Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Lufta hibride” si alibi për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “Lufta hibride” si alibi për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës
AnalizaLajmi i funditopinion

“Lufta hibride” si alibi për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

Published: June 7, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama u ankua ndërsa mori pjesë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor se Irani kishte sulmuar Shqipërinë dhe se vendi po përballej me një luftë hibride. Ndërsa nuk e tha drejtpërdrejt, kryeministri aludoi se protestat që vijojnë prej 6 ditësh para zyrës së tij ishin të ndikuara edhe prej kësaj lufte prej një armiku të njohur.

Por ndërsa faqe apo profile në rrjetet sociale të lidhura me Iranin, apo që shpërndajnë propagandë të Iranit në shqip dhe gjuhë të tjera, që BIRN i ka identifikuar edhe më herët, po përdorin protestën për të dezinformuar dhe kanë fabrikuar lajme të rreme kryesisht me përmbajtje antisemite, masiviteti i kësaj të fundit si zor të jetë frymëzuar nga Garda Revolucionare dhe as nga profilet në Telegram të Homeland Justice.

Tre-katër banderola antisemite apo të rinj që besojnë në teori konspiracioni, nuk e bëjnë protestën produkt të luftës hibride. Por nga ana tjetër vënë në dukje së pari krizën e madhe të besimit mes qytetarëve dhe shumicës qeverisëse dhe së dyti dështimin e kësaj të fundit në planet për të adaptuar një strategji për mbrojtje nga ndërhyrjet e huaja që u votua në fund të legjislaturës që shkoi.

- Publicitet -

E para arsye dhe më e rëndësishmja kuptohet lehtë në protestë. Nëse një i ri 30-vjeç, zgjedh të besojë një faqe anonime Instagrami se kryeministri është duke shitur vendin, kryeministri dhe shumica duhet të pyesin veten çfarë kanë bërë që të shihen si shitës tokash. Dhe përgjigjet janë në protestë aty ku pjesëmarrësit numërojnë skandale korruptive të qeverisjes, njëri më shokues se tjetri. Inceneratorët, AKSHI, rrugë të shtrenjta pa standarde, mungesë ilaçesh në spitale, arsim me probleme dhe mungesa bazike si uji dhe një mori historish që ca i jetojnë në kurriz, ca i shohin të ndodhin.

Kryeministri ka ditë tani që është angazhuar të sqarojë “projektin”, që siç thotë në një anë nuk ekziston, por që nga ana tjetër do sjellë miliarda që nuk dihet nga dalin. Por për mbi dy vjet me radhë, që prej hedhjes së idesë e deri sa Pishë-Poro Narta u rrethua me tela me gjemba, shqiptarët i morën informacionet për të përmes medias së huaj.

Aq “sekret” dhe aq “i fshehtë” ishte projekti sa askush prej këtyre që planifikonin nuk shkoi të harxhonte një orë t’u shpjegonte banorëve në Zvërnec. As kur karvanet që shoqëruan Ivanka Trump me arkitektë e investitorë kaluan aty pari, askush nuk ndaloi në fshat, që pavarësisht në ka apo jo të drejtë për pronat, preket direkt nga investimi i supozuar.

Për dy vjet me radhë, përpos rendereve që flisnin për 10 mijë njësi banimi dhe port jahtesh brenda në lagunën e cekët, askush nuk u ul me organizatat e mjedisit e aktivistë që kalojnë ditët duke numëruar shpendët në lagunë e gjurmuar foletë e breshkave mbi duna dhe që ishin të shokuar prej këtyre ideve. (Tani Rama thotë se këto plane që i prezantoi Jared Kushner në Bloomberg nuk janë të vërteta).

Për muaj me radhë përmes kërkesave për informacion dhe pyetjeve gazetarë të një sërë mediash tentuan të mësonin për planet dhe morën pas kryesisht mesazhe të gjata për sekretin tregtar, të dhënat personale e justifikime që mohonin aksesin në informacion.

Kjo heshtje dhe enigma vijuan deri në ditën kur ekskavatorët i sheshuan dunat dhe zona e mbrojtur u rrethua me tela me gjemba edhe pse brenda saj nuk kishte asgjë që duhej të ruhej me masa sigurie si oborri i një burgu. Dhe kur kjo ndodhi qeveria nuk shkoi të komunikonte me ata që u shqetësuan. Të parën gjë që bëri ishte të gënjente e relativizonte. “Nuk ka kantier”, i thanë BIRN-it në telefon zyrtarët lokalë dhe ata të mbrojtjes së territorit, kur u pyetën pas denoncimit të ambientalistëve. “Është pronë private”, tha Rama, kur telat me gjemba rrethuan plazhe dhe monumente natyre që ligji i njeh si prona të patjetërsueshme publike.

Nga ana e saj kompania që mori lejen u fsheh offshore me aksionerë nën 25%, fiks saç duhet për të mos u deklaruar. Madje bënë përpjekje për të qëndruar fshehur edhe kur prania e tyre qe e qartë dhe dokumentet zbuluan se bashkë me ta kishte dhe plot personazhe kontroverse.

Kur një turmë të fortësh, të veshur me të zeza dhe të prezantuar si roje sigurie të punësuar nga kompania, morën peng, rrahën dhe tërhoqën zvarrë pa asnjë arsye një prej protestuesve banorë të fshatit, reagimi i parë i policisë ishte një gënjeshtër. “E shoqëruan”, tha policia. “Ishte i dhunshëm”, tha policia. Mijëra qytetarë që e panë këtë të ndodhte në rrjetet sociale reaguan aty për aty në valë të tëra komentesh, që përtej gjuhës dëshmonin humbjen e besimit. Televizionet me licenca kombëtare dhe ai publik heshtën ndërkohë për gjithë sa po ndodhte.

Por nuk u mbyll këtu. Kur zemërata shpërtheu në rrugë, bashkë me teoritë e konspiracionit, qeveria nuk kërkoi ndjesë dhe as ndau informacion. Përkundrazi, ajo nisi një luftë të vetën hibride. Sikur të mos mjaftojnë mijëra komentues që sulmuan faqe aktivistësh e politikanësh të opozitës që mbështetën protestën, deputetë dhe spin-doktorë të qeverisë sajuan aty për aty protestues e autobusë të rremë që vinin nga Greqia. Përdorën foto me Inteligjencë Artificiale dhe kamera të sistemit të survejimit për të intimiduar qytetarët të mos protestonin. Duke i etiketuar ata praktikisht si tradhtarë dhe kundërshtues të zhvillimit për të cilin, përpos shfaqjes me tela me gjemba që të kall datën, nuk ka as projekt as ndonjë informacion tjetër.

Media pranë qeverisë dhe për ironi edhe ato pranë opozitës, të cilat heshtën për protestën në dy ditët e para të saj, u përdorën dhe po përdoren për të sulmuar protestuesit. Këta janë etiketuar me lloj e soj emrash prej studiosh televizive nga persona që as e kanë marrë mundimin të bisedojnë me ndonjë prej tyre.

Tani ndërsa kjo ndodhte, pra që prej fillimit të rrethimit, e deri te sulmet në media me licenca kombëtare ndaj protestës, lajmet e rreme të shpërndara në rrjetet sociale nga ato profile që ndajnë prej vitesh propagandë të Iranit në shqip apo masivizimi i këtyre produkteve në gjuhë të huaja, ishte harruar nga qeveria dhe shumica.

Njësoj siç i rezultoi BIRN-it gjatë monitorimit se ishte harruar strategjia e miratuar me tamtame “kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”. Kuvendi i Shqipërisë i kontrolluar në shumicë dërrmuese nga socialistët dhe Kryeministria që ngarkoheshin në strategji të ngrinin mekanizmat për t’u mbrojtur pikërisht nga kjo lloj lufte për të cilën qahet Rama dhe deputetët e tij dhe të cilën duan ta përdorin si arsye pas protestës, kishin bërë në 6 muajt e parë pas miratimit të strategjisë zero punë për ta vënë atë në jetë.

Një zero që përkthehet në mungesë strukturash të dedikuara “për evidentimin dhe reagimin ndaj ndërhyrjeve të huaja informative dhe dezinformimit, e parashikuar në Strategji si mekanizëm koordinues ndërinstitucional”. Pasoja e parë e kësaj sigurisht janë qytetarë, që përpos se të gënjyer prej qeverisë janë edhe të dezinformuar prej rrjetesh propagande. Pasoja e dytë janë përfaqësues të shumicës që duken qesharakë kur bërtasin se jemi në luftë hibride dhe herë fajësojnë fqinjët dhe herë tjetër Iranin.

Në fund kjo paaftësi e qeverisë për të mbrojtur vendin nga dezinformimi, ndërsa harxhon pa hesap në prodhim propagande e kontroll mediash, të cilave u ka dhënë edhe investime strategjike, është vetëm një arsye më shumë për të protestuar.

BIRN
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • nastradini says:
    June 7, 2026 at 11:58 am

    “BERISHA NE BURG!”

    Eshte MAKTHI i Edi Rames dhe i ka futur tmerrin, e ka bere si kukudh ne gjumin e nates dhe po ben shurren ne breke, sepse i ka ikur nga duart ALIBIA me Sali Kriminelin e Piramidave Hajdute, Sali Gerdecin, Sali Killerin e 21 janarit, te Remzi Hoxhes dhe Kosta Trebickes, nuk ka si t’u kundervihet protestuesve me fjalet: “Ju jeni te paguar nga NONGRATA e SHBA”,

    prandaj:

    IK DHE THYEJ QAFEN O HAJDUTI I KRISTAQIT BASHKE ME SPAK-OTURAKUN TEND BEDEL ENVERIST!

    sepse:

    Rinia shqyptare ka emeruar nje SPAK krejt te ri, si SPAK i Kosoves qe akuzoi Hashim Thacin dhe banden e vrastareve te tij ne Hage, qe do te akuzoje per te gjitha zullumet qe u ke bere Shqypnise dhe shqyptareve, bashke me Lindat e tua dhe Lukunine e drogaxhinjve te Rilindjes nga pas.

    Reply
    • A says:
      June 7, 2026 at 4:17 pm

      Ok Nastradin.

      Reply
  • Aldrin says:
    June 7, 2026 at 2:07 pm

    Nuk ka nevoje te japi shpjegime fare per investimet.
    Investimet e tyre nuk i duam.
    Zvernecin dhe Narten i Duam Park Kombetar.
    Per te gjithe Shqiptaret, jo prone te Zuzareve

    Reply
  • demo says:
    June 7, 2026 at 10:57 pm

    Asnje Investim ne Zvernec.,.Asnje beton,asnje zhyavorr,asnje tulle,asnje plastike.
    Zvernecin e ka stolisur Natyra.E bukura e dheut nuki ka nevoje per Make Up. Turinjte e Edi Rames ndyjne,,Turinjte e Edi Rames jane Zgjebe,Lebroze,Kankro,TBC,per Natyren shqiptare.Largohu nga Zverneci se do semuresh Flamingot!

    Reply
  • TRENI says:
    June 8, 2026 at 5:59 am

    ——————————————————————————————————————————

    SHQIPTARËT RRINË DHE VËSHTROJNË.

    ——————————————————————————————————————————

    1.
    JANE MBUSHUR MEDIAT GREKE ME LAJME HOMOGJENE GREKE NE ZVERNEC.

    2.
    JANE MBUSHUR MEDIAT GREKE ME LAJME PER TOKAT E HOMOGJENEVE GREKE.

    3.
    MEDIAT GREKE [FSHATIN SHQIPTAR + VLLEH] E KANE SHNDERRUAR NE NJE (HORIÓ GREK).
    NGA ZVËRNEC E KANE SHNDERRUAR ME TURBOETIMOLLOGJI NË (SVERNITSA ΣΒΕΡΝΙΤΣΑ).

    4.
    E BENE GREKET FAQEN ZYRTARE WIKIPEDIA GREQISHT DHE ANGLISHT SIPAS OREKSIT GREK.
    PA PIKE TURPI GREQISHT DHE ANGLISHT SHKRUAJNE SE JANE GREKE, KA EDHE PAK VLLEHE.

    5.
    NUK KANE FARE TURP T’I NDERROJNE EDHE EMRIN FSHATIT NGA ZVËRNEC NË (SVERNITSA).
    PA PIKE TURPI 6 SHKRONJA TE NDRYSHUARA, MIRE C NUK KANE, PO 4 SHKRONJAT E TJERA!

    ——————————————————————————————————————————

    Reply
  • Buronjat e Kucit te Laberise says:
    June 8, 2026 at 9:48 am

    Kur Edi Rama flet per nje proteste hibride , nuk e thot kot dhe mos e merrni per lajthitje sepse ne te vertete keto protesta filluan me sulmin e gazetave greke per investimin ne Zvernec dhe ne Ishullin e Sazanit, duke pretenduar se ato inestime zhvillohen ne toka Greke, e duke shkuar deri aty sa te thone se ne Sazan ato do behen mbi eshtrat e te pareve tyre, qe pikerishte ardhja e qindra grekeve me dhjetra autobuza e po ashtu edhe reagimi fare i pakuptimte i serbeve , qe zgjoi edhe keta “ patriotet tane “ disa te bashkuar ne shoqata ambjentalistesh per te mbrojtur pelikanet e breshkat, qe vetem ndonjeri prej tyre mund ti kete pare me sy, si dhe nje pjese qe kerkonin me te drejte tu njihet pronesia e mohuar dhe qe ka kaluar ne pronesi te tjeter kujt, qe nuk jane kurrsesi kunder zhvillimit te zones por qe ne takimin me KM moren garanci se kjo do zgjidhet nepermjet gjykates. Pjesa tjeter jane grupe trushkulurish, qe nuk dihet cfare perfaqesojne e cfare kerkojne me parrulla rrugacerie ku shajne me liber shtepie KM dhe qe kerkojnd doreheqjen e tij a thua se ata e kane vene ne kryete ketije vendi. Ajo qe te ben pershtypje eshte fakti qe me keta te fundit jane bashkuar edhe disa figura te njohura, qe pa asnje aresye bashkohen ne kor per doreheqjrn e Edi Ramee, te tille jane disa ish ambasadore, si Fatos Tarifa, Mustafa Muci , Nesho , qe lenia menjane e tyre i ka nxitur te dalin me letra te hapura .Po ashtu jane zgjuar edhe disa nga artistet shqopetare si Mevlan Shanaj , ne krye te protestes po per doreheqje del nje fare humoristi Malkaj e tj. qe jsne prekur se nuk i degjoi Edi Rama kur prishi ngrehinen kanceroze dhe po nderton njr teater modern te kohes. Keta jsne protestues te co vepre dhe i cdo gjeje te mire qe eshte ndertuar ne kete vend, ata dolen edhe per stadiumin Kombetar . Kur e mori drejtimin Edi Rama shqiperia ndodhej pa rruge e nen plehera, ne syt e botes nje vend prehistorik, ndersa sot ka ndryshuar cdogje, e kjo kryesishte ne saje vizionit te ketij KM. Venfi i jone paraqitet si barabarte me vendet e Evropes, dhe kemi arritur ne fundin e rruges per tu antaresuar ne familjen evropjane. Keta qe kerkojne doreheqie sepse jane kunder ketyre investimeve madhore do ishte me e udhes te kerkonin nje referenfum dhe aty vendos populli e jo rruga. Le te jene me te duruar , te mos flasin ne emer te popullit, sepse ai di te flas vet me vote dhe nuk ka pse te perfaqesohen nga lloje lloje te manipuluarish apo sharlatanesh te rruges. Petgjigjen kane per ta marre ne zgjedhjet e vitit tjeter. Duroni per disa muaj dhe mos u beni pengese e zhillimit te vendit sepse historia do tju ndeshkoje.

    Reply
  • demo says:
    June 8, 2026 at 1:01 pm

    Edhe Hitleri kishte nderhyre me Parrullen:Gjermania e gjermaneve.(ne fakt eshte parulla Mithad beut:Shqiperia shqiptareve),por nuk ja thote dot emrin Midhat Frasherit,se i ka sjelle bustin.
    Po te pakten Hitleri pati burrerine te vrase veten pas deshtimit te luftes,Ky ka deshtuar me te tera,por nuk eshte nga ata qe vret veten.

    Reply
    • Heu bre... says:
      June 8, 2026 at 4:32 pm

      Mos u dënd me raki dëllinje demo se të trashet llapa dhe ja mbyt në tym. Qy s’ka pse bën harakiri se nuk ëdhtë aq teveqel. I ka rrugët e hapura, ja mbath kur dhe ku t’i dojë qefi. S’ka kush e ndal.

      Kujto pak tigrin prej letre. Po shijon “strehim politik” në Zvicër edhe pse është medemek në hetim nga SPAK-u.

      Kujto pak dhallën, 9 uj 1 kos. Edhe qy në drejtm të paditur, paçka se kamara e kishte kapur mat me çantë shpine ke një stacion treni në Itali.

      Kujto pak Asadin se kujt ju ul në prehër. Mit’hati i Surrelit nuk njeh, e jo respektojnë normat më elementare të demokracisë.

      Nasrudin bej shahisti ke një koment sheh dhe ky ëndrra me sy hapur. E krahasonte me Charles de Gaulle me mazllëmin me brekushe dhe pret që ai të japë dotëheqjen njëlloj si ai.

      Dokrra demo, dokrra. Nuk është nga ata burra brekushja. Ai më mirë ja mbath natën i veshur si katundar e kalon matanë se sa të japë dorëhejen. Këtu do jemi, do më kujtosh. Hajde pije dhe gllënkën e fundit dhe bëj nani ke krevati.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dhurata e pazakontë e samit-pritësit Erdogan për liderët e NATO-s
  • 09 korrik 2026
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!
  • Sfida e unitetit të NATO-s
  • Një “quiz” për qytetarin shqiptar

Komentet e Fundit

  1. K R on Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë
  2. Anonymous on Një “quiz” për qytetarin shqiptar
  3. demo on INTERVISTË / Lidhja krim-pushtet-ndërtim dhe rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës
  4. ¿? on Një “quiz” për qytetarin shqiptar
  5. NGA KOMUNIZMI TE MAFIJA on Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?