Kina do të ndërpresë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në disa fusha kyçe, duke përfshirë ndryshimin e klimës, bisedimet ushtarake dhe përpjekjet për të luftuar krimin ndërkombëtar.
Masat e reja vijnë pasi një delegacion i Kongresit të SHBA, Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin, shkruan BBC.
Kina, e cila gjithashtu njoftoi se po sanksiononte zonjën Pelosi dhe familjen e saj, e sheh vizitën si një sfidë ndaj pretendimeve të saj për sovranitet mbi Tajvanin.
Sipas një njoftimi të ministrisë së jashtme kineze, dialogu midis zyrtarëve të mbrojtjes së SHBA dhe Kinës do të anulohej, ndërsa bashkëpunimi për kthimin e emigrantëve të paligjshëm, ndryshimin e klimës dhe hetimin e krimit ndërkombëtar do të pezullohej.
Edhe pse SHBA nuk e njeh zyrtarisht Tajvanin, Uashingtoni mban një marrëdhënie të fortë, që përfshin shitjen e armëve për ishullin e vetëqeverisur.
Shtëpia e Bardhë dënoi “sulmet me raketa precize” të Kinës të cilat gjatë ditës së enjte preken ujërat jashtë brigjeve të Tajvanit.
Pekini i kreu sulmet si pjesë e stërvitjeve ushtarake që kanë ngritur tensionet në rajon në nivelin më të lartë në dekada.

1. Kina po bën: “AUTOGOL”
2. Po i hedh ne ere, “Urat e Komunikimit”
1. Me krijohet pershtypja se Kina, ne radhe te pare, nuk desheron te bashkepunoje me Ameriken, me tej me Europen, dhe me vone me pjesen tjeter te botes.
Pse?
2. Me sa duket, “i eshte mbushur mendja”, se do arrij, “nje nivel teknologjik maksimal” qe do ja lejoje te beje, “si ja do qefi”.
3. Kina desheron, “te drejtoje, apo kontrrolloje” boten, kur ajo te arrije nje “supremaci globale”, por ka mundesi, t’i kete bere “gabim kalkulimet”.
4. Niveli teknologjik, “Euro_Atlantik” dhe kontributi i tyre ne zhvillimin e gjithe globit, kam besim se do mbizoteroje per nje kohe te gjate.
5. Per 40 vjet i mori si “dhurate” te gjitha “teknologjite moderne”, Pra perveç “fabrikave industriale”, ju dhura dhe “teknollogjia perkatese”.
6. Prandaj duhej te ishin, “me modestë”, se atë që beri bota; “Amerika, Gjermania, ……, perfshi këtu dhe Rusinë”, e moren te gatëshme.
7. Tani po hecin me kembet e tyre, por nuk do ketë më, “qofte tek daja”. Popullsia e tyre eshte vetëm 1/6 e kesaj bote.
8. Ndersa “globalizmi” eshte ngadalesuar, besoj se “integrimi i ballancuar ekonomik” i bazuar ne nje “Konkurence Kreative” do arrije nivele te larta teknollogjike, sidomos ndermjet vendeve qe do e “kuptojne drejt njëri tjetrin”, se e kane te qarte se, “bota po zvogelohet”, dhe “klima po keqesohet ne menyre te ndjeshme”.
9. Pra, te gjithe “faktoret objektiv” jane ne kundershtim me “ëndërat e bukura imperiale” dhe e shtyjne llogjiken njerezore, per nje zgjidhje drejt nje bashkupunimi krijus, qe përjashton parazitizmin.
Ha Ha Ha, USA po ja shet Kines Tajvanin me kusht qe ta ndihmoje kunder Rusise !!!
Ndaj dhe Biden nenshkroi nje shume mbi 200 milione dollare per sumvencionim te procesoreve elektronik te prodhohen ne US sepse Tajvani e mbulonte exsluzivisht.
Pelosi vajti per te justifikuar Kinen dhe “perjashtuar” US !