve, Ilir Meta,  as nuk e dinte se cilat ishin pjesët e tjera, do të bëjnë protestë.

Është e mundur që asnjëri prej tyre që do të protestojë nesër nuk ka qenë në 20 shkurtin e vitit 1991 dhe – për këtë jam i bindur – pak prej tyre që do jenë pjesë e protestës, kanë të njëjtat ideale, vizionin apo ëndrrën e një bote ndryshe, si njerëzit e thjeshtë të shkurtit të largët.

E drejta e opozitës është të protestojë. Kjo nuk mund të mohohet nga asnjë qeveri, sado autokrate të jetë, dhe, më tej, sado e dobët, pa mendim dhe e leshatuar të jetë një opozitë.

Protesta nuk është punë e qeverisë. Është e opozitës. Deri këtu jemi në rregull.

Çështja është përse protestojnë?

Kundër qeverisë dhe Edi Ramës. Është e njëjta gjë. Për rrëzimin e saj. Gjithëherë që kjo opozitë nuk ka qenë në pushtet, që të nesërmen e humbjes së pushtetit, ka bërë thirrje për përmbysjen e qeverisë, hedhjen e kreut të saj në Lanë, ka bllokuar rrugët kur ka qenë e fortë në bandat e saj, ka grabitur, ka thyer , dhe , kur ia kanë lejuar, edhe ka djegur.

Kjo që do të ndodhë nesër nuk është risi dhe as ditë e veçantë. Kreu i Foltores, megjithëse në arrest shtëpiak – nuk e di pse jam i bindur se do të synojë të dalë – është njeri i pasionuar pas protestave dhe metingjeve, përmes të cilave erdhi në pushtet në vitin 1992 dhe u rrëzua nga pushteti 5 vite më vonë. Është gjithçka e pritur.

Protesta e nesërme do të ketë në thelbin e saj tri gjëra të tjera, të cilat nuk lidhen me qeverisjen Rama, as me keqpërdorimet e qeverisë, as me djegësit, as me rrugët ku humbasin miliona euro.

Berisha e di fare mirë se qeveria e tanishme nuk rrëzohet dot me protesta, se koha e shtatorit 1998 ka ikur një herë e përgjithnjë, se opozita mund të ndeshet me shkopinj dhe hunj me njëri tjetrin, por jo më me qeverinë. Ëndrra për të pushtuar selinë kryeministrore ka mbaruar në çastin kur dikushi me një shqipe të njëjtë me atë që flasin shqiptarët e Malit të Zi, nga larg, dha urdhërin të prapsen.

Asnjë qeveri në një vend të NATO-s nuk rrëzohet me protestë dhe pushtim institucionesh.

E para, dhe mbi të gjitha, është ajo që fshihet në thellësinë e saj. Familja Berisha. Kjo është tani një e fshehtë e hapur dhe askush nuk ka më dyshimin se nuk luftohet më për vizionin e së ardhmes, por për të ardhmen e një familje, të shpallur “ non grata” nga Perëndimi.

Ky është thelbi i parë i asaj që do të ndodhë nesër. Njerëzit do të vijnë në Tiranë jo për të bërë Shqipërinë si gjithë Europa, por për të mbrojtur një familje, të cilën Europa e ka braktisur, ndërsa dy fuqitë e mëdha anglo saksone nuk e qasin. Të gjitha parullat që do të shfaqen, edhe pse nuk do e kenë të shkruara këtë thelb të protestës, në të vërtetë do e sjellin atë tek njerëzit. Është luftë për një familje, e cila, përmes kreut të saj, jo shumë kohë më parë, kishte deklaruar haptas se “ pas meje, qameti u bëftë”.

Proçeset që kanë nisur ndaj tij dhe familjes së tij, megjithëse ende në fillim, dëshmojnë se tani letrat janë hapur, frika është vrarë, drejtësia ka dalë nga sinori i politikës, njerëzit e tyre të ardhur nga Plepat e Durrësit, në shumicën e tyre janë jashtë sistemit, dhe daullet që bien janë për të keqen e tyre.

Janë shumë ngjarje për t’u trajtuar nga drejtësia. Vetëm njëra prej tyre, ajo e 21 janarit, mund të përmbysë më shumë se një lider, më shumë se sa një familje.

Ai ndodhet në udhëkryqin më të madh të jetës së tij. Nëse nuk e zgjidh dot këtë, ai do të mbetet në historinë e pluralizmit si njeriu që u konvertua shumë shpejt nga komunist besnik në antkomunist të vështirë, për të qenë më pas përsëri në origjinën e tij politike, antiperëndimor.

Ky është thelbi i dytë: anti amerikanizmi që ka si rrjedhë kryesore pikërisht familjen e ish kryeministrit. Duhet të jemi real, rreth tri vite luftë e Foltores kundër frymës demokratike në Shqipëri ka sjellë një valë kundërshtimi ndaj vlerave dhe qeverisjes së Shteteve të Bashkuara. Sado që të përpiqemi ta mohojmë, e vërteta qëndron: Në Shqipëri, e gjithë lufta e Foltores ka qenë pikërisht rritja e kësaj fryme, mohimi i vlerave, rrëzimi i të mundshmes dhe krijimi i një mendësie politike e cila ka lidhje pikërisht me demokracinë dhe stabilitetin.

Analistë të lidhur me opozitën dhe të paguar prej saj, njerëz të politikës, të cilët përgjithësisht janë mediokër dhe të pa shpresë, besimin e tyre e kanë mbështetur vetëm te kreu i Foltores, edhe kur është fjala për çështje të mëdha dhe të rëndësishme, që kanë lidhje me kombin. E gjithë lufta e kreut të Foltores ishte pikërisht kjo: mohimi i vlerave për të minimizuar verdiktin e dhënë për të nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

E treta, lufta brenda llojit. Bashkimi që duket se u bë nga grupi Foltores dhe deputetët e mbledhur rreth Bardhit, nuk ka në vete arsyen e bashkimit, por përfitimet e tij.

Nuk është problem grupi rreth Bashës, muajt që do të vijnë do e bëjnë edhe më të pa rëndësishëm këtë grupim, por njerëzit në bazë, ata të vuajturit dhe që besuan, nuk mund të bashkohen kaq lehtësisht, vetëm se u bashkuan dy figura politike.

Bashkimi është përtej tyre. Deri dje ata ishin përçarja, akuza, hetimi, kërcënimi, përjashtimi, goditja. Tani, me një gisht, u bënë bashkë. Po të tjerët, ata që i kishin besuar?

Këtë 20 shkurt, opozita, në të drejtën e saj, do të protestojë. Më në fund, vendosën të dalin nga rrugica e Saliut për të shkuar në bulevard.

Do kthehen përsëri në rrugicën e Saliut.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. tio on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”
  2. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?