Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Koha të ndryshon fytyrën, por kurrsesi shpirtin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Koha të ndryshon fytyrën, por kurrsesi shpirtin
Histori

Koha të ndryshon fytyrën, por kurrsesi shpirtin

Published: October 26, 2022
Shpërndaje
Pjesëtarë të familjes e të fisit të Dëshmorit të LANÇ, Hodo Nexhbi Skënderi

Nga DHIMITËR SHTËMBARI

 

Tetëdhjetëvjeçari Mevlud Skënderi, ish kuadër i njohur para viteve tetëdhjetë me banim në Tiranë, teksa flet për një palodraft të paraqitur nga deputetë të Partisë Demokratike për dekomunistizimin e vendit, por që në fakt godet shumë më larg, ndihet i brengosur nga njoftimet që merr vesh për dëmtimet që u bëhen simboleve të LANÇ.

- Publicitet -

– Nuk kam fjetur kur mësova, se disa nga varrezat e Dëshmorëve të Atdheut të Korçës ishin dëmtuar nga vandalë anonimë, – na drejtohet tepër i indinjuar. – E si mund të flesh i qetë, kur dëgjon të dëmtohet një simbol lavdie brenda Mauzeleumit të Varrezave të Dëshmorëve të Durrësit?!

Qëndron një çast dhe vazhdon:

– Një varrë nga ato të dëmtuarat në Korçë mund të ishte i vëllait tim, Hodos së paharruar, por fjala nuk është këtu. Çdo varrë në ato Varreza është i njëjtë me atë të tim vëllai.

Para pak kohësh Mevludi mori vesh se lapidari kushtuar vëllait të tij dëshmor Hodo Nexhbi Skënderi atje në fshatin Strelckë të bashkisë Maliq, ishte dëmtuar. Vepër vandalësh! Qe trishtuar dhe në çast kishte marrë vendim:

– Do të shkoj të rirregulloj lapidarin, – u kishte thënë pjesëtarëve të familjes. – Vërtet do ta cënojmë paksa buxhetin e familjes, por do të bëjmë diçka shumë më të madhe nga ç’mund të bënim brenda shtëpisë me atë fond…

Dhe nuk kishte vonuar t’i futej kësaj pune, për të cilën kishte pasur edhe ndihmën e bashkisë Maliq.

Në këto ditë të para të këtij tetori, me rastin e përvjetorit të rënies dëshmor të të vëllait, Mevludi nuk priti nga të tjerë që t’i organizonin ndonjë veprimtari. E organizoi vet. Do ta kujtoj Hodon, tim vëlla, mendoi, jo si pjesëtar të familjes sime, por si një ish partizan, që luftoi jo për shtëpinë, por për Shqipërinë, që dha gjakun jo për pasuri, por për liri. Do ta kujtoj jo për t’u mburrur, por për t’i thënë brezit të ri se nuk do të lejojmë të na i harrojnë e, ca më shumë, të na i nëpërkëmbin të rënët për çlirim.

Dhe ftoi të mblidheshin në Strelckë, pikërisht në shkollë pranë lapidarit që përkujton Hodon e lavdishëm, jo vetëm pjesëtarë të gjakut të vet – familjes e fisit Skënderi, por edhe të tjerë që kishin pas lidhje me të rënin për Atdhe.

Ishin të pranishëm edhe Eri Rustemi – nënkryetar i bashkisë Maliq, Njazi Cenko – kryetar i Organizatës për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut, Nazmi Qose – kryetar i njësisë administrative të zonës, Alfred Skënderi – kryeplaku i fshatit e të tjerë. Ishin të pranishëm edhe të zgjedhur e veprimtarë shoqërorë të Shoqatës Patriotike Kulturore “Gora”.

Mevludi pat ftuar të ishin të pranishëm edhe mësuesit dhe nxënësit e shkollës që mban emrin e Hodo Nexhbi Skënderit. Ndërkohë, me kohë qenë marrë masa, që nxënësit e kësaj shkolle të shpalosnin gjatë veprimtarisë një kolazh këngësh e vargjesh kushtuar pikërisht këtij Dëshmori.

Por Mevludi nuk mund të mos merrte me vete, nisur nga Tirana, edhe fëmijët e vet, djalin – Ermir, së toku me bashkëshorten e vet, si dhe vajzën – Valbonë, së toku me të shoqin.

– Do të vini me mua në Strelcë, – u pat thënë fëmijëve, – sepse duhet të njiheni me njerëzit e gjakut tuaj, por edhe me të tjerë në fshat. Sepse sot jam, ndërsa nesër nuk do të jem, kështu që do të jeni ju që do ta mbani lart nderin dhe lavdinë e xhaxhait tuaj dëshmor…

Veprimtaria historike kishte qenë masive, e gjallë dhe tepër mbresëlënëse. U vunë kurora nga dega e Organizatës për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut, nga pushteti vendor, si dhe nga familja e fisi.

Po cili është Hodo Nexhbi Skënderi?

I lindur në vitin 1928 në Strelckë të ish rrethit të Korçës, që fare i ri u përfshi në lëvizjen antifashiste. Në fillim u rreshtua në kompaninë e dytë të një batalioni partizan që vepronte në zonën e Gorës. Më 9 shtator 1944 u bë luftëtar i kompanisë së dytë të batalionit të tretë të Brigadës XX Sulmuese Partizane. Si dhe shokët, mori pjesë në shumë luftime dhe kudo dëshmoi trimëri të pashoqe.

Më 12 tetor 1944, teksa luftonte së bashku me shokët e vet partizanë diku në Qukës të Librazhdit kundër nazistëve e larove të tyre, bie për të mos vdekur kurrë.

Në drekën e gjerë që organizoi Mevludi si kryefamiljar atje në Strelckë morën pjesë shumë njerëz. Gjatë saj u treguan kujtime nga jeta dhe veprimtaria e të rënit për çlirim, siç u kënduan edhe këngë. Këngë partizane, këngë kushtuar dëshmorit Hodo.

– Më shkoi goxha veprimtaria, por nuk janë lekë të shkuara dëm, – shprehet Mevludi. – Përkundrazi, çka u shpenzua për lapidarin dhe drekën është një fond i papërfillshëm para asaj çka im vëlla i dha familjes e fisit tonë, krahinës dhe mbarë Shqipërisë.

Ndërsa shpërndaheshin nga ajo ceremoni përkujtimore, dikush, si shkarazi, i qe drejtuar Mevludit:

– Mirë bëre, i dashur Mevlud, nuk bëre keq, por sot nuk i ve veshin njëri këtyre aktiviteteve!… Sikur janë vjetruar!…

Mevludi nuk e kishte lënë të shkonte më tej:

– Jo, nuk ta pranoj këtë mendim! Asgjë nuk vjetrohet, miku im. Koha të ndryshon fytyrën, por kurrsesi shpirtin.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • PO , PO says:
    October 26, 2022 at 4:42 pm

    I pa harruar qofte kujtimi dhe vepra e deshmorit Hodo Skenderi . ! Rrofsh e patsh pleqeri te lehte z.Mevlud !

    Reply
  • Sokrati says:
    October 26, 2022 at 11:36 pm

    Nder, respekt dhe dashuri për këtë personalitet të rrallë.
    Zoti Mevlud Skënderi me fondin e parave të familjes ka kryer një akt madhor, njerëzor, atdhetar dhe edukativ, pavarësisht se ruajtja, mbrojtja dhe mirëmbajtja e objekteve të historisë kombëtare i përket institucionit të Bashkisë.
    Falënderim për fjalën, mendjen, zemrën, shpirtin dhe mençurinë e spikatur!
    Sot ka me shumicë kufoma të gjalla pa shpirt…

    Reply
  • Vasili says:
    October 27, 2022 at 7:28 pm

    Prej Saliut dhe Likes,ishin dhe jane normale te gjitha felliqsit njerzore,si produkte shpellare,pra qe nuk kane te bejne me racen njerzore.
    Por dhe me te neveritshem se ata,jane koktej i ish komunisteve,me surreter socialist,qe sundohen,nga nje bicim pseudo-demokrati,qe shan dhe i jep mend perendimit,nga jataket e harem-dylber te sulltanit diktator,Babes Rexhep.
    O tempora,o mores!(O kohe,o njerez!)
    Kesaj kopeje nuk i falet,pasi e dine mire cfare bejne:
    Vec veprojne per te ngjitur mullaqet e tyre,ne kohe te pafundme,ne karriget e pushtetit,pa e care menderjen,per faqet e tyre te skuqura nga turpi.
    E pra duhet te ishin keta bastarde komunistesh(bastarde,mbasi baballaret e tyre,ishin shtyllat qe mbanin ngrehinen e Hoxhe monstres.Idealistet dhe idealistet komuniste,mbeten ne lufte duke sakrifikuar jeten per Atdheun),te cilet duhet te perkujtonin keta heronj,qe kane mbetur perjetesisht ne memorien e kombit,pamvaresisht se cfare maskarenjesh,te paftyresh,apo egersira,mund ta perdhosin per momentin kete vend.
    Nje homazh te madh falenderimi dhe per zotin Mevlud,kopje e denje e trimerise dhe ndershmerise te vllait te vet,qe guxoi dhe organizoi ate veper,qe duhet ta benin institucionet shteterore.
    Dhe natyrshem,ndjen zerin e fuqishem dhe te pavdekshem te imzot Nolit:
    Rron,or rron
    Dhe s´vdes shqiptari

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    October 29, 2022 at 8:45 am

    Po ju drejtohem te gjithe juve te Organizates Kombetare te LANC-it.

    E keni degjuar kengen:

    500 vjet plot Nana priti,
    Skenderbeut nje vella ia rriti,
    Legjendar ne lufte e ne liri,
    ENVER HOXHA emri i tij.

    Pastaj kenga vazhdon disa rrjeshta me vone:

    S’ka askush pse na qan hallin,
    I zoti i shtepise e ka lan djalin.

    Per ke djal behet fjale qe ka lene Enver Hoxha? Sigurisht qe behet fjale per djalin e tij te madh Ilir Hoxhen. Te gjithe politikanet pas 1990 jane kukulla te vendosura nga Ilir Hoxha e Sokol Hoxha ne politiken e Tiranes per te zbatuar axhenden e elites boterore (Illuminati me qender ne Londer ose elita anglo-amerikane sic njihet edhe ndryshe).

    Kjo eshte vetem loja e radhes edhe prandaj mos u shqetesoni kot. Merreni si idiotesine e radhes te politikes ne Tirane. Asgje nuk do ndodhi. Enver Hoxha aty e ka piramiden mu ne qender te Tiranes edhe madja ia kane bere edhe te re tani.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit në 8 vjet, bllokohet rikthimi i mundshëm i Orban
  • Në 10 vite, qarqet e mëdha të Veriut humbën një të katërtën e popullsisë, ja kush kryeson
  • Matura Shtetërore, mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Matematikës
  • I lindur në Irlandë me mbiemër latin, kush është mbrojtësi që u grumbullua me Kepin e Gjelbër nëpërmjet LinkedIn
  • “Dokumenti është firmosur, por detajet mbeten sekret” çfarë ndryshon tani për Iranin dhe Izraelin?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  2. Lumi Vlores on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  3. Dashi on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  4. Telniku on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  5. Lirim on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?