Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij
AnalizaBote

Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij

Published: June 8, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Jehona e asaj që po quhet në gjithë median europiane e më gjerë “Revolucioni shqiptar i Flamingove” ka prekur edhe komunitetin shqiptar në Breshia.

Emigrantët e qytetit të dytë më të pasur në Itali kanë bashkuar zërin e protestës për mbrojtjen e pasurive kombëtare, të bregdetit dhe identitetit tonë mjedisor e kulturor.

- Publicitet -

“Albania is not for sale” (Shqipëria nuk është në shitje) lexohet në pankarta. Në fotot e dërguara në redaksi shohim dy vogëlushë, njëri me flamurin kuqezi mbi shpinë si pelerinë e një heroi të vogël, dhe tjetra me bluzën me shqiponjë.

Familje shqiptare u mblodhën në Parkun e Breshias duke iu bashkuar lëvizjes së emigrantëve shqiptarë kundër korrupsionit në Shqipëri

​Këta fëmijë, ndonëse u lindën në emigrim, sot po mësojnë se atdheu nuk është thjesht një vend ku shkohet për pushime, por një amanet që duhet mbrojtur. Ata po rriten me ndjenjën e dinjitetit dhe të reagimit qytetar.

E gjithë diaspora po dëshmon këto ditë se largësia nuk e zbeh dot lidhjen me tokën. “Revolucioni i Flamingove”, i nisur si një protestë lokale për të shpëtuar habitatet e mrekullueshme si Zvërneci, po kthehet në një simbol të qëndresës shqiptare kundër korrupsionit dhe babëzisë mbi pronën publike.

Sot, edhe Breshia foli shqip. Foli pastër, me zërin e nënave, të rinjve dhe fëmijëve. Flamuri dhe pankartat e tyre janë dëshmia e gjallë se Shqipëria paska ende zot, dhe ata zotër janë qytetarët e saj, kudo që ndodhen.

DITA

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Ashburn USA says:
    June 9, 2026 at 7:19 am

    Babëzia ndaj pronës dhe ruajtja e habitateve lokale si Zvërneci janë dy probleme të ndryshme. Tek e para është shteti me administratën e vet ku sistemi gjyqësor i ndërtuar nga pozita dhe opozita janë përgjegjës. Për 35 vjet ky sistem nuk ka arritur ta kalojë moshën teenager… Ndërsa për ruajtjen e habitateve lokale është mënyra si opinioni i gjërë i njërzeve nëpërmjet organne jo qeveritare bashkëpunojnë në demokraci. Unë si emigrantë nuk mund ti rekomandoje vendit tim të origjinës mos u zhvilloni se fëmijet mi të lindur në dhe të huaj të shijojnë se si flamigot bashkëjetojnë me plehrat e Zvërnecit dhe ta shikojnë këtë thjeshtë si një muze dhe të lumturohen me këtë ndryshim. Zhvillimi nëpërmjet investimebve dhe ruajtja e habitateve janë të mundshme por me një balancë të studjuar mirë dhe me një transparencë publike.

    Reply
    • Na ruajt zoti says:
      June 11, 2026 at 2:40 pm

      Respekt

      Reply
  • protestuesi says:
    June 9, 2026 at 2:17 pm

    U zgjuam vone (por me mire vone se kurre) por me se fundi zgjimi erdhi.
    Protesta u pane anembane Ballkanit sa ne Serbi, Bullgari, Rumani, por vetem ne Shqiperine tone hallemadhe te shpopulluar e varferuar nga kjo kaste e qelbur ne pushtet nuk po protestohej e kjo e mbushi me shprese regjimin kalbesire Rama se ky popull nuk proteston, se ky popull duron, se ky pupull mashtrohet, se ky popull nenshtrohet.
    Por durimit i erdhi fundi! Zverneci eshte vecse pika qe derdhi kupen e mbushur plot me mjerim per shqiptaret e korrupsion e vjedhje pa fund per zagaret e pushtetit.
    Shpirti shqiptar pra me se fundi u be i gjalle, se nje popull qe nuk proteston eshte i vdekur.

    Reply
    • Na ruajt zoti says:
      June 11, 2026 at 2:42 pm

      Zgjuar është SHQIPËRIA
      Ka përvesh mëngët për punë e dinjitet
      Tash po thith edhe investime miliardeshe

      Reply
  • sfilitje.com says:
    June 10, 2026 at 1:33 pm

    Shkrim i detyruar nga oligarket shqiptare qe fshihen mbrapa Protestes. Nuk ka problem kush e porosit dhe eshte apo jo i detyruar shkrimi, Problemi qendron ne faktin se Shkrimi nuk ka thelb, shpirt, nervin gjithshqiptar per Shqiperine. Oligarkeve nuk u interesojne investimet e medha sepse ato i nxjerrin Ata ne plan te trete ne nivel kombetar. Nivel i trete domethene Jo Para me thase si deri tani. Harrojne oligarket se 40 vite me pare mburreshin duke rrahur gjoksin se ishin me origjine fshatare dhe puntore te varfer etj., etj. Sot jane kthyer ne gjakpiresa, nuk i falin as 5 leke te verferve puntore dhe fashtare. I kane skallaveruar ata. Gjaku u protestuesit eshte flori per oligarket.

    Reply
    • Une says:
      June 11, 2026 at 9:59 am

      Ti i cfilituri mjafton te kuptosh qe Oligarku me i madh i ketij vendi, ai qe rri mbi kokat e tere Oligarkeve te tjere pra, quhet Edi Rama! Pastaj do ta kuptosh edhe protesten edhe ata mijra njerez ne te.

      Reply
    • Na ruajt zoti says:
      June 11, 2026 at 2:43 pm

      Bravo
      Ka renë në cektësirë idesh migjena

      Reply
  • demo says:
    June 11, 2026 at 10:56 am

    Kuuurrrreee!Po kurre nuk mund te bashkejetoje Natyra m,e betonin. ZShvillimi Edvinian eshte corba qe gatuan nje i semure psiqik,ndyresire,hajdut,dallkauk.Modeli eshte Butrintio,Palasa.Mos u qorrollepsi me llapaqenerine e Dallaveraxhiut.
    Shporreni me force se nuk hiken me te mire.Vetem kur ta shporrni do merrni vesh cfare i ka sterrosur ketij vendi.

    Reply
    • Na ruajt zoti says:
      June 11, 2026 at 2:44 pm

      Shqipëria ashtu si motrat e saj
      Kroaci,Greqi,Mal i zi
      Fyerjet janë mediokritet

      Reply
      • Aldrin says:
        June 11, 2026 at 3:56 pm

        Ik moj Zgjyre e Ramutit, Shqiperia nuk eshte e juaja te na jepni modelet tuaja, si kerma dhe kontrabandiste qe jeni.
        Ketu dalin faktet qe parate 190 milione euro do ti kalonin Artus Shehut, dhe po te anyllohej projekti, keta akoma me teorine kriminale te Zhvillimit.
        Ky eshte Zhvillumi
        E gjtha skeme kriminale, keta thone si ne Kroaci, po shko ti mor qelbesire e behu qytetar Kroat, mbase te vjen per shtat te rrosh atje.
        Nisu, qe tani
        Plere e ndyre, nuk ka cfare na duhesh, fare bile

        Reply
  • Na ruajt zoti says:
    June 11, 2026 at 2:40 pm

    Po ne që nuk e mbeshtesim protestën me 2000 e 20000 njerez por jemi për më shumë zhvillim e punë për të kapur simotrat në EUROPË nuk jemi dallëndyshe të vendit
    Ah moj migen sheh me emocion ende
    Që harrohen e nuk i lexon kush
    Një flamur nëpër sheshe nuk tregon diçka kur thua SHQIPËRIA E SHQIPTARVE

    Reply
    • Ylli says:
      June 12, 2026 at 7:03 am

      ti shko mbeshtetja Rames, por kujdes mos te mbetet ne dore ashtu i thyer ne dysh sic eshte.

      Reply
  • laerti says:
    June 11, 2026 at 5:06 pm

    Trim i shqiptareve, skenderbe
    Mos rri i derdhur ne bronx sikunder je
    Nxirre shpaten tende si rrufe
    Shkrije e beje pranga
    Per politikanet hajdute shqiptare
    Qe hiqen burra, por kane veshur tanga!
    Dy pale pranga dergoja xha Brahos qe gjume po fle
    Ti kete per Ramen e Berishen
    Qe vetem fatkeqesi sollen mbi kete dhe!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  • VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  • Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!
  • U eliminua nga Botërori në fazën e 1/8-ave, trajneri i kombëtares së njohur jep dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Hasoni on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. xxx on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. fshatari.pafshat on Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  4. nastradini on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. demo on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?