Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kishte vetëm katër ditë që ishte transferuar, çfarë dëshmon shefi i regjimit të burgut ku ndodhej Sokol Mjacaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kishte vetëm katër ditë që ishte transferuar, çfarë dëshmon shefi i regjimit të burgut ku ndodhej Sokol Mjacaj
AktualitetKronike

Kishte vetëm katër ditë që ishte transferuar, çfarë dëshmon shefi i regjimit të burgut ku ndodhej Sokol Mjacaj

Published: December 19, 2023
Shpërndaje

Shefi i regjimit të godinës B në burgun e Peqinit, ku vuante dënimin me burgim të përjetshëm, Sokol Mjaçaj, ka dhënë dëshminë e tij mbi procedurën që u ndoq për trasferimin e Mjacajt në sektorin ku kreu vrasjen.

Vilson Shima, ka deklaruar se Mjacaj kishte vetëm katër ditë që ishte transferuar në dhomën tjetër, ndërsa sendet personale i ka pasur vetë në dorë i dënuari me burgim të përjetshëm.

Ai ka rrëfyer se nuk ka qenë në punë në momentin e ngjarjes për shkak të një gëzimi familjar, ku më pas ka marrë leje dhe është larguar. Sipas tij lajmin se Sokol Mjacaj ka vrarë Arben Lleshin e ka marrë vesh në media, e më pas është thirrur për të dhënë dëshminë.

“Unë jam njohur me ngjarjen nëpërmjet mediave, gjatë kohës që unë kam qënë në banesë me familjarët e mi, duke festuar lindjen e djalit tim. Dua të them se shtetasi Sokol Mjacaj është i sistemuar në dhomën nr.9 në katin e 2 (dytë) sektori nr.1, në këtë dhomë ai ka rreth 4 ditë që është akomoduar dhe qëndron me shtetasin Ëngjëll Ucaj, të dy këtë shtetas janë të dënuar me burgim të përjetshëm.

Dua të them se para 4  ditësh, kur është akomoduar i dënuar në dhomën nr.9 në katin e 2 (dytë) sektori nr.1, është shoqëruar me një punonjës grup sigurie dhe sendet e tij nga dhoma e parë, i ka marrë vetë në dorë dhe është kaluar të dhoma nr. 9, unë nuk kam qënë i pranishëm në transferimin e shtetasit Sokol Mjacaj, pasi kam qënë me shefin e policisë dhe shefin e regjimit të godinës A dhe punonjësit e tjerë për sistemin e të dënuarve të tjerë, pasi kishim urdhër për të boshatisur të gjithë hyrjen nr.2, pasi do hapet sistem (41 bis). Dua të them se kontrolli i dhomës dhe fizik i shtetasit Sokol Mjacaj është bërë para 1 (një) muaji e 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh, nga kontrolli nuk është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm.

Dua të them se shtetasi i ndjerë Arben Lleshi ka qënë i akomoduar në katin e parë Sektori nr.2, godinën nr.B, dhoma nuk më kujtohet, shtetasi Arben Lleshi ka qëndruar në dhomë gjatë gjithë kohës i vetëm. Në lidhje me sa po më pyesni dua të them se sektorët në ajrim dalin të ndarë veç e veç, dhe nuk bashkohen në ambientet e ajrimit dhe ambiente e përbashkëta mbyllen që mos të kenë kontakt apo konflikte. Nuk kam dijeni që shtetasi i ndjerë të ishte me plan masash, si dhe nuk më është komunikuar ndonjë gjë e tillë verbalisht. Dua të them se shtetasi i ndjerë Arben Lleshi është i evidentuar në listën e personave të përfshirë në konflikt, por jo më shtetasin Sokol Mjacaj”, ka deklaruar Shima.

- Publicitet -

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 200-300 euro për një votë, SPAK pushon hetimin për dy kandidatët e Tom Doshit
  • Turqia lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, reagon Netanyahu: Erdogani diktator antisemit
  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale

Komentet e Fundit

  1. Dajti on “Diella” është një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. Anonymous on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  3. Hysen Likaj on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  4. Replikuesi on Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  5. Turisti on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?