Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KLGJ nuk pranon nisjen e verifikimit për Irena Gjokën, kërkon që çështja të hetohet nga ILD
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > KLGJ nuk pranon nisjen e verifikimit për Irena Gjokën, kërkon që çështja të hetohet nga ILD
AktualitetKronike

KLGJ nuk pranon nisjen e verifikimit për Irena Gjokën, kërkon që çështja të hetohet nga ILD

Published: January 30, 2026
Shpërndaje

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që të mos marrë në shqyrtim relacionin e Këshillit të Karrierës mbi verifikimin e mandatit të gjyqtares Irena Gjoka.

Me shumicë votash anëtarët e KLGJ vlerësuan se shqyrtimi duhet të bëhet nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, për shkak se diskutimi mbi papërshtatshmërinë e gjyqtares ka lindur pasi ajo e ka marrë statusin e magjistrates.

Kujtojmë që SPAK regjistroi një procedim penal pas një kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohet se ka fshehur nga formulari i vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës një dënim penal të dhënë nga drejtësia greke për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000. Kallëzimi ishte depozituar në SPAK nga Adriana Kalaja.

- Publicitet -

Sipas SPAK, procedimi është regjistruar për veprën penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, por ende nuk është regjistruar ndonjë emër si person nën hetim.

Pas një hetimi administrativ që zgjati rreth 20 muaj, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi të martën se i kishte dërguar zyrtarisht më datë 19 janar 2026 rezultatet e këtij verifikimi pranë KLGj-së, që është organi kompetent që duhet të interpretojë rezultatet e gjetjeve.

Akuzat ndaj Gjokës u bënë publike pasi ajo firmosi masat e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me dosjen “Partizani”. Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë akuzuar vazhdimisht Gjokën, duke pretenduar se ajo është në konflikt interesi dhe se ka fshehur të kaluarën e saj, përfshi dënimin penal në Greqi. KLGJ e cila shqyrton ankesat, kërkoi verifikim të rastit nga Prokuroria e Përgjithshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Parku Rinia says:
    January 30, 2026 at 10:29 pm

    Pyetja elementare eshte :
    —–
    A ka falsifikuar e/o perdorur ishDrejtuesja e GJKKO-se, Gjykatesja Irena Gjoka faqen e Vizes Greke ne Pasaporten e saj, pra ne Dokumentin Zyrtar e Shteteror i cili sherbente per identifikimin e saj jashte Republikes se Shqiperise ?
    —–
    N.q.s. PO,
    —–
    = lojrat e fjaleve, ¨… e dija, s’e dija per Gjyqin …., nuk isha e informuar per Vendimin e Gjyates Greke ne momentin e Deklarates…¨, etj., etj., si keto, juridikisht e moralisht jane sajesa e perpelitje,
    —–
    = minimumi, zonja duhet te jape doreheqjen ! = ka falsifikuar e/o perdorur dokument te falsifikuar !
    —–
    ndryshe, shtrohet pyetja tjeter, po aq elementare sa e para :
    —–
    a mund te jete Gjykatese (aq me teper Gjykatese Kunder Krimeve te Renda e Korrupsionit ),
    nje juriste qe ka falsifikuar dokumente ?
    —–
    N.q.s. nuk jep doreheqjen ose ta largoje vete Sistemi i Drejtesise,
    si mund te presim se Salihi, Luli, Iliri, Monika, Be-Linda, Mir-Linda, Erioni, … etj., etj.,
    te hetohen / te gjykohen / te denohen ne te 3 shkallet e gjyqesorit / t’u sekuestrohet
    gjeja e vjedhur dhe e grabitur … ne perputhje me Ligjet ne fuqi, pa u komprometuar
    e/o cenuar procesi, ne asnje hap te tij, ku as ne Kushtetuese e as ne Strassburg te mos
    perdorin alibira edhe te kesaj kategorie, e te na kthehen nga hajdute te permasave te medha,
    ne ¨heronj¨ …..
    —–
    kjo eshte rruga per te vendosur e ruajtur standarte te verteta, funksionale e europiane,
    e jo ato neobizantine e/o neotomane !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  • Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
  • Pse heshtin artistët?
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën

Komentet e Fundit

  1. vlora on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. ANA on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. Toni on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  4. Tiranë on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. Durrësi on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?