Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta regjisori i shquar Piro Milkani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta regjisori i shquar Piro Milkani
KronikeKultureLajmi i fundit

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta regjisori i shquar Piro Milkani

Published: May 24, 2025
Shpërndaje

Regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur në fushën e kinematografisë shqiptare.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur i biri i tij, Eno Mikani, përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale: “Iku babai, shoku dhe kolegu im.”

Piro Milkani lindi më 9 dhjetor 1939 në qytetin e Korçës. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ai vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, Çekosllovaki, ku u diplomua në degën e operatorit.

- Publicitet -

Karriera e tij në kinematografi përfshin regjinë e mbi 20 filmave artistikë dhe dokumentarë, duke përfshirë tituj të njohur si “Kur zbardhi një ditë” (1971), “Zonja nga qyteti” (1976), “Ballë për ballë” (1979), “Militanti” (1984) dhe “Ngjyrat e moshës” (1990). Përveç regjisorit, ai ka kontribuar edhe si skenarist, operator dhe producent.

Në vitin 1997, Milkani u nderua me “Çmim të Veçantë” për të gjithë krijimtarinë e tij artistike në Euro-Festivalin e Saint-Étienne, Francë. Në vitin 1987, ai mori titullin “Artist i Popullit”.

Në vitin 2024, Milkani mori diplomën e tij të Fakultetit të Filmit pas 63 vitesh, një ngjarje që u shënua me një ceremoni në Çeki.

Përveç karrierës së tij në kinematografi, Milkani ka pasur një periudhë si diplomat dhe ka kontribuar në organizimin e festivaleve të filmit.

Vepra e tij ka lënë një ndikim të thellë në kulturën shqiptare dhe do të kujtohet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin e filmit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • Po says:
    May 24, 2025 at 9:09 pm

    Ngushellime familjes.

    Reply
  • Leon says:
    May 24, 2025 at 9:15 pm

    E njejta Nekrologji ne te gjitha gazetat.Po nuk keni nje gazetar kulture te shkruaje me gjere per Pirro Milkanin?
    Kali betejes i Milkanit eshte NGADHNJIM MBI VDEKJEN,Filmi me shikueshmerine me te madhe ne Bote,sepse nga 1968 deri ne vitet 80 ishte filmi me i cfaqur ne Kinen me 1 miljard banore.Muzika e ketij filmi u be Hit ne Kine.

    Reply
  • Mirenjohja. says:
    May 24, 2025 at 9:53 pm

    Ngushellime familjes,per kete himbje ..
    Piro Milkani mbetet I pavdekshem per veprat e tij qe na dha ,regjizor I madh.

    Reply
  • Dhimiter Xhoga*Guri Naimit D. says:
    May 24, 2025 at 11:01 pm

    Perjetesi I urojme…Ngushellime Families sa Shoqerise…Te rralli se pari Njeri- Piro Milkani!. Ne; mbi 100*Pasardhes Veterane * nga Toronto- Krah meje si 89 vjecar- Kryetari-Arnol Salillari!

    Reply
  • intelektuali says:
    May 25, 2025 at 4:17 am

    @Luani:

    Ke harruar Korene e Veriut qe nuk e hiqte nga TV filmat shqyptare me gjermanet e Bahri Omarit dhe partizanet e Enver Hoxhes dhe qe bente te qanin dhe vajtonin me lot BAJGAT e Enverit te mallengjyer nga filmat e Realizmit Socialist prodhim i Kinostudios Sovjetike, filma qe i shpelane trute shqyptareve per dekada me radhe dhe i bene si nje fis kanibalesh prej Afrike ZULU

    Reply
  • TIRONA says:
    May 25, 2025 at 6:31 am

    What mender intelektuali mind te jesh ti qe nuk ke njohur nje njeri si Piro dhe nje familje te shkelqyer si e tij!
    Ngushellime te sinqerta familjes dhe te afermeve!

    Reply
  • Leon says:
    May 25, 2025 at 7:15 am

    Intelektual me vjen keq per vuajtjet e tua,por Piro Milkani nuk ishte Enver Hoxha.

    Reply
  • cEndriFuga e felliqesirave says:
    May 25, 2025 at 7:26 am

    Pse vetem Nekrologjia e Milkanit ju duket e njejte ne tere gazetat, po titujt e shkrimeve a nuk i kane te njejta?
    Ne fund te fundit nje dore i harton e pastaj i servir, ajo “e ngrohta” e pushtetit.

    Reply
  • Stallier i Paskuqanit (ke thijt) says:
    May 25, 2025 at 8:06 am

    Intelekthale kur shkru n‘gazet s‘ta ma menderja ,ke komentet pa pergjegjesi e prova te nxjer bardhaku c‘ka barku yt i qelbur ! Te duket vetja edhe i zgjut mrena llojit te koqeve t‘kanarit!

    Reply
  • Buda says:
    May 25, 2025 at 10:52 am

    U shua vetem fizikisht, pasi Pirro Milkani eshte i perjetesuar ne filmat e mrekullueshem te tij!

    Reply
  • Glasa puntore says:
    May 25, 2025 at 12:18 pm

    Bravo gazeta… Qysh kur ke filluar të bësh lajmëtarin e vdekjeve po pasurohesh dukshëm. Flm. që i mbush faqet me mufka. Lexuesit i ndriçohet mendja prej tyre.

    Reply
  • intelektuali says:
    May 25, 2025 at 2:23 pm

    @Leon Miku:

    Vetkuptohet qe regjisori i famshem i Realizmit Socialist, Piro Milkani nuk eshte Enver Hoxha, por edhe vuajtjet e intelektualit ne regjimin komunist qe kane lumturuar shume BAJGAT e Enverit ne kete forum te nerum te gazetes DITA nuk jane tema e debatit, por filmi qe permendni ju me krenari patriotike “Ngadhenjim mbi Vdekjen” qe i kushtohet Bule Naipit qe u lind në vitin në 1922 në Gjirokastër. Ajo ishte anëtare e Rinisë Komuniste, së bashku me Qemal Stafën dhe pasi tregoi trimëri të pashoq në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, përfundoi si Qemal Stafa në duart e armikut, i cili e vari Bulen më datën 17 korrik të vitit 1944 në sheshin “Çerçiz Topulli”, në Gjirokastër. Heroina edhe në çastet e fundit u tregua e palëkundur përpara armikut, duke treguar një virtyt të lartë të vajzave shqiptare, edhe pse ishte vetëm 22 vjeçe në atë kohë. Në filmin shqiptar “Ngadhënjim mbi Vdekjen” trajtohet jeta e Bule Naipit dhe Persefoni Kokëdhimës. Filmi pati një sukses të jashtëzakonshëm në Kinë dhe është parë nga mbi 100 milion shikues, por askush as nga kinezet e Maos dhe as nga shqyptaret e Enverit dhe as regjisori i Realizmit Socialist Piro Milkani nuk e ka sqaruar:

    KUSH E KALLEZOI DHE TRADHETOI TE FASHISTET E BAHRI OMARIT BULE NAIPIN NJASHTU SI QEMAL STAFEN NE 5 MAJIN E ZI?

    Kete tradheti te papare te historise te LANC – it jugosllav te Enverit, kinematografia e Realizmit Socialist nuk e ka pasqyruar fare as cekosllovaku Piro Milkani, as sovjetiku Viktor Gjika me gjithe lukunine e regjisoreve te tjere te Realizmit Socialist per t’i hedhur trute e gamorit shqyptareve me propaganden alla “Balle per Balle” apo “Perballimi” duke i transformuar shqyptaret si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu.

    KJO ESHTE TEMA E DEBATIT SOT, KU PO SHKON SHQYPNIA?

    Drejt Botes Demokratike apo ne gjurmet e filmave te Realizmit Socialist qe i pelqenin kinezet e Maos kaqe shume?

    Reply
  • Sinqeritet says:
    May 25, 2025 at 3:12 pm

    inteleshpresh really je i rrjedhur nga kjo bote!

    Reply
  • intelektuali says:
    May 25, 2025 at 4:48 pm

    @Sinqeriteti BAJGA e Enverit:

    Se kush ka rrjedhur ot e tregon filmi grek ku regjisori famoz i Realizmit Socialist Piro Milkani luan si aktor i oes se dyte ne filmin: “ Και το τρένο πάει στον ουρανό” ja ku i ke artistet:

    Ηθοποιοί
    Ιωαννου Αλεξης
    Παπα Ειρηνη
    Tschersich Panikos
    Milkani Piro
    Rudarov Nikola
    Kavardjikova Maria
    Ebanointze Michael
    Kitchev Ivan
    Ευλογημενος Μιχαλης
    Λαρκου Παναγιωτης

    Filmi tregon ne Qipro per miqesine e nje djali grek me nje djale turk, por ndarja e ishullit i ndau perfundimisht shoket e ngushte dhe futi midis tyre armiqesine e eger etnike dhe historia behet shume tragjike ne favor te grekut saqe do te aktvizonte BAJGAT e Enverit me TRENIN patriotik te anatemonin dhe mallkonin artistin Milkani si tradhtar dhe poliagjent dhe e gjithe kjo zallahi kur intelektuali po xhironte filmin “E kujt eshte kjo kenge?” kur greket dhe turqit po debatonin per autoresine

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…

Komentet e Fundit

  1. Rroftë Shqiperia! Rroftë populli shqiptar! on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. Uliksi on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  3. Roni on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  4. Katiu on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  5. Greta on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?