Bashkimi Evropian ka hequr të gjitha masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, është bërë e ditur nga Komisioni Evropian.
Gjatë debatit që është zhvilluar për raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Jiri Plecity, përfaqësues i KE-së, konfirmoi heqjen e masave financiare.
“Mund të konfirmoj se Komisioni Evropian ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu po planifikojmë të riangazhohemi plotësisht me homologët tanë në Kosovë në mënyrë që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur në agjendën e saj të BE-së”, u shpreh ai.
Gjatë diskutimit në Parlamentin Evropian është shprehur keqardhje për vitin e humbur në Kosovë për shkak të ngërçit politik me të cilin u përball vendi gjatë gjithë vitit 2025.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, tha se paraliza politike në të cilin ishte Kosova kishte pasoja edhe në procesin reformues.
“Është për të ardhur keq që pasiguria dhe ngërçi politik kanë ngadalësuar ndjeshëm reformat e nevojshme që Bashkimi Evropian pret nga aplikantët, të cilat janë gjithashtu qartësisht jetike për vetë vendin. Ka qartësisht fusha në të cilat Kosova ka bërë regres të ndjeshëm gjatë vitit të kaluar”, tha raportuesi Terras.
BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023. Masat kishin të bënin me pezullim të financimit dhe të takimeve dypalëshe midis zyrtarëve evropianë dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës.
Masat u vendosën si përgjigje për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pasi kryetarët shqiptarë të katër komunave në veri morën mandatin.
Atëbotë pati edhe përplasje mes protestuesve serbë me forcat e sigurisë, përfshirë me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Ndërkaq, nga Bashkimi Evropian është përmendur edhe marrëveshja për zbatimin e Ligjit për të huajt.
“Fundjavën e kaluar në Prishtinë, falë lehtësimit të BE-së, u gjet një rrugë përpara për zbatimin e Ligjit për të huajt në Kosovë. Ne i mirëpresim hapat e ndërmarrë nga Kosova në lidhje me ruajtjen e sundimit të ligjit. Kjo do t’u mundësojë serbëve të Kosovës të vazhdojnë të banojnë, studiojnë dhe punojnë në Kosovë ligjërisht, sipas ligjit të Kosovës”, deklaroi Anne Kempainen nga Shërbimi i Jashtëm Evropian.
Sipas përfaqësuesve evropianë, kjo marrëveshje është edhe një dëshmi se dialogu sjell rezultate.
Më 14 mars, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se do të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe do t’i njohë letërnjoftimet e pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës siç e parasheh Ligji për të huajt dhe për automjetet, që ka nisur të zbatohet nga 15 marsi.
Ligjet për të huajt dhe për automjete nisën të zbatohen pjesërisht më 15 janar, fillimisht përmes një fushate informuese për procedurat dhe rregullat e zbatimit të tyre, ndërkaq nga 15 marsi kanë hyrë në fuqi plotësisht.
Ligji u kërkon të gjithë banorëve që nuk kanë dokumente të Kosovës të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj, ose vetëm në bazë të autorizimit.
Hyrja në fuqi e vendimit nuk do t’i prekë serbët e Kosovës për periudhë 12-mujore.
Këto lehtësira janë mirëpritur nga BE-ja, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe nga Serbia.
Marrë nga REL

Po te firmosesh ate qe do Europa, behen leshime.
Kurti e mesoi qe duhet ti bindet Europes.
Nuk esht e vertet
Ata donin Asosiacionin
Kurti nuk e dha
Ja ku dhe sanksionet u hoqen
Pa e dhene
Burre shteti
Te kishim dhe nje ne Shqiperi si ai do ecnin punet mbare e shqiptaret do punonin per shqiptarinë
Të kishim një si Kurti në Shqipëri more KaR, do të ishim edhe neve nën sanksione nga BE-ja, nuk do kishim hapur asnjë kapitull negociatash, nuk do të ishim antarë të OKB-së dhe të organizmave të tjera ndërkombëtare dhe ashtu si Kurtin , kryeministrin nuk do t’a ftonin në asnjë forrum apo mbledhje ndërkombëtare .
Vlonjat je injorant a ben diversion?
Shqiperia ka qene ne OKB e ne Organizmat e larta nderkombetare, qysh me xhaxhin, qe ishte ku e ku me strikt sesa Albin Kurti sot ne Kosove. Jo vetem aq por Shqiperia e vogel e xhaxhit kishte force aq sa arrinte detyronte tere OKB me gjithe fuqite e medha, te bente Kinen pjese te Keshillit te Sigurise. Jo si sot kur Ramuti yt lepin m*tin e superfuqive.
Qe ne fakt nuk duheshin vene fare.
Urime,Suksese Kosove.Albin Kurti mori nje vend pa shtet dhe beri SHTET.
Shqiperia 115 vjet shtet,.Anetare e Lidhjes se Kombeve me te drejta te plota,qe ne 1920.Kurre keto 105 vjet shtet nuk i jane vene ne diskutim Integriteti Territorial. Sot po vuan pasojat e nje Aventurieri lunatik dhe hajdut,qe ve ne diskutim kufijte detare te Atdheut,duke i derguar ne Hage,qe ti shqyejne greket,/Nje Matrapaz i pa cipe qe ka vene ne dispozicion te Lakmitareve te Botes se erret te Mafias Boterore Copa Territoresh nga me te pasurat dhe lakmuarat si Portin e Durresit,Sazan e Zvernec,Butrintin etj etj,Atdheu po shkermoqet copa copa nen syte tane.
KJO ESHTE DIFERENCA MIDIS ALBIN KURTIT DHE EDI RAMES.
E di ç’ke ti demo ? Ha mut ha siç ke ngrënë gjithmonë për furnizimin përgjigjem unë .