Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kisha lidhje intime me shefin e AMP”, dëshmia e polices që vendoste ‘gjoba’ me anë të një portali
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Kisha lidhje intime me shefin e AMP”, dëshmia e polices që vendoste ‘gjoba’ me anë të një portali
KronikeLajmi i fundit

“Kisha lidhje intime me shefin e AMP”, dëshmia e polices që vendoste ‘gjoba’ me anë të një portali

Published: May 30, 2024
Shpërndaje

Zbardhet dëshmia e dy personave të arrestuar nga Krimi Kibernetik.

Shqipnews.info ishte portali që ishte hapur nga shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi me zyrtaren tjetër të AMP Regina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga.

Ata kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rreme.

- Publicitet -

Qëllimi i Selimit ishte që përmes presionit të emërohej drejtor.

Gazetari Ervis Hasanaga ka deklaruar se publikimin e lajmeve e bënte pasi ishte i punësuar në këtë portal dhe paguhej 600 euro në muaj.

Sipas tij lajmet ia sillte Regina Omeri dhe ai kishte rol vetëm publikimin e tyre në faqe.

Në kërkim është shpallur shefi i sektorit në AMP, Kushtrim Selimi.

Ndërkohë, zyrtarja e AMP, Regina Omeri, ka deklaruar se lajmet ia niste Kushtrim Selimi dhe kjo e fundit ia dërgonte gazetarit për publikim.

Ajo ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë përfitim monetar. Ajo ka shtuar se Selimi lajmet i publikonte sepse kishte inate me drejtuesit e policisë dhe AMP.

Dyshohet se Selimi dhe Omeri kishin lidhje intime.

Njoftimi i Policisë:

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Antonimet”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

R. O., 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës;

E. H., 35 vjeç, me profesion gazetar.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi K. S., 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • mali says:
    May 30, 2024 at 1:00 pm

    Ne cile vrime do te futen keta qe jane ne kerkim?
    Atyre iu genjen mendja.
    Sot mund te kene diku krahe por neser kraheve u rrezikohet koka per vete.
    Interpoli dhe antikrimi ne bote punojne 24/7 .
    Sot eshte SPAK zemerbute por neser do te kene inkuizicion.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    May 30, 2024 at 1:20 pm

    Të lumtë goja o mali.
    NË VITIN 2025,VOTONI LULZIM BASHËN!
    7×7=42

    Reply
  • pilo Lala says:
    May 30, 2024 at 2:54 pm

    Kerkojn te bejne karriere me pislleqe.
    Shkoni ne burg tani, nxini kartelen te mos ju marre njeri ne pune, mashtruesa.

    Reply
  • mali says:
    May 30, 2024 at 2:58 pm

    Rroft Luli.
    Ti ben thirrje te votojne Lulin me 2025.
    Thirrja jote duhet argumatuar qe kushdo qe e lexon te tronditet e te shkeputet nga te tanishmit.
    P.Sh. argumenti me I forte qe e hedh edhe Ethem Lalaj bytheperjete eshte qe I vetmi qe e ka deklaruar shkeputjen nga Sali Berisha ne teatrin e politikes shqiptare eshte Lulzim Basha.
    PS e Edi Rames jo e jo.
    Marveshjet mafioze Rama -Berisha jane te hereshme.
    Te dy po bejne pasuri pa I hyre gjemb me kembe .

    Reply
  • Rroft Luli says:
    May 30, 2024 at 3:24 pm

    I NDERUAR MALI.
    ARGUMENTET “TRONDITËSE” SE PËRSE DUHET TË VOTOJMË SHKËLQESINË E TIJ TË NDERUAR,Z.LULZIM BASHA NË 2025 JANË:
    SË PARI
    LULZIM BASHA,NË KOHËN KUR ISHTE NË KRYE TË MINISTRISË SË TRANSPORTEVE,NDËRTOI RRUGËN E MADHËRISHME “RRUGA E KOMBIT” (OSE RRUGA DURRËS-KUKËS)QË BASHKON SHQIPËRINË DHE KOSOVËN.
    SË DYTI
    NË KOHËN KUR LULZIM BASHA ISHTE NË KRYE TË MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME,SHQIPËRIA U ANËTARËSUA NË NATO,GJË QË NUK DO TË NDODHTE NË JETË TË JETËVE PO TË ISHTE NDONJË QEVERI SOCIALISTE NË ATË KOHË (03.-04.04.2009)
    SË TRETI
    NË KOHËN KUR LULZIM BASHA ISHTE NË KRYE TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME,LIBERALIZIMI I VIZAVE U BË I MUNDUR 100%,GJË QË NUK DO TË NDODHTE NË JETË TË JETËVE PO TË ISHTE NDONJË QEVERI SOCIALISTE NË ATË KOHË (08.11.2010)
    SHËNIM:JAM I SIGURT SE PO T’I JAPIM VOTËN LULZIM BASHËS NË VITIN 2025,ATËHERË DO TË BËHET ME RITME TË PËRSHPEJTUARA EDHE N NË BASHKIMIN EVROPIAN.
    SË KATËRTI
    NË KOHËN KUR ISHTE NË KRYE TË BASHKISË SË TIRANËS,LULZIM BASHA:
    -KRIJOI AGJENCINË PËR MBROJTJEN E KONSUMATORIT,
    -ORGANIZOI PROJEKTIN PËR NDËRTIMIN E BULEVARDIT TË RI NË VITIN 2013(SHIKO WIKIPEDIA:”STUDIOJA BRITANIKE ‘GRIMSHAW’ FITOI PROJEKTIN PËR NDËRTIMIN E BULEVARDIT TË RI TË TIRANËS)QË “LALI PLEHRA” ERION VELIAJ E PREZANTON SI PROJEKTIN E TIJ NË PROPAGANDAT E TIJ TË NDYRA,
    -JETËSOI PLANIN URBANISTIK TË TIRANËS PËR SHEKULLIN E XXI.
    PRA,I NDERUAR MALI,JA PSE DUHET TË VOTOJMË SHKËLQESINË E TIJ ,Z.LULZIM BASHA NË VITIN 2025.
    DHE NË FUND TË KËTIJ KOMENTI,IA VLEN TË PËRMENDIM EDHE PERLËN MATEMATIKORE:
    7×7=42

    Reply
    • pilo Lala says:
      May 30, 2024 at 5:06 pm

      Kjo qe po ben ti per te ngritur lart Lul Bashen, eshte perafersisht ajo qe benin keta te tre tek artikulli me shpifje kunder Drejtorave Policise tu zinin vendin.
      I vetmi ndryshim mes ty edhe ketyre mashtruesve, eshte se ti nuk po shpif kunder ndonje kundershtari, vetem po ben hero Lul Bashen.

      Reply
  • Rroft Luli says:
    May 30, 2024 at 3:26 pm

    SHËNIM:
    N=ANËTARËSIMI NË BASHKIMIN EVROPIAN

    Reply
    • capi says:
      May 30, 2024 at 10:56 pm

      I dashur Rroft Luli, me duket se ke harruar perlen tjeter . Ketu e ke kerkoje ne youtube, ( “Report TV – Perla e Lulzim Bashës: Do ul çmimin e energjisë elektrike, 300 lekë për liter”)
      Mesa duket dhe ne Hollande e merrke universitetin me pula deti. E hakan dhe andje qylin.

      Reply
  • Edi says:
    May 30, 2024 at 3:43 pm

    Ky budalli qe pellet ketu per Lulin eshte nje nga ata qe kam patur ne Athine ne 12 qershor duke u shqyer se bertituri Rrofte Rama.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    May 30, 2024 at 3:45 pm

    Unë s’kam qenë asnjëherë në Athinë o puçist i Edvin Plehrës

    Reply
  • mali says:
    May 30, 2024 at 5:43 pm

    Me Edin o Edi, mut keni per te ngrene gjithe jeten.
    Jane gjalle prinderit dhe te afermit e gjakut qe vijme ne shqiperi dhe psikopati Edi Rama na numeron si turista.
    Vete propaganda e Rames thote qe jemi te pakten 500,000 diaspore qe po mbledh ne greqi,itali,gjermani,angli.
    Pra mbetet qe turiste te huaj jane 100,000 shumzim me 10 qe I kerkohet kukumjackes se turizmit nga Rama na del lesh me qime qe te kenaqet Ethem Lalaj,Tironsi dhe kush te doje .

    Reply
  • Rroft Luli says:
    May 30, 2024 at 5:50 pm

    Bravooooooooooooooo mali

    Reply
  • Qwerty says:
    May 30, 2024 at 5:58 pm

    Ngelet duke shpifur o media muti. Ca nuk sajoni qe te merrni ca klikime e te nxisni cik mllef publik.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    May 30, 2024 at 7:13 pm

    Pidho Lala!
    Unë urrej çdo kundërshtar të Lulzim Bashës,që janë:
    Sala Fazlliq Gërdecllari,Edvin Pordha,Lali Eri Plehra,Like Floriri.

    Reply
  • Sul Koburja says:
    May 30, 2024 at 7:51 pm

    Denime shembullore,jane grup i organizuar kriminal.

    Reply
  • Gerti says:
    May 30, 2024 at 8:20 pm

    Këta Selimët janë Tropojanë djemtë e ish gjyqtarit plepist të shkodres Hasan Selimi i cili nuk linte ti ikte gjyq pa marrë rryshfet

    Reply
  • Rroft Luli says:
    May 31, 2024 at 8:50 am

    I dashur capi!
    Që ta dish ti,Report TV është TV e propagandës edviniste.
    Dhe Carlo Bollino di edhe idiotësirat alla-shqiptarçe të shtimit të zerove te çmimi i lekut.
    Lulzim Basha ka thënë 3 lekë dhe jo 300 lekë.
    Dhe zëri gjoja i Lulzim Bashës që thotë 300 lekë është bërë nga montazhierët profesionistë të Edvin Plehrës.

    Reply
  • LeoShk says:
    June 1, 2024 at 10:21 am

    E gjithe shoqeria shqiptare ne te gjitha nivelet me kriminela e me lavire qe shiten per dy leke,qe vjedhin e grabisin ca t’u dalin para…edhe pastaj dalin e ankohen se gjoja jane edhe te paragjykuara e te vuajtura… paragjykimi eshte gjeja me e vogel ca meritoni ju,te gjithe ju nga me i madhi e deri te me i vogli,meshkuj e femra rrugecer pa piken e vleres!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  • Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
  • Pse heshtin artistët?
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën

Komentet e Fundit

  1. vlora on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. ANA on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. Toni on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  4. Tiranë on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. Durrësi on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?