Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kim: “Ne e shpallëm Non Gratën, tani ju duhet të merrni vendimet tuaja!” Çfarë thotë për kreun e ri të SPAK
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Kim: “Ne e shpallëm Non Gratën, tani ju duhet të merrni vendimet tuaja!” Çfarë thotë për kreun e ri të SPAK
KryesorePolitike

Kim: “Ne e shpallëm Non Gratën, tani ju duhet të merrni vendimet tuaja!” Çfarë thotë për kreun e ri të SPAK

Published: January 19, 2023
Shpërndaje

 

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim e pyetur për situatën brenda Partisë Demokratike, ka përcjellë një mesazh për të gjithë demokratët, që të marrin vendimet e duhura në interes të kombit.

“Ky është një vendim që partia dhe mbështetësit e saj, dhe në fund votuesit shqiptarë, duhet të marrin. Nuk mund t’i marrim ne vendimet për ta.

- Publicitet -

Ne e kemi bërë shpalljen (non-grata) në përputhje me interesin tonë kombëtar. Populli shqiptar, udhëheqësit shqiptarë duhet të marrin vendimin e tyre bazuar në atë që është në interesin kombëtar të Shqipërisë.

Kemi opinionin tonë dhe e kemi ofruar atë, i cili është që duhet të ecni përpara. Një nga gjërat për të cilat mendoj se të gjithë biem në një mendje është që në një demokraci, roli i opozitës është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Duhet të keni opozitë të vërtetë që jo vetëm ka udhëheqës por që është e aftë të fitojë zgjedhje. Anëtarët e Partisë Demokratike duhet të mendojnë për këtë pyetje dhe të marrin vendimin e tyre.

Shpresa jonë është që Partia Demokratike të përfaqësojë përsëri të ardhmen, të jetë përsëri forca që ka aftësi ta çojë Shqipërinë përpara, jo pas”, tha Kim.

Ajo foli edhe për zgjedhjen në krye të SPAK të Altin Dumanit dhe fjalët se ai është i preferuar nga amerikanët.

Ambasadorja Kim tha se prezenca e saj në procesin e zgjedhjes ka qenë një tregues e SHBA-ja mbështet Reformën në Drejtësi.

“E shpjegova ditën kur shkova aty, sepse e di që njerëzit po tirrnin lloj-lloj teorish dhe kishte shumë keqkuptime. Përsëris, pati një përpjekje për ta paraqitur këtë si një person që ishte kundër një tjetri.

Është thjesht çmenduri. Arsyeja pse ishim atje ishte arsyeja pse kemi qenë në takime të tjera si ky dhe aktivitete të tjera të ngjashme. Për të përforcuar dhe demonstruar mbështetjen e fortë të SHBA për zbatimin e reformës në drejtësi.

Për t’u siguruar që secili e kupton që ne presim nga lojtarët, aktorët këtu që të ndjekin shtetin ligjor, që kur marrin vendime, duhet të marrin vendime të bazuara në ligj dhe rregulla dhe kritere, jo bazuar në frikë apo favore.

Është shumë e rëndësishme që kushdo që të zgjidhej kreu i SPAK ose kushdo që zgjidhet gjyqtar apo inspektor, të gjithë këta individë në sistemin e drejtësisë, është e rëndësishme të kuptojnë, të besojnë dhe, në fakt, të vendosen në ato poste bazuar në kualifikimet e tyre, jo si rezultat i kërcënimeve a favoreve.

E di që ka shumë teori sikur Shtetet e Bashkuara favorizojnë një kandidat të caktuar apo kundër këtij apo atij personi. Të gjitha janë të rreme. Janë vërtet lajme të rreme. Synimi ynë i vetëm në çdo gjë që kemi bërë për sa i përket reformës në drejtësi është të sigurojmë zbatimin e saj në përputhje me ligjin dhe për të përforcuar kurajon e atyre që janë në pozita me përgjegjësi për të bërë punën e tyre”, tha Kim.

m.b./dita

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • bekimi says:
    January 19, 2023 at 11:35 pm

    Dy fjale per botuesin e Dites per palen shqiptare dhe zotin Eskobar per palen amerikane..
    .
    Te nderuar zoterinj..nuk ka ndodhur qe nga krijimi inernetit qe nje ambasadore te gjuaje me bresheri 5 artikuj rrjesht per me pak se nje ore
    .
    Ka ardhur koha te themi

    STOP KIMINVAZION MEDIA IN ALBANIA..

    Altin Dumani i preferuari i SHBA?, Kim: E pavërtetë!
    .
    “Dy qeveritë kanë lidhje të fortë”, Kim: “Me Ramën, vetëm raporte zyrtare”
    .

    Intervista, Kim: Disa nuk po i zë gjumi, kanë frikë se do shkojnë në burg
    .
    Yuri Kim: Shqiptarët në rrugën e duhur për të udhëtuar pa viza në SHBA
    .
    Kim: Ne e shpallëm Non Gratën, tani ju duhet të merrni vendimet tuaja!
    .
    Dy fjale per artikullin e fundit (non grata)

    Zonje..Usali Biberishaj eshte prodhim jugoserbo-amerikan made in 1991 dhe jo vetem duhet te kerkoni falje por eshte detyrim I juaji ta hiqni nga skena ,me po ate “dirty job” qe e prute nga Beogradi dhendrin e Milices

    Stop Kiminvazion of medialbania !!

    Reply
  • SPAK says:
    January 20, 2023 at 12:58 am

    Falemnderit Z. Ambassadore Kim! Nje gje eshte e sigurte Saliu dhe PD me Liken jane e keqja e Kombit tone dhe qe minojne miqesine midis dy popujve tane! Ju duam, na ndihmoni!

    Reply
  • mali says:
    January 20, 2023 at 1:05 am

    Gjerat jane ndryshe ,vetem me ndryshim qeverie.Keshtu ne prodhojme gomone dhe shpopullim te lopeve,dhenve,dhive dhe te turizmit.

    Reply
  • Lol says:
    January 20, 2023 at 1:10 am

    GOOD JOB .MS KIM
    EFKARISTO POLI
    TANI BOLL ME KAQ
    VAI VIA PER NE SHTEPI

    EHTE SHTET I PAVARUR SHQIPERIA
    BEJ PUNEN QE TE TAKON
    APO NA KA NGORDHUR QEVERIA

    QEVERIA

    Reply
  • mirel says:
    January 20, 2023 at 3:54 am

    Nuk keni pare gje akoma…

    Reply
  • Lasgushi says:
    January 20, 2023 at 8:09 am

    Mirë moj z.Kim.Me pamje prej geishe dhe karakter samurai.
    Kaq e veshtire është të sillni ne SPAK,materiale baze,që i kane sherbyer Departamentit të Shtetit, per shpalljen non grata të Sali Berishes.
    Kaq kohe këtu.Akoma nuk ke mësuar,se shqiptari nuk I ze bese,as xhaketes që ka veshur vetë.

    Reply
  • intelektuali says:
    January 20, 2023 at 8:58 am

    Zonja e panerume Kim:

    NON GRATA AMERIKANE ESHTE BERE SI NJE LETER BYTHE E PERDORUR PA ASNJE VLERE JURIDIKE

    Pse e deklaroj kete? Edhe ambasadori i panerum Donald Lu e shpalli non grata Kryeprokurorin Adriatik Llalla sapo ky deklaroi ne studio TV se ky ambasador turpi dhe rezili ishte sekser i firmes mafioze grabitqare Bankers Petroleum qe po i vidhte si i papare dhe po i vjedh akoma naften Shqypnise pa paguar kurgje ne shtet me ndihmen e Kryemafiozit drogaxhi Edi Rama ne kembim te mbeshtetjes se pushtetit te tij absolut politik dhe Gjykata servile shqyptare e denoi me burg Kryeprokurorin me akuza tejet qesharake per abuzime financiare per nje ullishte tek “perroi i thate”, kur gazetaret amerikane e pyeten ambasadorin sekser Donald Lu pse e shpalli DASH non grata Kryeprokurorin shqyptar ai u pergjegj: “I thashte te fuste ne burg Sali Berishen dhe Ilir Meten dhe ai nuk pranoi” HA HA HA! Cfare cinizmi idiot amerikan per aplikimin e Ligjit Magnitski! Nga ana tjeter edhe Sali Berisha edhe Ilir Meta e kane hak ndeshkimin e tyre nga Drejtesia Demokratike per krimet qe kane kryer ne kurriz te popullit shqyptar, por bashke me Sali Berishen duhet te ndeshkohet edhe Bush Junjori dhe Pentagoni i tij qe financuan firmen private Saliu&Son me 300 meleone dollaro USD per bumjen vrastare te Gerdecit dhe per fisheket e ndryshkur kineze te Enverit qe ambasadori kriminel Withers dhe bedeli i Saliut, Fatmir Mediu i kishin gaditur per t’ja shitur Ushtrise amerikane ne Afganistan dhe prandaj ne kete kendveshtrim:

    NE GJYQIN E SALI BERISHES DUHET TE ULET SI I AKUZUAR EDHE BUSH JUNJORI ME PENTAGONIN E TIJ

    dhe:

    Kur SHBA te mare persiper fajin e vet per tragjedine mafioze te Gerdecit dhe te fishekeve te ndryshkur kineze dhe kur DASH te paguaje dhe demshperbleje familjet e viktimave te aferes se tyre mafioze ne Shqypni, vetem atehere Drejtesia do te vihet ne vend dhe viktimat e Gerdecit do te gjejne paqe,

    ndryshe:

    KJO RETORIKE URDHERUESE DUKET SI PROPAGANDE

    Ne nje shtet tjeter te rajonit tone personi i shpallur non grata amerikane ne baze te ligjit Magnitski, nje biznesmen qe eshte po keshtu deputet i Paramentit te vendit dhe ka hapur gjyq ne SHBA me qeverine amerikane per veprim antiligjor dhe eshte ne rruge ta fitoje betejen ligjore me DASH duke kercenuar ambasadoren amerikane ne kete vend qe ta mbyllte squpin se do ta hidhte edhe ate ne gjyq dhe do t’i kerkonte miliona dollare demshperblime per llafet pa dogane qe hidhte ne media. Prandaj mengadale me deklaratat urdheruese, se shqyptaret nuk jane aq budallenj dhe dine te lexojne median nderkombetare.

    Reply
  • alphade says:
    January 20, 2023 at 10:28 am

    Prrpara se SPAK (A-SPAK-u) te beje punen e tij,
    SHBA duhet te sjelle minimalisht n’ja 200 ma-
    rinsa ne Tirane per t’i vene drune SPAK-Ut dhe
    te ndertoje nje SPAK te perbere Fifty -Fifty me
    nderkombetare e shqiptare ku ne krye te tij te
    jete nje “JOBSON” ! Atehere une do te besoj se
    dicka do te behet : Sa per kingigjentin e tanishem
    mund te themi pa ndroje se ky grup eshte teresisht
    “Brumi” i Sali Berishes duke filluar nga KRAJA e Du-
    mani e deri ne kolltukun e fundit. marrin rrogat kaca/
    fiu mujore sa qe nje pensionist nuk i merr tere jeten ,
    u servilen diplomacise te akreditusr ne Tirane dhe me
    Kaq e kane kryer detyren ! Saliu dhe Meta shtiren sikur
    kritikon SPAK/ un por “Kjo eshte Loje” do te thoshte
    artisti i madh Ndrec Luca …..

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    January 20, 2023 at 11:11 am

    rrenat se shqiptaret do te shkojne ne Shba,pa viza jane hapur ne viziten e Bushit te ri Shqiperi.

    Reply
  • Abdul Dibra says:
    January 20, 2023 at 11:57 am

    Ne nje analize te ftohte veprimtaria e Sali Berishes shtrihet nga nje lider i shitur tek qarqet antishqiptare ne variantin me te mire si nje politikan i deshtuar.Persa i perket shoqerise shqiptare, eshte impresionues progresi i saj nga nje shoqeri feudo komuniste ne nje shoqeri paramoderne perendimore me perpjekje gjigande per tu bere nje shoqeri moderne perendimore.

    Reply
  • info analitike says:
    January 20, 2023 at 3:11 pm

    Reforma ne sistemin e drejtësisë ka rezultuar nje drejtim total. Per kete ambasadorja Kim mban përgjegjësi personale sepse ndërhyrjet e saj nuk kanë qenë aspak diplomatike por thjesht personale. Me ndikimet e saj dhe ultimatumit mediatike ka justifikuar rikapjen e sistemit te drejtësisë nga politika. Sot shume qytetare enden gjykatave me procese gjyqësore qe po zvarriten pafund. Ky ishte rezultati i disfatës se Yuri Kim me reformën ne drejtësi. Heshtja e saj ndaj kapjes se shtetit nga bandat e krimit e te drogës tregon se sa larg eshte drejtësia objektivit te luftës kundër korrupsionit dhe krimit.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 20, 2023 at 5:42 pm

    Intervista e dhënë e Zonj.Kim mund të quhet..AS MISH AS PESHK:
    1.Më e rëndësishmja..REFORMA NË DREJTËSI-Për Shqipëtarët nuk është bërë siç duhet.Jo vetëm që nuk jan dënuar të korruptuarit e mëdhej Sb & Im familjarisht dhe me Aleatët,Por nuk u është SEKUESTRUAR pasuria të gjithë Shtetarve që nga 1992 prej 350 mild.$,ndonse ka qën kërkesë e DASH + BE.Kjo çështje nuk ju kërkua nga moderatori dhe Zonja KIM duhet ta shtronte si detyrë për SPAK për të ardhmen.Kjo u duhet më shumë Shqipëtarëve.
    2.Reformën në Drejtësi e drejton kryesisht Amerika..dhr dështimi i reformës është i TYRE.Ndaj Ambasadorja mburri arritjet në drejtësi.
    -Kritika që bëri E.Rama për dënimet SELEKTIVE VETËM djathtas Ambasadores nuk i erdhi mirë.Që këtu filloi fraktura midis RAMËS & KIM që Ajo nuk e shfaqi hapur.
    3-Mos ndëshkimi Sb & Im si të korruptuar më të mëdhej në Shqipëri është drejtimi që i jep Ambasadorja SPAK-ut.Këtë e di mirë çdo Shqipëtar tashmë.
    -Dihet se prekurorët dhe gjyqtarët janë vazhdim i frymës berishiste 92.Ata do të vazhdojnë të mos e zbatojnë ligjin një lloj për të gjithë deri sa të jet Sb në Politikë dhe mbi dhe..!
    4.Shqipëtarve nuk u duhet nëse Sb me shpalljen non grata shkon apo jo në Amerikë.Atyre u duhet pse nuk dënohet Ai dhe Shpura e tij që kan Vjedhur popullin në 32 vite dhe Sb nuk është thirrur asnjëherë në drejtësi.Dhe kur një deputet i PD thirret në prekurori në sallë shkojnë të gjithë deputetët e PD.Ndaj gjyqi për Salianin etj të PD shtyhet 7 herë..!
    -Rruga e mbarë Zonja KIM.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 20, 2023 at 5:47 pm

    Intervista e dhënë e Zonj.Kim mund të quhet..AS MISH AS PESHK:
    1.Më e rëndësishmja..REFORMA NË DREJTËSI-Për Shqipëtarët nuk është bërë siç duhet.Jo vetëm që nuk jan dënuar të korruptuarit e mëdhej Sb & Im familjarisht dhe me Aleatët,Por nuk u është SEKUESTRUAR pasuria të gjithë Shtetarve që nga 1992 prej 350 mild.$,ndonse ka qën kërkesë e DASH + BE.Kjo çështje nuk ju kërkua nga moderatori dhe Zonja KIM duhet ta shtronte si detyrë për SPAK për të ardhmen.Kjo u duhet më shumë Shqipëtarëve se sa burgimi tyre.
    2.Reformën në Drejtësi e drejton kryesisht Amerika..dhe dështimi i reformës është i TYRE.Ndaj Ambasadorja mburri arritjet në drejtësi.
    -Kritika që bëri E.Rama për dënimet SELEKTIVE VETËM djathtas Ambasadores nuk i erdhi mirë.Që këtu filloi fraktura midis RAMËS & KIM që Ajo nuk e shfaqi hapur në intervistë.
    3-Mos ndëshkimi Sb & Im si të korruptuar më të mëdhej në Shqipëri është drejtimi që i jep Ambasadorja SPAK-ut.Këtë e di mirë çdo Shqipëtar tashmë.
    -Dihet se prekurorët dhe gjyqtarët janë vazhdim i frymës berishiste 92.Ata do të vazhdojnë të mos e zbatojnë ligjin një lloj për të gjithë deri sa të jet Sb në Politikë dhe mbi dhe..!
    4.Shqipëtarve nuk u duhet nëse Sb me shpalljen non grata shkon apo jo në Amerikë.Atyre u duhet pse nuk dënohet Ai dhe Shpura e tij që kan Vjedhur popullin në 32 vite dhe Sb nuk është thirrur asnjëherë në drejtësi.Dhe kur një deputet i PD thirret në prekurori në sallë shkojnë të gjithë deputetët e PD.Ndaj gjyqi për Salianin etj të PD shtyhet 7 herë..!
    -Rruga e mbarë Zonja KIM.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14
  • Cili është sekreti i një jete të gjatë? Përgjigjen mund ta kenë tre motra
  • Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  • U hodh për të notuar dhe nuk doli më, zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane
  • Rama replikon me aktivistin: “F*ck You” u thashë atyre që më akuzojnë

Komentet e Fundit

  1. Buda on Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  2. demo on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. alldron on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  4. xxx on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  5. Emigranti on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?