Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kina simulon kapjen e Tajvanit, SHBA dërgon luftanije në rajon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kina simulon kapjen e Tajvanit, SHBA dërgon luftanije në rajon
AktualitetBote

Kina simulon kapjen e Tajvanit, SHBA dërgon luftanije në rajon

Published: April 10, 2023
Shpërndaje

Rriten tensionet në Detin e Kinës Jugore. Teksa ushtria e Pekinit vijon për të tretën ditë radhazi të simulojë kapjen e Tajvanit, përmes stërvitjeve ushtarake, Marina amerikane njoftoi se luftanija USS Milius kishte kryer një mision pranë ishujve Spratly, që pretendohen nga Pekini, 1300 km në jug të Tajvanit.

Uashingtoni tha se operacioni zhvillohej në kuadër të lirisë së lundrimit, në ujëra ndërkombëtare, por Pekini e akuzoi se kishte hyrë ilegalisht në ujërat e tij. Uashingtoni i ka bërë vazhdimisht thirrje Kinës të përmbahet nga aktet provokuese, pas vizitës së Presidentes së Tajvanit në SHBA, ku u takua me kryetarin e Dhomës Përfaqësuese: “Shtetet e Bashkuara do të fluturojnë, lundrojnë dhe operojnë kudo ku ligji ndërkombëtar e lejon, pavarësisht vendndodhjes me pretendime të tepruara territoriale dhe ngjarjeve aktuale”.

Menjëherë pas vizitës, Pekini nisi stërvitje të mëdha ushtarake, si pjesë e së cilave në ditën e tretë po simulon izolimin e Tajvanit. Ishulli që pretendohet nga Kina bëri të ditur se kishte evidentuar 70 avionë lufte dhe 11 anije në ujërat rreth tij, ndërsa Pekini konfirmoi përfshirjen e aeroplanmbajtëses Shandong.

- Publicitet -

Një hartë me itinerarin e përshkuar nga avionët që u publikua nga Ministria e Mbrojtjes në Tajvan, tregoi katër J-15 në lindje të ishullit, duke sugjeruar se ushtria kineze po simulon për herë të parë sulme nga lindja e jo nga perëndimi, ku gjendet edhe Kina kontinentale. Analistët thanë se me gjasë avionët ishin lëshuar nga aeroplanmbajtësja Shandong, një prej dy të tillave që zotëron Pekini, e që është pozicionuar aktualisht në Oqeanin Paqësor rreth 320 km larg Tajvanit.

Në një njoftim, Pekini deklaroi se avionët e luftës të përfshirë në stërvitje ishin të mbushur me municione dhe se kishin ndërmarrë valë të shumëfishta sulmesh të simuluara ndaj pozicioneve të rëndësishme. Kina njoftoi sërvitjet, pasi përcolli Presidentin francez Emanuel Macron dhe shefen e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, që zhvilluan një vizitë në vend.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  • Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  • Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  • Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës
  • E FUNDIT: Refit Buzi vret veten, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën

Komentet e Fundit

  1. K R on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  2. Te respektoj on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  3. Anonymous on Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  4. Glaukias on Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  5. demo on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?