Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KiE reagon për mbylljen e kolegjit turk: Shqipëria u vu nën presionin e jashtëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > KiE reagon për mbylljen e kolegjit turk: Shqipëria u vu nën presionin e jashtëm
AktualitetPolitikeUncategorized

KiE reagon për mbylljen e kolegjit turk: Shqipëria u vu nën presionin e jashtëm

Published: October 21, 2022
Shpërndaje

Disa nga anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kanë reaguar ashpër për mbylljen e kolegjit turk në Tiranë rreth një muaj më parë.

Në një deklaratë të përbashkët, ata shprehen se me mbylljen e një institucioni arsimor, Shqipëria u bë shembull i përdorimit të autoritetit public për qëllime politike.

Teksa citojnë shoqërinë civile dhe juristët se mbyllja e shkollës ishte vendim arbitrar i qeverisë shqiptare, për shkak të presionit të autoriteteve turke.

- Publicitet -

Në deklaratë me tej thuhet se Erdogan përdori peshën e tij për të kontaktuar autoritetet shqiptare dhe qeveritë e tjera duke kërkuar mbylljen e shkollave të themeluara nga një grup i caktuar shtetasish turq, të cilët ishin në opozitë.

“Ne jemi të shqetësuar që Shqipëria, si vend kandidat për në BE, nuk respekton shtetin e së drejtës duke u vendosur politikisht nën presionin e jashtëm”- theksohet në deklaratë.

“Shqipëria, një shembull i fundit i përdorimit të autoritetit publik për qëllime politike Ne, të nënshkruarit, deklarojmë sa vijon:

Më 22 shtator 2022, qeveria shqiptare anuloi dy institucione arsimore turke për shkak të një procedure të pretenduar zhvendosjeje. Kjo mbyllje u vlerësua nga juristët, akademikët dhe shoqëria civile si një vendim arbitrar i qeverisë shqiptare për shkak të presionit të autoriteteve turke.

Për më shumë se shtatë vjet, politika e jashtme turke e bëri misionin e saj mbylljen e institucioneve arsimore të perceptuara si të sikletshme për qeverinë Erdogan. Presidenti turk përdori peshën e zyrës së tij për të kontaktuar autoritetet shqiptare dhe qeveritë e tjera duke kërkuar mbylljen e shkollave të themeluara nga një grup i caktuar shtetasish turq, të cilët ishin në opozitë. Këto përpjekje për mbylljen e shkollave u pasuan shpesh me rrëmbime dhe ekstradime të paligjshme. Rastet e rrëmbimit të mësuesve turq kanë ndodhur në të njëjtin skenar në Republikën e Moldavisë (shih Doc. 14649“Thirrja e Republikës së Moldavisë për të rivendosur sundimin e ligjit”) dhe kanë çuar në dënimin e vendit nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Ne jemi të shqetësuar që Shqipëria, si vend kandidat për në BE, nuk respekton shtetin e së drejtës duke u vendosur politikisht nën presionin e jashtëm.

Asambleja Parlamentare duhet ta ndjekë këtë rast dhe t’i bëjë thirrje Shqipërisë të respektojë shtetin e së drejtës”- thuhet në reagimin e KIE.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • mali says:
    October 21, 2022 at 5:20 pm

    KiE nuk e ve vehten ne siklet te akuzoje Erdoganin per nderhyrje duke permendur emer.Eshte jashte llogjike dhe praktike diplomatike.Kjo eshte sajese e Rames kunder Erdoganit qe e deboi si qen i zgjebosur kur iu mburr ne viziten ne turqi qe kishte mbyllur nje shkolle turke me shprese te se do te merte shperblim.Erdogani eshte burre zotni qe nuk e ben luften me femijet dhe shkollat,dhe aq me shume per shkolla turke jashte turqise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 13 nëntor 2026
  • Pasqyra e Dublinit
  • BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  • VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit e më pas Manaj, Shqipëria triumfon 2 me 0 ndaj Finlandës në Tiranë
  • Është e vërtetë që Shqipëria e momentit kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë ishte 92 mijë km2?

Komentet e Fundit

  1. labi doktori on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  2. Leshi on Nga “rivitalizimi” te kulla 65-katëshe: Themelohet kompania që do të ndërtojë mbi truallin publik te Pallati i Kongreseve
  3. Ramazoni pri Tirone on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  4. Flamur Struga on Përplasja për pagat: Qeveria shqiptare përballë gjyqtarëve dhe prokurorëve
  5. Flamur Struga on Shqipëria do të bëhet vendi më i ri në rrjetin ndërkombëtar të lëvizjes hebraike Chabad-Lubavitch

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?