Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kombi i Karaibeve do rrisë çmimin e karburantit me 500%
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Kombi i Karaibeve do rrisë çmimin e karburantit me 500%
BoteEkonomi

Kombi i Karaibeve do rrisë çmimin e karburantit me 500%

Published: January 11, 2024
Shpërndaje

Qeveria kubane do rrisë çmimet e benzinës dhe naftës në ishull me 500% nga 1 shkurti, si pjesë e një sërë masash që synojnë uljen e deficitit të madh buxhetor të vendit. Karburanti në Kubë është subvencionuar nga qeveria e vendit për dekada dhe është ndër më të lirët në botë.

Çmimi i një litri benzinë ​​do rritet nga 25 pesos kubane (0,20 dollarë) në 132 pesos (1,10 dollarë), një rritje prej 528%, ndërsa benzina premium do shkojë nga 30 pesos (0,25 dollarë) në 156 pesos (1,30 dollarë), një rritje deri në 520%, njoftoi të hënën në televizionin shtetëror ministri i financave dhe cmimeve, Vladimir Regueiro.

Në fund të muajit të kaluar, ministri i ekonomisë Alejandro Gil pranoi se, me mungesën e valutës së huaj dhe nën një embargo ndëshkuese të SHBA-së prej dekadash, qeveria nuk mund të përballonte më subvencionimin e karburantit.

- Publicitet -

Rritja synon gjithashtu të mbyllë hendekun e çmimeve të krijuar nga subvencionimi. Ministri i energjisë, Vicente de la O Levy tha më parë se karburanti tani ka çmimin e bazuar në kursin zyrtar fiks të këmbimit prej 24 pesos për dollar, ndërsa turistët që vijnë shkëmbejnë dollarë me kursin e tanishëm prej 120 pesos për dollarin e gjelbër, i cili u prezantua nga qeveria në gusht 2022. Kjo u jep atyre një përparësi të padrejtë, shpjegoi zyrtari.

Autoritetet thanë se do krijohet një rrjet stacionesh shërbimi për turistët, të cilët do detyrohen të paguajnë karburantin në valutë.

Qeveria kubane, e cila subvencionon pothuajse të gjitha mallrat dhe shërbimet thelbësore në vend, njoftoi një paketë masash në fund të muajit të kaluar që synon adresimin e krizës ekonomike që ka pllakosur vendin. Ndër hapat është rritja e çmimit të cigareve, duhanit dhe shërbimeve bazë si gazi i lëngshëm, uji, gazi, transporti dhe energjia.

Sipas vlerësimeve zyrtare, ekonomia e ishullit u tkurr me 2% në vitin 2023, ndërsa inflacioni arriti në 30%.

Kuba ka qenë nën një bllokadë ekonomike të SHBA-së që nga fillimi i viteve 1960. Kufizimet u lehtësuan gjatë presidencës së Barack Obamës, por më vonë u rivendosën nën Donald Trump. Në tetor, Havana akuzoi SHBA-në për provokimin e një krize ekonomike në Kubë. Sanksionet e Uashingtonit kanë çuar në mungesa kritike të ushqimit, karburantit dhe ilaçeve në ishull, duke çuar në emigrim masiv, sipas qeverisë kubane.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?