Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këto vargje të Arben Dukës për Tiranën dhe Veliajn, duket sikur janë shkruar sot!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Këto vargje të Arben Dukës për Tiranën dhe Veliajn, duket sikur janë shkruar sot!
Kendi i KryeredaktoritVargje

Këto vargje të Arben Dukës për Tiranën dhe Veliajn, duket sikur janë shkruar sot!

Published: 7 Prill, 2019
Shpërndaje

Shënim i Kryeredaktorit

Tirana është sot nën presionin e fortë të rritjes. Ai që ka mbi supe përgjegjësinë e madhe të drejtimit të këtij qyteti – duhet jo vetëm të harmonizojë interesa aktuale të kundërta e shpesh të papajtueshme – por edhe të korrigjojë e menaxhojë trashëgiminë e një të shkuare të papërgjegjshme.

Kjo përzierje mes të sotmes e të djeshmes kërkon aftësi që shkojnë shumë përtej mediokritetit që ofron identikiti i politikanit të sotëm apo niveli i administratës që kemi. Është një sfidë e pazakontë në rrethana të pazakonta.

- Publicitet -

Erjon Veliaj dhe ekipi i tij ia ka dalë! Nuk po i reshtojmë ndryshimet se lista është shumë e gjatë. Por të mohosh sot në mënyrë kategorike çdo arritje të Bashkisë së Tiranës dhe çdo meritë të kryetarit aktual të saj, është qesharake dhe e pabesueshme. Është miopi, verbëri.

Dhe i verbër nuk është vetëm ai që nuk sheh, por edhe ai që zgjedh të mos shohë atë që duket. Ky i fundit mbetet i verbër edhe mendërisht.

Përndryshe, nuk di banori i sotëm i kryeqytetit, të qajë apo të qeshë kur sheh se balta përhapet përgjithsisht nga ata që e katundarizuan dhe e bënë të pajetueshme Tiranën e djeshme.

Të rinjtë ndoshta, nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me Tiranën në vitet 1990, kur bashkinë e kryeqytetit e drejtuan dy ‘demokratë”. Ky qytet, i vogël, por i pastër i para ’90, u shndërrua pas ’90 në një xhungël të qelbur. Çdo shesh publik dhe çdo park u shkatërrua, e gjora Tiranë u mbush me kioska, u dhunua, u vodh, u tejpopullua.

Këto vargje që i morëm nga arkiva e pasur e të ndjerit Arben Duka në DITA, janë shkruar në prill 2019. Por duket sikur janë shkruar sot. Si për të na dëshmuar se çeta e baltës ka mbetur e njëjta dhe se akuzat politike riciklohen deri në lodhje për ata që nuk kanë kujtesë.

Nga Arben Duka

Botuar në DITA, pril 2019

Opozita dhe zgjedhjet lokale,
gjer tani i ka refuzuar,
po sulmet kundër Erion Velisë,
në front të gjerë kanë filluar!

Diku dëgjova rastësisht,
kur Bashkimi titujt lexonte,
që një gazetë – Erion Velisë,
“pesëdhjetë krime” i numëronte!

S’e mora vesh kush e shkruante,
nuk ia dëgjova emrin horrit,
mendova se “pesëdhjetë krimet”,
ishin rubrikë e humorit!

Nuk presim më nga llagëmi,
të dëgjojmë fjalë të mira,
po gjer në ekstrem të shpifjes,
s’mund të kalojë shkretëtira!

Tirana me rrënjë ka ndryshuar,
janë bërë këtu mrekullira!
Por jo… “50 krime” radhit,
dhe na i shpif shpifësira,

Ata s’mund të bënin dot ndryshe,
lokalet kanë për t’i bojkotuar,
se humbjen me PS-në dhe Erionin
e kanë të plot-garantuar!

Unë, anë, nuk kam pse të mbajë,
Se veç një gazetë kam në xhep,
por ndryshimin dhe dorën Bashkisë,
ia shohim përditë cep më cep!

Ndryshimet kuptohet s’i sheh,
Veç ky llagëmi buzë Lanës,
turistët që venë edhe vinë,
ia shohin të rejat Tiranës!

Nëse mohon ti çdo punë,
asgjë të mirë ti nuk gjen,
edhe për ata që të ndjekin,
je gënjeshtar dhe legen!

Sytë tanë i kemi në ballë
dhe shohim çdo punë bashkie,
nuk kemi pse “shohim” vërdallë,
me syze të errëta partie!

Kjo propagandë që ta shpif
E që gjithçka e mohon,
nëse ti maskara, do ta dish,
Erion Velinë e nderon!

Tani e dimë që Veliaj,
drejton, frymëzon, ka talent,
me Tiranën e sotme ai vetes,
i ka ngritur tashmë monument!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Cili është skenari më i keq për Shqipërinë në rast të zgjerimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit?
  • LUTJA… In memoriam Alban Shehu
  • Karriera e gjykatëses shkodrane që do vendosë nëse kryebashkiaku i Tiranës do ta presë në qeli apo në zyrë fundin e hetimeve dhe gjykimin
  • Konflikti Iran-Izrael dhe ndikimi në luftën Rusi-Ukrainë
  • Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Komentet e Fundit

  1. Mohikani në Dasma e Alex Soros bën bashkë demokratët e SHBA, Rama dhe Hillary Clinton, fjalime për çiftin
  2. intelektuali në Dasma e Alex Soros bën bashkë demokratët e SHBA, Rama dhe Hillary Clinton, fjalime për çiftin
  3. TRENI në Shqipëria drejt zhvillimit të teknologjisë e industrisë, BERZH do financojë 900 mln euro
  4. TRENI në Kush janë dy deputetët e PD-së që do të arrestohen nga SPAK?
  5. TRENI në Arbëreshi Albanese drejt mandatit të dytë si kryeministër i Australisë, humb zgjedhjet “klienti” i La Civita
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?