Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndryshimet në Kod, Komisioni Europian paralajmëron Shqipërinë. Reagimi përfshin fjalimet e Ramës dhe Kuvendin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ndryshimet në Kod, Komisioni Europian paralajmëron Shqipërinë. Reagimi përfshin fjalimet e Ramës dhe Kuvendin
Lajmi i funditPolitike

Ndryshimet në Kod, Komisioni Europian paralajmëron Shqipërinë. Reagimi përfshin fjalimet e Ramës dhe Kuvendin

Published: February 17, 2026
Shpërndaje

Komisioni Europian, në një reagim për Top News ka komentuar propozimin e qeverisë shqiptare për të ndryshuar amendamentin e Kodit të Procedurës Penale për t’iu hequr të drejtën gjykatave që të marrin vendime pezullimi ndaj kryeministrit dhe ministrave.

Sipas KE-së, çdo nismë ligjore që lidhet me gjyqësorin duhet të jetë në përputhje me standardet evropiane dhe acquis-in e Bashkimit Europian, duke respektuar pavarësinë, llogaridhënien dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor.

“BE po e ndjek nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale të paraqitur më 16 shkurt.

- Publicitet -

BE monitoron dhe vlerëson çdo nismë legjislative që lidhet me gjyqësorin në të gjitha vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë. Këto nisma pritet të jenë në përputhje me acquis të BE-së dhe me standardet europiane.

Kjo përfshin gjithashtu zbatimin e reformës në drejtësi të vitit 2016 në kuadër të negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE. Sundimi i ligjit dhe pavarësia, llogaridhënia dhe efikasiteti i sistemit gjyqësor në Shqipëri janë elemente themelore të procesit të zgjerimit të BE-së.

Retorika që mbjell mosbesim publik ndaj gjyqësorit dhe ndaj pavarësisë, paanshmërisë dhe integritetit të sistemit gjyqësor dhe atij të prokurorisë është joproduktive.

Siç është theksuar edhe më parë, është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë që të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është me rëndësi thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në reagimin e Komisionit Europian për Top News.

Kryeministri Edi Rama zyrtarizoi të hënën një nismë ligjore për forcimin e imunitetit të kabinetit të tij qeveritar dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë si kundërpërgjigje ndaj masës së pezullimit nga detyra për numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku.

Në një mbledhje të grupit paralamentar të Partisë Socialiste, të drejtuar nga kryeministri Rama, socialistët bënë me dije se do të ndryshonin nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, duke i hequr të drejtën gjykatave që të marrin vendime pezullimi ndaj kryeministrit, ministrave, Presidentit, Avokatit të Popullit dhe kreut të KLSH-së.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Leon says:
    February 17, 2026 at 8:52 pm

    Komisjoni Evropian nuk i dergon Reagimet dhe Paralajmerimet me Top news.KE ka kanale Zyrtare per te paralajmeruar qeverrine qe helin ne derrase te kalbur,sidomos ne ceshtjet e Drejtesise ku nuk fal.Top news eshte hajdut per vete dhe klientele e listes Balluku-Rama.

    Reply
  • hallexhiu says:
    February 17, 2026 at 9:13 pm

    Vazhdoni punen me kodin penale, lerin BE, po deshi. Neser kur te shkosh atje ne Amerike, i thuaj atij Trampit se ai pyk eshte, qe ta beje republike te Amerikes Shqiperine dhe mbyllet problemi. Europa do vasale ka me Turqine qe kur eshte krijuar. Lereni Europen i perket te kaluares qe na beri copa copa. Ik, me mire andej nga Amerika, eshte nje çik larg por sot po çpiken avion te shpejte. Me Europen ka 35 vjet qe na beri gropen. Nje femije qe ka lindur sot eshte 35 vjeç. lereni Europen.

    Reply
  • Remo says:
    February 17, 2026 at 11:01 pm

    hallexhi, pse je havllaxhi? Mos e ngarko shume Gjatoshin, s’e ai akoma nuk e ka gjetur barsaleten me te cilen, do t’a shkrije se qeshuri Bordin e Paqes. Europa, “i perket se kaluares qe na beri copa copa”, po “fatkeqesisht” jemi pjese e atij kontinenti. Po meqe s’i kini bere ndonjehere llogarite, perse ndodhi ajo qe ndodhi, me duket s’e tek nje pjese e mire e shqiptareve, me shume, qan ate ndarjen e dikurshme nga Turqia, se antaresimin e sotem ne BE…Pastaj, bashke ishit deri ne 1912-en, deri kur i rane breket Osmanise, c’kishit bere me pare o hallexhi?! Thjeshte, nje zgjatim Anadolli si edhe sot, me sakte, njera paterice qe mbante te semurin e Bosforit ne Europe. Akoma sot, Edvin e Sali, ashtu qeverisin si babe Recep Taipi ne Turqi. Vasale te saj, te mendesise anadollake o Havllaxhi. E ketu, nuk na e ka fajin Europa e askush tjeter qe mbajme siper diktatore, eshte mentaliteti i mutit, eshte mallkim dhe ashtu kemi per t’u terhequr zvarre, po nuk u kam pare o Havllaxhinj te mergoni ne ate Turqerine qe s’u ndahet nga shpirti, qe qenka nje “demokraci”, o superfuqi (donner kebapi) qe kjo Europe, e mban jashte pa te drejte….
    Ne ate Europen “e lige” shkojme te gjithe apo jo?
    Ti dukesh qe je ndonje sufllaqexhi, e ben sikur nuk kupton qe gropen, na e kane bere regjimet dhe bastardet qe vete i lejojme te behen diktatore, ne kete rruge eshte ki i sotmi, Salehu i djeshem, apo ai psikopati i para 90-es, per te cilin, kane akoma nostalgji shume te tjere te kallepit tuaj, dhe nuk eshte shume e veshtire per te kuptuar perse do vazhdojme te jemi perjete keshtu, ja, t’u mbledhesh te gjitheve bashke, behet nje Bajge e madhe qe kundermon anembane, dhe me te drejte ajo Europe, megjithe te metat e saj, na mban atje jashte mureve, sepse ne, nuk i duhemi as dreqit!!

    Reply
  • Tomori USA says:
    February 18, 2026 at 1:25 am

    Nismat ligjore duhet te mbeshteten ne kushtetut por, edhe amendamente duhet bere, kure shikohet se nderhyret ne kopetencat e qeveris e cila esht produkt i parlamentit ne nje Republik parlamentare.
    Duke falenderuar Spakun per punet e mira qe po ben ndaj pandeshkushmeris te krimit dhe koorupsjonit ne nivele te larta, kjo sdo te thote qe ti mare kopetencat parlamentit dhe qeveris dhe te arestoi cti dale perpara.
    Nje kritik publike kam per spakun dhe GJKKO, qe i ka mbushur burgjet me te paraburgosur, si ne asnje vend tjeter ne bote, nderkoh qe SHqiperia akoma esht vend i varfer ekonomikisht dhe nuke duhet shtuar edhe disa qindra e mijra te paraburgosur qe rendojne cdo dit e me shume ekonomin dhe qytetaret tane.

    Reply
  • Tomori USA says:
    February 18, 2026 at 1:25 am

    Nismat ligjore duhet te mbeshteten ne kushtetut por, edhe amendamente duhet bere, kure shikohet se nderhyret ne kopetencat e qeveris e cila esht produkt i parlamentit ne nje Republik parlamentare.
    Duke falenderuar Spakun per punet e mira qe po ben ndaj pandeshkushmeris te krimit dhe koorupsjonit ne nivele te larta, kjo sdo te thote qe ti mare kopetencat parlamentit dhe qeveris dhe te arestoi cti dale perpara.
    Nje kritik publike kam per spakun dhe GJKKO, qe i ka mbushur burgjet me te paraburgosur, si ne asnje vend tjeter ne bote, nderkoh qe SHqiperia akoma esht vend i varfer ekonomikisht dhe nuke duhet shtuar edhe disa qindra e mijra te paraburgosur qe rendojne cdo dit e me shume ekonomin dhe qytetaret tane.

    Reply
  • demo says:
    February 18, 2026 at 5:42 am

    po te ishte i vertete ky lajm,do vlonte Berisha.Ai i ka antenat 24 ore non stop per te tilla lajme. Kontrolloni nje shurraqe,qe shtiret si e bukra shejtan tek Top news,se ajo prodhon te tilla lajme,sepse nuk i shkon njeri ne tavoline.

    Reply
  • Skypion says:
    February 18, 2026 at 6:43 am

    Shkruhet: ne nje reagim per Topnews…
    Ne fakt i njejti reagim identik, eshte dhene edhe per agjencite e tjera te lajmeve. Eshte shume domethenese kjo. BE-ja eshte aq e alarmuar nga zullumi i Rames, sa nuk pret qe gazedtaret ta pyesin, por sajon ajo vete pyetjet, qe te jape qendrimin e saj permes pergjigjes. Nuk ka ndodhur me pare kjo…
    Nuk ka ndodhur me pare kjo… sa here e shpesh po e degjojme kete shprehje keto kohe!
    Nuk ka ndodhur me pare qe ne Parlament, te hyjne deputete trafikante droge, trafikante prostitutash, grabites, pengamarres dhe vrases te pameshire.
    Nuk ka ndodhur me pare qe nje Minister te jete pjese e nje grupi trafikantesh droge dhe te hartoje planin per kanabizimin e gjithe territorit te Shqiperise( saje qorri).
    Nuk ka ndodhur me pare qe pothuaj te gjitha bashkite (socialiste) te kene kryetare trafikante droge, perverse perdhunues.
    Nuk ka ndodhur me pare qe te vidhet 100 me tenderat publik ( drejtoret e kriminelit Veliaj me te ne krye).
    Nuk ka ndodhur me pare qe te shiten pjese te territorit te Shqiperise per interesine ngushte te nje monstre si Rama.
    Nuk ka ndodhur kurre me pare qe nje institucione i tere shteteror si AKSHI te kthehet ne nje organizate te mirefillte kriminale, e cila ne bashkepunim me vrase me pagese, police dhe prokurore grabisin ne mes te dites dhe torturojne qytetare shqiptare.
    Nuk ka ndodhur kurre me pare qe nje Kryeminister i kapur fort per loqesh nga nje lubi, ben ligje apostafat per te shpetuar loqekapesen dhe menderen e tij.
    Keto jane vetem disa, se ka kaq shume kaq shume “nuk ka ndodhur me pare”.

    Reply
  • durrsaku says:
    February 18, 2026 at 7:18 am

    Hallexhi , shume halle paske por kjo Europe na shpetoi sepse Enveri e Ramizi na lane vetem me nje jave buke ! Ne shqiptaret nuk na gjen gje nga uria sepse Enveri e beri ” nje te mire ” , na mesoi te hame bar si bagetite vetem armikut nuk ja shtrijme doren .

    Reply
  • Detari says:
    February 18, 2026 at 7:36 am

    Halexhi, nuk te beri evropa copa-copa. Evropa beri copa-copa turqine, ju jeni thjesht nje cope nga ato copat turke qe u shpiket si “skiperi”.

    Doni te fshiheni ju skipfolsat turq por eshte e pamundur.

    Reply
  • Korrupsion qe nuk po Ndalon says:
    February 18, 2026 at 7:58 am

    Halexhi o Halexhi, qe nuk tu ndan Hallet!!

    Ja e zgjidhe Hallin qe kishe, me kete postim, tani shko te hash Sufllaqin. Por nxito se do ngelesh pa te fare, pasi ka shum si puna jote qe i zgjidhin hallet duke bere Hosana hajduteve per nje pune si pastrues.

    Reply
  • Ethem LALAJ says:
    February 18, 2026 at 8:52 am

    Vazhdojnë SHPIFJET me krahëmarrje të berishizmit që të mbajë gjallë militantët b..lëpirs të Non Gratës.
    -Ndryshimet ligjore në kod duhen bërë,pasi SPAK është kthyer në REPUBLIKË më vehte,Duke dalë mbi GJK,KUVËNDIN,QEVERINË,duke bër PARABURGIME SELEKTIVE..VETËM MAJTAS.!
    -Mesaduket KiE me shumicë të djathtë (PPE e tipit Fredi Beleri),kërkon të SHKRIJË TË MAJTLN NË SHQIPËRI.
    -Ndaj,Kuvëndi nuk do i bëj qejfin SPAK të Saliut..për izolimin e B.Ballukut për ndlrhyrje në TENDERA,kur buxherin e kan fituar FIRMAT NDËRTUESE DHE JO MINISTRI ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n
  • Çfarë janë “waivers”? Berishës nuk iu hoq “non grata”, DASH: Përjashtim, jo anulim
  • “I kemi dhënë fund luftës”, Trump: Irani ra dakord të mos ketë kurrë armë bërthamore
  • Drogë dhe pastrim parash: SPAK arreston Orest Sotën, në kërkim Artur Shehu i Zvërnecit dhe Ilir Shtufi, i njohur si ‘prestanome’ i Shkëlzen Berishës
  • Historia nuk jep waiver

Komentet e Fundit

  1. ILIR on Drogë dhe pastrim parash: SPAK arreston Orest Sotën, në kërkim Artur Shehu i Zvërnecit dhe Ilir Shtufi, i njohur si ‘prestanome’ i Shkëlzen Berishës
  2. Vl on Drogë dhe pastrim parash: SPAK arreston Orest Sotën, në kërkim Artur Shehu i Zvërnecit dhe Ilir Shtufi, i njohur si ‘prestanome’ i Shkëlzen Berishës
  3. Vl on “I kemi dhënë fund luftës”, Trump: Irani ra dakord të mos ketë kurrë armë bërthamore
  4. Sinapi on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  5. Shit Side on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?