Këtë verë, çdo ditë, mediat kanë tituj për turistët në mbarë botën që sillen keq. Francë, Itali, Bali, etj turistët kanë treguar anën e tyre më të keqe, duke dhënë ndjesinë se e gjithë bota ka harruar se si duhet të sillesh në shtëpinë e tjetrit.
Pompei, piramidat egjiptiane dhe disa nga mrekullitë më të famshme në botë janë të skalitura me mbishkrime të shkaravitura në mure nga vizitorët.
Nuk është e pazakontë të shohësh turistë duke pozuar për selfie tallëse në memorialin e Holokaustit në Berlin.
Zemërimi kolektiv është rritur, ndërsa ekspertët sugjerojnë se një kombinim faktorësh po nxit sjelljen e keqe jashtë vendit.
Një nga faktorët është se shumë turistë sot konkurrojnë për pëlqimet dhe shikimet e mediave sociale. Ironikisht, llogaritë e mediave sociale si ‘Passenger Shaming’ po përdoren për të reklamuar sjellje mosrespektuese.
David Beirman, pedagog në Universitetin e Teknologjisë në Sidnej, vuri në dukje se gati 1.5 miliardë njerëz udhëtuan ndërkombëtarisht në vitin 2019. Me udhëtimin që tani po shkon në nivelet e tij më të larta që para pandemisë, ai tha se është e pashmangshme që disa turistë të mendojnë se “është bukur të pozosh lakuriq para një tempulli në Bali, të dehen në një vend të shenjtë islamik ose të kërcejnë para një kampi nazist përqendrimi”.
Gail Saltz, e cila ka një podcast që flet për turizmin, thotë se sheh edhe faktorë të tjerë si “udhëtimi i hakmarrjes”, pas disa kohësh izolimi.
“Njerëzit kanë këtë ndjenjë se është e drejtë që unë tani të bëj gjëra që nuk arrita t’i bëja gjatë izolimit. Ata vijnë me një mendim se vendet e huaja janë një ‘party’ e madhe ku mund të bëjnë cfarë të duan”.
Në veçanti, Saltz nuk është e befasuar nga numri i njerëzve të kapur duke gdhendur emrat e tyre në monumentet antike. “Ata mendojnë se ky është një shans për të përjetësuar veten”
Ndërsa zjarret më vdekjeprurëse në historinë moderne të SHBA shpërthyen pjesë të Maui-t (një nga destinacionet më të njohura turistike në SHBA), mijëra turistë kanë vazhduar të vizitojnë vendin. Një vendas i tha BBC-së se turistët po notonin në “po ato ujëra në të cilat vdiq populli ynë tre ditë më parë”.

Pikat e nxehta të turizmit si Bali dhe Islanda tani u kërkojnë zyrtarisht turistëve të premtojnë se do të respektojnë kulturën dhe mjedisin e tyre pasi ta vizitojnë atë. Palau kërkon që vizitorët të nënshkruajnë një ‘premtim ekologjik’ pas mbërritjes. Vizitorët në Australi nuk mund të ngjiten më në Uluru (Shkëmbi Ayres), sepse vendi e njeh atë si një vend të shenjtë. Ndërkohë, Amsterdami së fundmi nisi një fushatë reklamuese “qëndroni larg” që synon britanikët e dehur.
Duhen përshëndetur këto udhëzime. Ka një tendencë të re “Instagram vs Reality” në mediat sociale, ku njerëzit tregojnë qëllimisht turmat e prapaskenave dhe kaosin e zakonshëm në pikat e nxehta të turizmit, shpesh të anash kaluara nga imazhet dhe videot e kompozuara në mënyrë perfekte të influencerave.
Dhe sa herë që ndodh kjo, thesaret tona globale do të jenë pak më të sigurta.
Burimi: BBC
