Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Klevi Metaj rrëfen me pranga nga spitali përballjen me 6 policët: Më qëlluan të parët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Klevi Metaj rrëfen me pranga nga spitali përballjen me 6 policët: Më qëlluan të parët
AktualitetKronike

Klevi Metaj rrëfen me pranga nga spitali përballjen me 6 policët: Më qëlluan të parët

Published: October 17, 2026
Shpërndaje

Fiks Fare ka biseduar ekskluzivisht me 22-vjeçarin Klevi Metaj, i cili u përball me 6 punonjës policie disa ditë më parë, gjatë protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit.

Me pranga në duar nga shtrati i Spitalit të Traumës, Klevi tregon se policët e kanë pikasur dhe e kanë ndjekur për disa minuta, duke e qëlluar vazhdimisht.

Megjithëse Gjykata e Tiranës vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”, Klevi vijon të mbahet në spital, madje në dhomë qëndrojnë 2 punonjës të Policisë së Shtetit. Ai thotë se, aktualisht nuk ka asnjë dëme të mëdha fizike, teksa tregon me detaje të gjithë episodin.

- Publicitet -

Studenti thotë se reagimi i tij, i fiksuar me video dhe bërë meme në rrejte sociale, ka ardhur për shkak të provokimeve të vazhdueshme të policisë, që qëllonin me çfarë të mundnin.

“Isha larg në fillim dhe po mbështesja njerëzit. Ndërhynë ata me gurë, me lotsjellës e kështu. U shpërhapën njerëzit. Shikoj unë rreth e rrotull meje, ata që kishin ngelur kishin hapur krahun”, thotë Klevi.

Ai shton se të gjithë lëviznin me shpejtësi, pasi nuk duronin dot gazin lotsjellës.

“Dhe kur erdhi polici me skafandër e kështu, shikoj kisha ngelur vetëm unë aty. Ua vesha me gurë, me të tëra unë. Se u acarova që më hodhën atë lotsjellësin. Piketo njërin ata… Po ikja unë, isha për të ikur te sheshi, më piketon njëri mua nga këta, më vjen e më gjuan nga këmbët me shkop. Mos gjuaj i them unë, mos më gjuaj mua i them. Vazhdova të ikja. Ai më keq pastaj, më gjuan në kurriz pastaj. U acarova, ua vesha një. Me mjete rrethanore. Edhe, ata kanë ikur nga puna bashkë me shefin unë këtu”, thotë studenti.

Më tej shton se të dyja palët kanë gabime. “Nuk zgjidhet në këtë lloj mënyre. Janë gjëra të ndërlikuara. Këta po t’a kishim inat të gjatin (i referohet kryeministrit), s’kishin pse ta votonin fare. Dhe se lëshon më atë grusht ai. Këtu i ke të tërë të korruptuar dhe nuk zgjidhet me protestë. Protesta është të thuash që shiko se nuk bëni dot si të doni”, shton ai.

22-vjeçari thotë se duhet një zgjidhje konkrete, teksa hedh dyshime për përfshirjen e politikës në protestë.

“E kupton. Ti je atje do diçka konkrete, ça do të zgjidhet me të shkatërruar. Policia në fillim rrinte e shikonte, ishin 2-3 veta. Tani këta nisën të gjuanin me vezë dhe kur u armatosën çik më shumë, këtu nisën të hidhnin gurë kot pa lidhje. Tani nga momenti e sipër, nga adrenalina ata marrin kushdo që u del para”, thotë më tej ai.

Klevi tregon edhe dokumentet e dosjes së Prokurorisë së TIranës. Janë një mori akuzash; shkatërrim prone,  goditje për shkak të detyrës, prishja e qetësisë publike, organizimi dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme. As kriminelët më të mëdhenj nuk i kanë këto akuza. Akuzat vijojnë; prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta. Një dosje e madhe penale.

Jo vetëm këto akuza, por 22-vjeçari ka 2 policë në dhomë. Politikanët që akuzohen për korrupsion nuk i ruan njeri. As në shtëpi dhe as në spital. Jo vetëm policët, por studentit i kanë vendosur edhe pranga, në shtratin e spitalit. Në fund, pas bashkëbisedimit, policët që i qëndrojnë në dhomë i thonë se rrezikon 5 vite burg. As ata që kanë vjedhur miliona euro apo kanë mbi shpinë akuza të rënda, nuk rrezikojnë 5 vite burg.

”Arrest shtëpie thonë, duan të më kthejnë në banesë në Gjirokastër”, u shpreh ai. / TCH

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve
  • Klevi Metaj rrëfen me pranga nga spitali përballjen me 6 policët: Më qëlluan të parët
  • VIDEO: “Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”, studentja përballet në avion me Bledi Çuçin dhe bashkëshorten e tij
  • “Na rrahën me shkopinj e shkelma”, dëshmia e 15-vjeçarit: Na mbajtën të shtrirë në dyshemenë e Ministrisë së Arsimit
  • “S’të bën burrë ajo rrobë që ke veshur, edepsëz. Nuk llogarisni as jetë fëmijësh”, gruaja u kthehet policëve në rrugë – VIDEO

Komentet e Fundit

  1. shqiptar on Dëshmia e një shtetasi amerikan në Ambasadë: Çfarë më ndodhi në Sheshin Skënderbej
  2. ¿? on ​”Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912″
  3. demo on Elisa Spiropali i kërkon Ramës zgjidhje politike për krizën
  4. Shqiptar on Ky djalë ju mundi
  5. Phoenix on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?