Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kievi pa energji elektrike dhe ujë, Rusia kryen sulm masiv ajror në Ukrainë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Kievi pa energji elektrike dhe ujë, Rusia kryen sulm masiv ajror në Ukrainë
BoteLajmi i fundit

Kievi pa energji elektrike dhe ujë, Rusia kryen sulm masiv ajror në Ukrainë

Published: August 26, 2024
Shpërndaje

Autoriteti shtetëror i energjisë i Ukrainës njoftoi se po aplikon ndërprerje emergjente të energjisë pas një sulmi masiv me dronë dhe raketa nga Rusia në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase më 26 gusht. Kryetari i Kievit, Vitali Klitçko, tha se furnizimi me ujë dhe energji elektrike në disa pjesë të kryeqytetit është ndërprerë, ndërsa Rusia nisi sulmin e saj në shkallë të gjerë gjatë orëve të para të mëngjesit.

Në një mesazh, zyra e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dënoi siç e quajti ai “dëshirën e Rusisë për të shkatërruar sektorin” ukrainas të energjisë dhe premtoi se kjo “do t’i kushtojë shumë Rusisë”, përfshirë infrastrukturën e saj. Ndërkohë, shefi i stafit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, u bëri thirrje aleatëve të Kievit ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë armët, me të cilat e ka furnizuar Perëndimi për të kryer sulme me rreze të gjatë kundër Rusisë.

Yermak tha se kjo do të “përshpejtojë fundin e terrorit rus”.

- Publicitet -

Sipas zyrtarëve ukrainas, forcat ruse sulmuan disa qytete ukrainase, duke vrarë të paktën tre persona dhe plagosur disa të tjerë.

Një person u vra dhe një ndërtesë banimi u dëmtua në qytetin veriperëndimor të Lutskut, sipas kryetarit të qytetit, Ihor Polischuk. Dy persona u vranë në rajonet Zaporizhja dhe Dnipropetrovsk, sipas autoriteteve lokale. Në rajonin Poltava, pesë persona u plagosën pasi një objekt industrial u godit nga bombat. Tre shpërthime u raportuan në rajonin e Vinitsia.

Më herët, 16 rajone në Ukrainë, përfshirë kryeqytetin Kiev, ishin nën alarme të reja për sulme ajrore pas sulmeve me valë dronësh nga Rusia më 26 gusht. Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës kishte paralajmëruar qytetarët që të mos injorojnë alarmin e sulmit ajror pasi kishte zbuluar ngritjen e 11 bombarduesve rusë Tu-95MS.

Komanda shtoi se kishte zbuluar lëvizje dronësh në disa rajone dhe në Kiev, ndërsa Marina e Ukrainës tha se në Detin e Zi gjendeshin katër anije ruse që mbanin deri në 28 raketa lundrimi Kalibr. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se 20 dronë ukrainas ishin shkatërruar gjatë natës.

Guvernatori i rajonit Saratov të Rusisë, Roman Busargin, tha se dronët kishin shënjestruar qytetet Saratov dhe Engels dhe kishin dëmtuar dy ndërtesa banimi. Ai tha se dëmi u shkaktua nga mbetjet që ranë pasi sistemet e mbrojtjes ajrore qëlluan dronët. Agjencitë ruse të lajmeve raportuan se katër gra u plagosën në Saratov dhe se një grua u shtri në spital. Nuk u raportua për viktima në qytetin Engels.

Engels dhe Saratov ndodhen në brigjet e kundërta të lumit Vollga, me një bazë ushtarake strategjike të bombarduesve që ndodhet rreth 12 kilometra larg nga vendi ku u kapën dronët.

Saratov është rreth 900 kilometra nga kufiri ukrainas. Duke cituar zyrën e shtypit të aeroportit, agjencitë e lajmeve thanë se në aeroportin rajonal të Saratovit u kufizuan fluturimet. Radio Evropa e Lirë nuk mundi t’i verifikonte në mënyrë të pavarur këto raportime. Ukraina dhe Rusia këmbëngulin se nuk synojnë civilët në sulmet e tyre, por infrastrukturën kritike luftarake./REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • AUDIOPËRGJIMI: Kontroll në vilën e Ron Yeffet, SPAK sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes
  • Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  • “Hajdut, ik o plehrë”, Braçe spërkatet me ujë, tenton t’u kërkojë llogari protestuesve, e shpëtojnë policët dhe media
  • Shqipëria humbet 19.4% të energjisë në rrjet, mbi 3 herë më shumë se mesatarja e BE
  • Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari esktradohet nga Dubai drejt Belgjikë

Komentet e Fundit

  1. K R on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun
  2. Bekim on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  3. Ethem Lalaj on Arrestimet e SPAK, Rama për median gjermane: Jo të gjitha procedurat përputhen me standardet e BE
  4. EdiRamaTallaVa (ERTV) on Arrestimet e SPAK, Rama për median gjermane: Jo të gjitha procedurat përputhen me standardet e BE
  5. Anonymous on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?