Nga Migena Aleksi
Postimi për kërcënim dhe reagimet e lidhura me deputeten Koçeku përfaqësojnë si ngjarje një përplasje mjaft të rëndë dhe komplekse, e cila mbart përmasa politike, të sigurisë publike dhe juridike. Kur analizohet ky zhvillim, bien në sy disa dinamika shqetësuese se si funksionon politika, drejtësia dhe krimi në Shqipëri.
Mesazhi i deputetes Koçeku është i jashtëzakonshëm për nga toni. Kur një zyrtare e lartë e shtetit zgjedh të bëjë një paralajmërim të tillë në rrjetet sociale me gjuhën “s’kam me lanë pa ju shkatërrue”, kjo tregon një mungesë të plotë besimi te institucionet e zbatimit të ligjit.
Në vend që t’i drejtohet SPAK-ut apo Policisë së Shtetit, ajo zgjedh një format që i ngjan më shumë një “Kanuni” modern sesa sjelljes së një ligjvënëseje.
Konfirmimi i Policisë së Shkodrës se nuk ka asnjë denoncim zyrtar nga deputetja është pika më delikate. Nga njëra anë interpretohet si frikë e saj dhe e familjes për të dëshmuar zyrtarisht, duke menduar se policia nuk i mbron dot.
Nga ana tjetër, kjo e vendos deputeten në një pozitë të pambrojtur. Pa një denoncim dhe pa prova të depozituara, deklarata e saj publike merr vlerën e një akuze pa bazë ligjore në syrin e drejtësisë.
Fakti që ky tension vjen fill pas largimit të saj nga Partia Socialiste ngre dyshime të mëdha mbi prapaskenat e politikës lokale në Shkodër. Në perceptimin publik, kjo shton akuzat e kahershme të opozitës se grupet e skeduara kriminale përdoren si “makineri” influence apo presioni politik gjatë dhe pas fushatave elektorale.
Reagimi i Bajrave përmes avokatit Sokol Tahiraj është një lëvizje e llogaritur mirë juridikisht. Duke përmendur “prezumimin e pafajësisë”, “cenimin e dinjitetit” dhe duke e sfiduar deputeten të dorëzojë prova, ata po përdorin të njëjtën gjuhë institucionale që deputetja e shmangu. Ky përmbysje rolesh, ku grupi i përfolur kërkon ligjin dhe deputetja përdor vetëgjyqësinë verbale, është një ironi e fortë e realitetit shqiptar.
Kjo histori tregon se në Shqipëri, vija ndarëse mes politikës, botës së krimit dhe institucioneve mbetet e turbullt. Kur një deputete ndihet e pambrojtur nga shteti që ajo vetë përfaqëson dhe detyrohet të bëjë “sherifën” në Facebook, ky është një alarm për rënien e autoritetit të shtetit.
Nga ana tjetër, nëse akuzat e saj janë thjesht pjesë e një retorike politike pa prova, kjo tregon degradimin e gjuhës publike nga njerëzit që bëjnë ligjet.
DITA

Kushdo nje mengjez mund te zgjohet dhe te shkruaj nje status per kercenim.Ky status pa prova demton shkruesin dhe e con ne dyert e ligjit.Deputetja ne fjale te faktoje kercenimin qe i eshte bere ose ndryshe te perballet me pasojat e ligjit
Bajrat njihen si familje mafioze. nga ato që i ka qejf Rama. Por për mua Koçeku do që të flitet për të. Prandaj e bën mizën buall. Ndërsa “kutia e Pandorës” as nuk hyn fare te ky shkrim.
1 vit deputete dhe qënka zyrtare e lartë??? Deputet është edhe ai Strazua po jo që nuk është zyrtar i lartë, po nuk ësjtë as njeri. Apo çuni i Faros? Apo vetë maloku i Viçidolit!
Per degradimin e gjuhes publike ke absolutisht dakort…. por nje deputet i parlamentit nuk duhet te bej deklarata te tilla qe tregojne per nje mendesi cubash, papjekuri, kapacitet dhe pergjegjshmeri te rolit qe ka ky person. Dhe mos me tregoni se keshtu eshte “katandisur” shqiperia,ose eshte per tu c’bere SPAK – u dhe ta bejme nga e para po spati besim tek ai,, se nje politikan apo nje deputet duhet te ndjek me qetesi rruget ligjore duke qene e sigurte ne ate qe pretendon, kercenimin qe ka marre ((ne se eshte i vertete), e rrugen ligjore qe duhet te ndjeke, si dhe te tregoje se si e mendon ajo shtetin e te drejtes per te cilin e kane zgjedhur. Perndryshe nuk e ka merituar ate vend (dhe faji eshte i Rames),……..
Ushtrimi i Fjalës së lirë është një e drejtë e dyfishtë sidomos kur bëhet fjalë për ata/o që rreken të mjeshtërohen në gazetari ose janë profesionistë të vertetë.
Unë që shkruaj nën pseudonimin “Qerratai” kam qenë dikur gazetar në Shqipëri e tash jetoj jashtë Shqipërisë.. nuk jam politikisht me asnjë pavarësisht se unë të kaluarën time i kam njohur të gjithë politikanët e gazetarët më të shquar të sotmit…: i kam si miq e kolegë! Të gjithë!!!!!!
Nuk e jap emrin…
…Por do të desha ti them Aleksit se nuk duhet të kërkojë të pamundurë e “thellë” ose një arsyet politike në një histori banale si ajo e Kocekut. Nëse z.nj Kocekut që në fillim do të dorëhiqej edhe nga mandati i saj si deputetë e “pavarur” – gjë që deri më tash nuk Ka ndodhë – atëhere rasti i saj është një rast që përjashton politikën e “madhe”: është një rast pa’ peshë në mjedisin politik lokal në Shkodër…
E vertete – por po aq e vertete eshte se keta deputete jane te rinj ne moshe, pa pjekure e pervoje, pa stabilitetin emocional qe te jep mosha dhe nganjehere thone te verteten e pakontrolluar…
Mendoj se Koceku eshte nje fillestare kaprricioze tipike dukagjinse, vetem nga dukagjinas e dukagjinse gjithmone kur nuk u ka ece me te mire sipas deshires se tyne kan fillu shpifjet e akuzat per tia mberrit qellimit.Kam punu shum vjet ne ata zona, i njoh me fise e familje krejt ato ane. Z. Koceku po duket e irritume, gjoja per flamingot, por halli eshte dikund tjeter, ajo ehte edhe ne doren e dikujt tjeter qe e perdore mendjelehtesin e saj, e nxit e i jep uje. ska per te kalu shum kohe e do i dali kallaji. per kercenimin mendoj se mashtron, shpif per te fitu pik se astu e ka fillu karrieren. dikur ka qarkullu nje thanje per dukagjinasit” dukagjinas zbrit nga mali merre token qe ta fali, e more e xun e zaptun. ma von dukagjinasi ik nga fusha e merr malin si harusha” pra gjithmon mbas interesit castit.
M. Koceku do te bjere viktime e shokut mendor te shkatuar nga tronditjet e pabesise dhe tradhetise se saj ndaj bashkefantorit ne historine e katapultimit te saj, autokratit mendjemadh e arrogant Edi Rama.
Koceku cau Digern,Tani do te vershoje i gjithe Rezervuari i Rilindjes. Duhen 10 si Koceku,qe Edi Rama mosd te shese Trojet kombetare.
M. Koçeku nuk permbush kushtet per deputete te sektit te ringordhjes: 1-Nuk eshte trushplare si Zegjineja; 2-nuk është ne sherbim te narkotrafikanteve; 3-nuk është e pasur dhe nuk vjedh me tendera; 4-nuk vjen nga fis “te fortesh” si Rrahjet; etj.
Marjana qendro gjakftohte.Mos bjer pre e provokimeve!Ti je dfallandyshja e pare qe solli Pranveren
Po pra por kujt tja thuash.
Bravo zj. Koceku… po kjo zj. Spiropali, kur do largohet nga PS ?…
Apo i mjaftojnë llafet që shkruan në fb …
Pse nuk i nxirrni sms qe flasin te verteten. Jeni bere si gazeta RD
te keqen e kocekut me keca e kmesa ne krahasim me kete aleksen me lapsa e leter…