Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kodi Zgjedhor lyp referendum
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Kodi Zgjedhor lyp referendum
Kryesoreopinion

Kodi Zgjedhor lyp referendum

Published: January 20, 2024
Shpërndaje

Nga Artan Xh. DUKA

Botuar në DITA

U bënë tre dekada që sa herë ka zgjedhje, po aq herë ulen PS e PD për reformë zgjedhore! Ndonse në parim gjithnjë ka vënd për përmirësime, ajo që nuk shkon është se mungon vullneti politik për të bërë një reformë në themel që i reziston kohës dhe, më kryesorja, qytetari anashkalohet në proçes.

- Publicitet -

Partitë dhe konflikti i interesit me Kodin Zgjedhor

PS e PD me mballomat e tyre zgjedhore nuk japin garanci për më tej. Partitë janë në konflikt interesi me Kodin Zgjedhor sepse falë tij gëzojnë ato pushtete e privilegje që kanë dhe s’do mënd që nuk do të propozojnë apo pranojnë një ligj zgjedhor që ofron garë reale e meritokraci në politikë.

Në fushatë zgjedhore, “punëdhënësi”-qytetar interviston “punëmarrësit”-parti dhe mënyrën e kushtet e intervistës nuk mund t’i përcaktojë ai që pyetet (politika) por ai që pyet (qytetari) ndaj dhe për rregullat e votimit, çdo reformë zgjedhore etj, pavarësisht punës së Kuvëndit, fjalën e fundit duhet t’a thotë qytetari në referendum e jo dyshja PS e PD me kartonat formal pas.
Kodi Zgjedhor nuk është ligj dosido që kalon me delegim.

Ai reflekton vëndin e pushtetin e qytetarit, peshën e votës së tij si instrument kontrolli real ndaj politikës dhe lidhet direkt me besimin e shpresën se ndryshimi është në dorën e tij. Nga ana tjetër, njëlloj si Kushtetuta, Kodi Zgjedhor është një super-ligj themeltar që fut në hulli demokracinë e ushtron trysni reale mbi politikën për morinë e ligjeve rutinë që prekin interesat e qytetarit më pas.

Qytetari e di vetë të mirën e tij!

Qytetarët e jo partitë, duhet të thonë fjalën e fundit për gjithshka rreth Kodit Zgjedhor nga sistemi zgjedhor, financimi i partive, rregullat e fushatës etj.
Vetëm referendumi sqaron se cili sistem zgjedhor arrin të zgjojë tek shoqëria e sotme besimin tek vota e ndryshimi falë saj. Qoftë ky mazhoritar, proporcional, i kombinuar, votë e transferueshme, me lista etj, atë qytetari e di!

Vetëm me referendum qytetari mund të japë apo jo pëlqimin në parim për rregullat e financimit të fushatave zgjedhore. Qytetari nuk ka përse paguan për fushata që u garantojnë pushtet e privilegje politikanëve dhe nëse duhet kontribut, ai të jetë minimal për fushata modeste në median shtetërore dhe i tillë që shmang pabarazinë në fonde e kohë reklame mes subjekteve (partitë e mëdha marrin pjesën e luanit, të voglat e të pavarurit pak ose aspak) sepse gara duhet të jetë e barabartë dhe vija e nisjes njëlloj për të gjithë pavarësisht zgjedhjeve të shkuara.

Është referendumi ai që duhet të përcaktojë se kush e si do të numërojë votat, nëse do të vijohet me politizimin e proçesit me partitë vëzhguese e numëruese njëkohësisht apo depolitizimin e tij etj.

Kur vjen puna tek Kodi Zgjedhor e reforma zgjedhore, para se referendumi të thotë fjalën e tij, Kuvëndi duhet bëjë një shqyrtim shterues të subjektit duke zgjeruar rrethin për të ofruar mundësi për të gjithë të interesuarit – qytetarë, shoqata etj, të kontribuojnë me sugjerimet e tyre në proçes.

PS nga ana e saj, mund të përdorë edhe Këshillimin Kombëtar për të testuar mendimin publik për sistemin zgjedhor. E bëri për kanabisin e Ballkanin e Hapur që humbi pa nishan!

Vota është “butoni” i vetëm që qytetari ka në dorë ndaj autokracisë, abuzimit e shpërfilljes së politikës ndaj tij ndaj dhe Kodi Zgjedhor duhet të ketë atributet e Kushtetutës duke u miratuar me referendum popullor.

Fitues tavoline!

Politika e tranzicionit nuk ka interes t’i hapë udhë transparencës së proçesit zgjedhor dhe meritës reale të votës. Pavarësisht teatrit politik, PS e PD vozitin së toku në varkën e abuzimit të sistemit dhe vota, nga kërcënim është tjetërsuar në “liçensim” që garanton pushtet, privilegje e imunitet!

Mungesa e drejtësisë, pabarazia me ligj, klientelizmi, çoroditja me pronën, uzurpimi i votës etj sot kanë vrarë besimin tek e ardhmja. Shpresa ia ka hequr fillin vetes dhe njerëzve në zgripin e mbijetesës nuk u hyn më në sy bojatisja mavi e realitetit shqiptar! Boll që po ikin nga sytë këmbët që Rama e mbarë politika, të reflektojnë për dështimin e tyre epokal.

Fillohet nga vota. Reforma zgjedhore nuk ka nevojë për mballoma por rishikim në themel. Fituesi duhet jetë me meritë dhe Rama, përjashto bashkinë dikur, mbetet kryeministër tavoline sa kohë shmang garën reale duke privuar vetveten nga përjetimi e ndjesia e fitores reale!

Për fat të keq, sot sfida e demokracisë është “teologjizimi” i politikës e shndërrimi i partive në ndërmarrje okulte që, njëlloj si disa kulte ekstreme fetare, nuk rreshtin së trokitur dyerve e bezdisur qytetarët me lista patronazhistësh për “rekrutë” të rinj, propagandë patetike fanatikësh apo atyre në “bordero”, që krijojnë kulte e mite ndër të gjallët duke intimiduar e provokuar ndasi qytetare etj dhe e gjitha kjo bazuar në një kod zgjedhor që e fut votën e qytetarit në “xhep” dhe e bën atë të pashpresë për të ardhmen.

Referendumi, “fjalëkalimi” nga zë fill shpresa!

Debati shpesh reduktohet në raportin mes demokracisë e qëndrueshmërisë. Politika autoritariste, qoftë për të ruajtur privilegjet apo kaluar reforma selektive që u shkojnë për shtat, ka prioritet qëndrueshmërinë e qeverisjes.

Mbase edhe vetë bota nuk na i ka aq ngenë në ruajtjen e standartit demokratik. Qoftë nga fakti se tek ne liria degradon në rrëmujë, ashtu edhe nga ajo që po ndodh në botë, pavarësisht kostos në rritje të autokracisë e humbjes së besimit tek sistemi!

Sot gjërat janë më të ngatërruara se kurrë sepse politika e tranzicionit ka bërë të sajën 30 vjet. Por, pavarësisht pafundësisë së problemeve e dilemave nga t’ja fillohet, gjithmonë ka një “fill” të parë që çmpleks më pas gjithë lëmshin e problemeve.

Njëlloj si me raportin me Greqinë, ku boll të hiqet ligji i luftës e pastaj, herët a vonë gjërat shkojnë në vënd, ashtu edhe për mullarin e abuzimit politik tek ne, boll të lehtësohen proçedurat e shndërrohet referendumi në rutinë që qytetari të marrë e mbajë “timonin” e demokracisë!

Falë referendumit mund të korrigjohet çdo devijim e abuzim politik me sistemin, përfshi edhe Kodin Zgjedhor. Në demokraci gjithshka duhet të rrotullohet rreth votuesit e jo klikës lart që i ndruhet atij.

Dhe kur flasim për vullnet të qytetarit, vota e lirë kulmon me referendumin. Vë pikat mbi “i” për të sotmen dhe lë të hapur mundësinë e rishikimit për më tej. Është “fjalëkalim” që nxit rikthimin e shpresës e besimit në vënd.

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • George says:
    January 20, 2024 at 2:17 am

    Shqiperia ka nevoje se pari per pastrimin e Kushtetutes se Republikes nga nderhyrjet e bera pas “Marreveshjes Berisha-Rama” te 23 prillit 2008. Se dyti, Kushtetua e Republikes se Shqiperise duhet te rindertohet mbi bazen e funksionimit te mekanizmit te kontrollit dhe balancimit te tre pushteteve: Legjislativit, Ekzekutivit dhe Gjyqesorit. Ne Pushtetin Legjislativ duhet te zgjidhen jo me shume se 101 deputete me votim te fshehte direkt nga populli. Per te rregulluar balancen e prishur nga fuqizimi i qellimshem korruptiv i Pushtetit Ekzekutiv, duhet te ngrihet roli i Pushtetit Legjislativ (Kuvendi i Shqiperise) duke vene ne krye te tij kryetarin e partise qe fiton zgjedhjet; ne krye te Pushteti Ekzekutiv mund te zgjidhet nje ekonomist me integritet profesional dhe aftesi menaxhuese te spikatura ne praktike. Roli i Pushtetit Gjyqesor duhet te ngrihet me venien ne krye te tij te Presidentit te Republikes, me profesion jurist konstitucionalist, i zgjedhur me votim direkt nga populli.

    Reply
  • Peza says:
    January 20, 2024 at 4:43 am

    Deputetet duhet te zgjidhen dhe votohen nga te gjithe shtetasit shqiptare me te drejte vote(jo diaspora ne pergjithesi) e jo vetem me votat e nje qarku te vetem qe vidhen dhe blihen kollaj ,ndersa kurre nuk fiton nje kandidat e pavarur ose parti e vogel qe e ka elektoratin ne te gjithe Shqiperine!
    Se deputeti eshte perfaqesues i te gjithe popullit e jo vetem i nje qarku ,qe e ka bere deputetin te perdore influencen e tij prr te terhequr investime vetem ne zonen e tij,ndersa te tjeret jo!
    Shembull eshte lagja nr.14,Astiri-Yzberishti me 100 mije banore,por bashkia nuk ka ndertuar asnje cerdhe,kopshte,shkolla etj dhe banoret ngrysin diten sikur te jene rober lufte!
    Erion Veliaj eshte ARMIKU ME I MADH I JETES SE QYTETAREVE TE TIRANES NDAJ DUHET SHPORRUR SA ME PARE!

    Reply
  • Ppp says:
    January 20, 2024 at 5:01 am

    Jane banda tek
    Jane banda o mik
    Ndaj referendumin
    E kane aq frike

    Kane gjetur nje popull
    Te urte fukara
    Ndaj fronin kurre
    Se leshojne ata

    Mileti ne gjum
    Ky vend po shuhet
    Pabesi e madhe
    Ne shpine tone po luhet

    Do behet ky vend
    Kryezonje thosh Naimi
    Shpirti ulerin
    Nga dhembja zhgenjimi

    Reply
  • Ppp says:
    January 20, 2024 at 5:03 am

    Ps
    Partite tek ne
    Jane banda o mik
    Ndaj referendumin
    E kane aq frike

    Reply
  • epo kjo pune says:
    January 20, 2024 at 7:58 am

    marrin para nga populli qe ti shuajne me rrena gjate fushate, merr me shume partia me e madhe njesoj si kampioni ne futboll ta nis kampionatin e rradhes 10 pike para, votohen si shporte deputetet pale sa molle te krimbura brenda… e kane bere pirg plehun e I mbajme mbi qafe 30 VJET, nje turi kane, hajdut me cizme se edhe kur nuk vjedhin me mask, vjedhin me ligj qe e bejne si u volit. mazhoritar e referendum po nuk hapin udhe keta e ne, aha, ka ndonje koncert apo ndeshje te dalim ne shesh deri sa te na dale llotaria Americane… po e zbrazin kete vend se dhe shpresa eshte … luli qe fle nen gur

    Reply
  • cuf dabjoni says:
    January 20, 2024 at 9:24 am

    Pa votën e lire e te ndershme nuk do ketë përparim për shqiptaret e as liri e demokraci. Zgjedhjet e Lira e te ndershme morën fund me referendumin e 1994 dhe me tej degjenerimi vijoi duke u thelluar sidomos pas marrëveshjes te dy autoritaristëve te mbrapshte Sali e Edvin me 2008.
    Dhe ndryshimi i Sistemit kërkon ndryshime Kushtetuese pra në dorë të asaj dysheje perverse e super të korruptuar dhe pastaj i rregullave zgjedhore me 3/5 e votave të të ashtuquajturit Kuvend ku vendosin larot e kryetarëve që i kanë emëruar me nder me thënë deputetë .
    Pra mos u rrekni me teorira që nuk zbatohen.
    Kuvendi me 100 anëtarë: 80 me maxhoritar e pragu 4% për të përfituar nga 20 vende qe mbeten- me cilëndo formulë te Ligjit te 1992 apo 1996,,,,,….
    të tjerat janë fejbukezime fol te flasim
    Pas kësaj hartohet Kodi me KQZ për çdo fushate me anëtarë te te gjykatave te Larte dhe 3 anëtarë Komisioni e QV…. numërimi aty e ne rast ankimi ne Zone… kundërshtimi ne gjykate me anëtarësi te veçantë për çdo rast….. Pranë ministrisë se brendshme është Drejtoria elektorale qe organizon Zgjedhjet

    Reply
  • Spak says:
    January 20, 2024 at 10:55 am

    Shqiperise i duhen Zgjedhje te reja te lira por pa Saliun, Pa liken,Pa Bashen Pa Ramen, Pa Mediun dhe Duken pa Dulen e te tjere te ngjashem! Pa Mulin e Gazin etj,etj! Si behet kjo eshte tjeter histori! Kush do ta beje? Duhen vite, duhen disa breza shqiptaresh per t’u bere! Duhen fshire nga Media Grida e fevzo pa folur per syrin! mentaliteti primitive i shume Shqiptareve e pengon te beje nje jete ku secili te respektoje ligjet e shtetit! Pa folur per nje lukuni gazetaresh qe punojne per nje rroge dhe shume here nuke marrin ate! Nga injorance e moderatoreve neper TV!Jemi ne vitin 2024 nuk genjehen me Shkodranet e as Kuksianet me Saliun e Mulin! Saliu dhe rama por edhe basha duan zgjedhorin egzistues! Zot ndihmo Shqiperine dhe largoji keta gjakpires vrase nga politika!

    Reply
  • Fjale me vend says:
    January 20, 2024 at 11:25 am

    Ku humbi Ethem Lalaj, se ay ben komente te forta.
    Edhe Rita Vakuumi nuk mbetet pas xha Temes. 🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

    Ay Moisi Golemi nga ka humbur u bene goxha kohe i zhdukur; mos i ka bere skopio ndonje gome more…more…

    Beni ore ca komente se jemi dobet sot me sasine !!!

    Reply
  • kastriot says:
    January 20, 2024 at 12:05 pm

    Problemet jane te thjeshta.Sa demokrati eshte nje pushtet fashist genocidist demokratikas apo rilindas qe ka qysh ne zgjedhjet e 2005 qe qeveris ne emer te elektoratit por me voten e ne rastin me te mire 20% te tij.

    Reply
  • Spak says:
    January 20, 2024 at 12:22 pm

    Nuk kam dijeni per gjyqtarin Zhukri, cfare behet me te? E kaloi vetingun?

    Reply
  • Shkembi says:
    January 20, 2024 at 12:43 pm

    Referendumet jane kot ne vendin ku populli ka votuar e ka zgjedhur me mazhorance nje parti e cila duhet te drejtoje vendin.
    Te tjerat jane pordhe non gratash

    Reply
  • Ilirian Qelbaci says:
    January 20, 2024 at 4:42 pm

    Ky popull nuk po shko ne votime, nuk po reago as kur nuk u jepen rrogat (Shendetesia nuk i ka marre akoma sot rrogat e dhjetorit), nuk leviz as kur cmimet shkojne firifiu perdite, nuk del te protestoje per vehten e tij pra e jo me do shkoje ne ate Referendumin qe kerkon ky Tan Xhaxhi Duka.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?