Mendimet e të diturve të antikitetit nuk plaken kurrë. Asgjë nuk e ilustron më mirë këtë sesa thënia e Platonit: ‘Injoranca është fara e çdo të keqeje’. Kjo ide qëndron në zemër të intelektualizmit moral, një trashëgimi e Sokratit që Platoni e shndërroi në një nga ngrehinat më të mëdha filozofike të botës, por që Aristoteli e vuri në dyshim.
Në thelb, sipas Platonit, gabimi moral është një gabim njohjeje. Sipas tij kush e kupton thellësisht të mirën, zgjedh natyrshëm të drejtën. Kush bën keq, ose mbështet të keqen vepron kështu vetëm sepse është viktimë e padijes.
Platoni lindi në Athinë rreth vitit 427 p.e.s., në një periudhë krize të thellë historike. Lufta e gjatë e Peloponezit dhe murtaja kishin shkatërruar popullsinë. Rinia e tij kaloi nën shenjën e paqëndrueshmërisë dhe zhgënjimit politik. Me origjinë nga një familje aristokrate, ai e njohu nga afër si përvojën e oligarkisë, ashtu edhe atë të demokracisë athinase. U largua nga politika aktive pas gjyqit dhe dënimit me vdekje të mësuesit të tij, Sokratit, në vitin 399 p.e.s.
Ai udhëtoi dhe reflektoi mbi drejtësinë, të vërtetën, të bukurën, pushtetin. Themeloi Akademinë, një institucion i destinuar të linte gjurmë të thella në historinë e mendimit perëndimor. Nxënësi i tij më i shquar dhe njëherazi kritiku i tij do të bëhej Aristoteli.
Platoni mbeti i trazuar thellësisht nga një pyetje e mundimshme: Si mundi një qytet të dënonte me vdekje njeriun më të drejtë që kishte njohur ndonjëherë? Kjo pyetje u bë shtylla e mendimit të tij për gjithë jetën. Si mundet një shoqëri të gabojë kaq rëndë? Përgjigja që gjeti ishte e prerë: Kjo ndodh atëherë kur ajo mbetet robinjë e injorancës.
Duhet patur parasysh se kur Platoni e identifikon të keqen me injorancën, ai nuk i referohet mosnjohjes së të dhënave apo datave. Ai nuk flet për mungesë kulture, por për një formë më të thellë të verbërisë, paaftësinë për ta dalluar të keqen dhe të mirën.
Në vizionin e tij, kërkush nuk e bën të keqen për vetë të keqen. Ai mendonte se kush vepron në mënyrë të padrejtë, beson se po bën një të mirë. Gabimi qëndron në pandehjen si pozitive të asaj që në realitet po e degradon.
Thënë ndryshe, Platoni, duke ndjekur mësimet e Sokratit, mbron tezën se kërkush nuk vepron keq me vetëdije. Sipas tij, po ta dinte me të vërtetë se çfarë është e mira, askush nuk do të zgjidhte kurrë të kundërtën e saj. Pra e keqja lind nga paaftësia, pamundësia, për të njohur të mirën autentike.
Kjo ide e së mirës është një nga shtyllat e mendimit platonik. Tek “Republika”, Platoni imagjinon se mbi botën tonë shqisore dhe të ndryshueshme, ekziston një rend më i lartë i realiteteve të përjetshme dhe të pandryshueshme. Mes të gjithave, më e larta është pikërisht kjo Ide e së Mirës. Ai e shihte atë si burimin e drejtësisë, të bukurës dhe të vërtetës.
Alegoria e shpellës e përshkruan gjendjen njerëzore si një robëri mes hijeve, të cilat i marrim gabimisht si të vetmen të vërtetë. Dalja nga shpella nuk është vetëm ushtrim intelektual apo shtim dijesh, por një rrugëtim drejt transformimit të shpirtit.
Tek Platoni, etika nuk ndahet kurrë nga psikologjia. Për të, shpirti njerëzor është një gërshetim fuqish. Ai rendit arsyen, impulsin dhe dëshirën. Jeta e mirë nuk do të thotë.shtypje e nevojave apo prirjeve tona, por vendosja e një harmonie të brendshme ku arsyeja udhëheq dhe orekset nuk marrin timonin. Pikërisht në këtë ekuilibër gjendet drejtësia e shpirtit e, për rrjedhojë, vetë lumturia, sipas Platonit.
Për Aristotelin kjo mbetet një tezë thellësisht e debatueshme. Ai e vuri në dyshim idenë se mjafton thjesht të njohësh të mirën për ta zbatuar atë vetvetiu në jetën e përditshme.
Në fakt, përvoja jonë e përditshme duket se i jep të drejtë atij.
Sa e sa herë e dimë me saktësi absolute se çfarë duhet të bëjmë, e përsëri përfundojmë duke zgjedhur të kundërtën, atë që na dëmton apo që u bën keq të tjerëve. Kjo është ajo që filozofia e quan akrasia, pamjaftueshmëria e vullnetit përballë tundimeve.
Por, megjithë kritikat e arsyeshme, intuita e Platonit ruan një fuqi të jashtëzakonshme tërheqëse. Nëse zhytemi më thellë, shohim se e keqja më e madhe në botë nuk lind pothuajse kurrë nga dëshira abstrakte për të bërë keq, por nga format e ndryshme të verbërisë. Të tilla janë helmet e paragjykimit, kontrolli i manipulimit, trysnia e propagandës, plogështia e vetëgënjimit. Mbi të gjitha, paaftësia për ta parë të mirën e tjetrit si pjesë të së mirës sonë.
Pikërisht për këtë arsye, sot, në epokë digjitale të mbytur nga valët e dezinformimit dhe manipulimit të mendimit, Platoni prapë vlen për të na kujtuar një të vërtetë themelore. Pa një edukim të thellë të gjykimit nuk do ta kemi aftësinë për të dalluar të vërtetën nga simulimi i saj. Në këto rrethana liria është iluzion.
DITA

Jam krejt i paafte te shoh te miren e Edi hajdutit,si pjese e te mires time.Ne vend te filozofit Platon zgjedh Fylozofin Popull,qe thote:Nje gjelle,qe s`eshte per mua,i rafte miu brenda.
Jo zotrote nje gjell qe s eshte per ty dhe ajo çfar thua ti nuk ashte as krahasim as meta for po rri aty ku je .
PARODI
APOLOGJIA E RAMËS – PARTIA DHE BESNIKËRIA JANË RRUGA DREJT LUMTURISË
Të dashur miq e protestues,
ju kam dëgjuar me shumë durim,
por kot kërkoni shtetin ju,
kur e keni partinë në shërbim.
Ju kërkoni shtet dhe ligj,
institucione me dinjitet.
Po këto janë gjëra teorike,
partia është shteti vetë.
Shteti nganjëherë vonon,
ka procedura pa mbarim.
Partia s’pyet për burokraci,
veç te ajo gjeni shpëtim.
Prandaj sollëm një risi,
një model krejt novator,
mos kërkoni shtetin më parë,
zgjidhjen e kemi vetë në dorë.
E di që prisni nga ministritë,
nga bashkitë e administrata,
po pse ta lodhim gjithë sistemin,
kur e kemi partinë si sindikata!
Pse t’i lodhim ministritë,
me ankesa e me dokumente?
Kaloni njëherë nga Partia,
se ajo ka zgjidhje më eficiente.
Mos mendoni se shteti mjafton,
shteti shpesh është formalitet.
Partia është zemra e kombit,
është thelbi i çdo institucioni vetë.
Kam menduar një zgjidhje të re,
që s’e ka parë Europa mbarë,
shteti do t’i shërbejë partisë,
partia do t’ju shërbejë juve pastaj.
Prandaj sollëm një ide moderne,
me emër shumë bashkëkohor,
“Prania Besnike” quhet tani,
timonin e tepsinë i kam në dorë.
Mos kujtoni partinë e punës,
ajo ishte organizatë pa qeder,
sot kemi empati e solidaritet,
me shumë dinjitet edhe nder.
Deputeti s’do rrijë në Kuvend,
s’do merret vetëm me votime,
do bëhet dëgjues ambulant,
për halle, ankesa e shqetësime.
Zyra jonë do mbledhë ankesat,
me buzëqeshje e përqafim,
institucionet pastaj do presin,
derisa partia t’u japë miratim.
Mos u lodhni me sportele,
formularë dhe burokraci.
Merrni teserën mbajeni në xhep,
dhe çdo hall merr përparësi.
Tesera nuk është privilegj,
është thjesht rruga e lehtë.
Njëri pret më gjatë në radhë,
dhe tjetrit i hapet dera vetë.
Patronazhisti s’është spiun,
siç thonë ca njerëz pa kulturë.
Ai kujdeset për jetën tuaj,
përndryshe halli s’dihet kurrë.
Patronazhisti është bekim,
pa të madje s’do kishte shtet.
Ai e di kur ti ke vështirësi,
madje para se ta dish vetë.
Mos protestoni si flamingot,
pendët s’ju bëjnë të zgjuar dot.
Kur refuzoni ndihmën time,
do mbeteni duke u ankuar kot.
Ata flasin për Kushtetutën,
për ligjin e për barazinë.
Unë ju flas për teserën,
për empatinë dhe afërsinë.
Flamingot s’e pranuan besën,
thanë se u mjaftonte liria,
prandaj shpikëm “Praninë besnike”,
të jeni sa më afër te partia.
Do jemi pranë në çdo lagje,
në çdo hyrje e çdo shkallë.
Do ju dëgjojmë me dashuri,
pastaj do ju zgjidhim çdo hall.
Mos kini turp të na tregoni,
ç’ëndërr patët natën vërtet.
Se ndonjëherë edhe ëndrrën,
ne mund ta bëjmë realitet.
Kur di çdo hall e çdo mendim,
çdo dëshirë e çdo shqetësim,
atëherë zgjidhja vjen më shpejt,
kështu funksionon solidariteti im.
Më nxorrën si “Mbretin lakuriq”,
sikur i shtyp e i kam marrë liri,
më mirë ju “lakuriq” para partisë,
që t’ju veshim me mirësi.
Unë e di ç’është e mira juaj,
e di se e keqja është barrë.
Se po ta dinit vetë gjithçka,
ç’do ju duhesha unë vallë?
Populli shpesh ngatërrohet,
mes së keqes dhe së mirës,
unë ju duhem si udhërrëfyes,
mes nevojës dhe dëshirës.
Populli shpesh nuk di ç’do,
ky s’është faj, por paaftësi,
prandaj jam unë ta udhëheq,
drejt së mirës me mençuri.
Prandaj afrohuni më shumë,
mos rrini larg me dyshim.
Sa më pranë t’i rini Partisë,
aq më lehtë gjeni shpëtim.
Mos harroni ç’ka ju them,
se e kam provuar vetë,
shteti punon për partinë,
se pa parti nuk ka shtet.
Prandaj mos kërkoni largësi,
mes qytetarit dhe partisë.
Sa më pranë të rrini me ne,
aq më pranë do jeni lumturisë.
Mos u merrni me protestat kot,
se humbni kohë dhe energji.
Hajde hyni në parti njëherë,
pastaj ankohuni me qetësi.
Beso te Partia, mos ki dyshim,
ajo është drita në errësirë.
Kur Partia di gjithçka për ty,
jeta bëhet shumë më e mirë.
Ndaj hiqini pankartat, memet,
hapni teserat me krenari,
se rruga drejt parajsës sonë,
kalon veç nga besnikëria në parti!
Greket e kohes Platonit e kane braktisur teritorin Grek nga luftrat shkaterrimtare te cilat mjerisht edhe sot jane aktive ne cerekun e globit. Shtetasit Grek te sotem jane emigrant nga shtete te tjera, nga Egjipti, Iraku, Irani, Turqia, Shqiperia e sidomos Spanja me te shumtit. Nga spanishtja shumica fjaleve dhe emrave grek perfundojne me S. Si ne Spanisht. Kejo nuk ekzistonte ne Greqishten e vjeter. Nga spanishteja kane ruajtur greket emrin e kishes IGLISIA por mbi te gjitha pamjen e spanjolleve ne fytyre dhe trup ate as e fshehin,, as e ndrushojne dot. Nevoja per mbi-jetese nga confliktet e brendeshme midis komuniteteve i ka ber banoret e greqis shume dinak, hileqar e mjeshtra te manipulimeve te mendjeve sa kurdisin percarje e urrejtje edhe midis vellezerve. Keto vese te uleta frikacakash i justifikojne banoret e sotem te Greqis si tradite e vjeter greke, por kejo eshte sajese nga pseudo greket e rij. Greket e vjeter kane qene burreror e besnik.