Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konferenca e Anestezistëve, Manastirliu: Dyfishim kapacitetesh në terapitë intensive
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Shoqëri > Konferenca e Anestezistëve, Manastirliu: Dyfishim kapacitetesh në terapitë intensive
Shoqëri

Konferenca e Anestezistëve, Manastirliu: Dyfishim kapacitetesh në terapitë intensive

Published: December 2, 2022
Shpërndaje

“Kapacitetet për terapinë intensive janë dyfishuar, në përgjigje të emergjencave shëndetësore”.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë Konferencës së XVI Kombëtare të Anestezi-Reanimacionit që po mbahet në Tiranë.

Duke vlerësuar punën e të gjitha ekipeve mjekësore që përballuan pandeminë dhe sidomos të mjekëve anestezistë-reanimatorë, Manastirliu tha: Pandemia vuri në provë sisteme shumë të forta shëndetësore dhe padyshim vuri në sprovë edhe sistemin tonë shëndetësor, i cili prej pak vitesh ka filluar të mëkëmbet dhe të ringrihet. Sot ne jemi në salla të reja kirurgjikale në Spitalin “Frederik Shiroka” në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, por nga Shkodra e deri në Sarandë kemi salla të reja kirurgjikale dhe reanimacione, të cilat janë të investuara. Ne kemi dyfishuar edhe në sajë të të gjithë përkushtimit të punës edhe mbështetjes financiare kapacitetet përsa i përket terapisë intensive. Kemi dyfishuar kapacitetet në trajtimin e rasteve për anestezi-reanimacionin; kemi dyfishuar kapacitetet në shtretër, të cilët tashmë janë të mirëpajisur me aspiratorë, me linjat e furnizimit të gazrave. Vetëm Spitalin Infektiv, që e kemi inaguruar para pak ditësh është një spital i cili tashmë e ka reanimacionin të trefishuar në kapacitete.

- Publicitet -

Duke folur për Planin e ri Kombëtar Spitalor, Manastirliu u shpreh:

“Plani Kombëtar Spitalor është ai dokument i cili do të miratohet edhe do të jetë udhërrëfyesi për të shkuar drejt një sistemi spitalor i cili ofron garanci për shëndetin e qytetarëve në lidhje me shërbimet spitalore dhe mbi të gjitha do të garantojë edhe një vizion të ri, duke pasur një qasje gjithëpërfshirëse dhe duke mundësuar që burimeve tona njerëzore t’i ofrojmë më të mirën. Dhe përsa i përket burimeve njerëzore, ne do të vijojmë mbështeten e mjekëve dhe profesionistëve të shëndetësisë, duke vijuar me rritjen e pagave, nëpërmjet autonomisë spitalore dhe dhënies gjithashtu edhe të mbështetjes për performancën në punë. Do të kemi shpërblime financiare për mjekët, të cilët kanë performancë në punë nëpërmjet metodologjive, që ky ligj i ri që ne kemi miratuar, Ligji i Kujdesit Spitalor tashmë do të jetësohet dhe nëpërmjet akteve nënligjore dhe sigurisht që do të vijojmë të mbështesim edhe profesionistët tanë nëpërmjet edukimit në vazhdim”

Në Tiranë po zhvillon punimet Konferenca Kombëtare e Anestezi-Reanimacionit me pjesëmarrje të gjerë të mjekëve të këtij specialiteti dhe përfaqësues nga Rajoni dhe Europa, për të ndarë praktikat më të mira në fushën e anestezi-reanimacionit dhe për të përditësuar dijet për edukimin në vazhdim të stafeve mjekësore.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur është në shesh
  • Balla zemërohet pse Reuters transmeton live protestën në Tiranë: Kanë hall tjetër
  • Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  • Aksident tragjik në bypassin e Vlorës, përplasen tre makina, humb jetën një 40-vjeçar
  • Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, mbi 26.600 maturantë i nënshtrohen testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Komentet e Fundit

  1. . on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. K R on Shqipëria e bukur është në shesh
  3. Detari on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. nastradini on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak
  5. Tosi on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?