Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konfirmohet nga KFOR-i: Kemi marrë një letër nga Serbia dhe jemi duke e shqyrtuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Konfirmohet nga KFOR-i: Kemi marrë një letër nga Serbia dhe jemi duke e shqyrtuar
KosovëKryesore

Konfirmohet nga KFOR-i: Kemi marrë një letër nga Serbia dhe jemi duke e shqyrtuar

Published: December 17, 2022
Shpërndaje

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, thanë të premten se kanë pranuar një letër nga Serbia, e cila kërkon kthimin e një numri pjesëtarësh të forcave të saj të sigurisë në Kosovë. “Aktualisht letra është duke u shqyrtuar”, thuhet në një përgjigje të KFOR-it në të cilën nënvizohet se kjo forcë “vazhdon të jetë jashtëzakonisht syçelë dhe plotësisht e përgatitur të përmbushë mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara.

Ky njoftim u bë disa orë pasi ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç, u tha medieve serbe se u është dorëzuar zyrtarisht forcave të KFOR-it kërkesa për kthimin e një numri forcash serbe të sigurisë në Kosovë.

Presidenti Serb, Aleksandar Vuçiç, tha të enjten se do të kërkohet kthimi i “disa qindra, deri në njëmijë forcave serbe të sigurisë në Kosovë”, ndonëse shprehu bindjen se KFOR-i nuk do ta pranojë këtë kërkesë.

Beogradi i referohet Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të vitit 1999 në të cilën parashihej kthimi i një numri të personelit ushtarak dhe policor jugosllav për të kryer disa funksione si “ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënjimin/pastrimi i fushave të minuara; mbajtjen e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe; mbajtjen e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare”.

- Publicitet -

Kosova në atë kohë cilësohej pjesë e asaj që kishte mbetur nga ish Jugosllavia. Nëntë vjet pas miratimit të Rezolutës 1244, Kosova shpalli pavarësinë e saj që njihet nga vendet kryesore perëndimore, por kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

Rezoluta përcaktoi edhe mandatin e forcave paqeruajtëse të NATO-s që kujdesen për sigurinë e Kosovës, të cilat nuk dhanë të premten më shumë hollësi rreth kërkesës serbe që pasoi tensionet e fundit në veriun e Kosovës, ku për të shtatën ditë me radhë grupe qytetarësh serbë po vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët kryesore.

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë thanë se po e ndjekin nga afër situatën në veriun e Kosovës dhe se KFOR-i ka aftësi të plotë, dhe personel, për të ofruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet, kudo në Kosovë, nën mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.

Në një deklaratë të komandantit të këtyre forcave Michele Ristuccia thuhet se “që nga tetori, ne kemi përforcuar praninë tonë, duke përfshirë edhe trupat dhe patrullat shtesë në veri të Kosovës këtë javë”.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha të mërkurën pas një takimi me presidentin serb Vuçiç se Shtetet e Bashkuara refuzojnë një kthim të tillë, duke nënvizuar se “kriza nuk duhet militarizuar. Ky nuk është momenti për të përdorur ushtrinë, është koha për diplomaci, dialog dhe kompromis sikurse edhe për imagjinatë, të mendojmë se çfarë sjellë e ardhmja e rajonit”.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha të enjten se qeveria e Serbisë ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it me kërkesën që forcat serbe të sigurisë të kthehen në Kosovë, por theksoi se, kjo është çështje politike që kërkon zgjidhje politike.

Autoritetet në Kosovë thanë se situata në veriun e vendit vazhdon të jetë e pandryshuar dhe rrugët po mbahen të bllokuara. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret që KFOR-i të zhbllokojë rrugët në veri, ndërsa diplomatët perëndimorë kanë thënë ditëve të fundit se preferojnë rrugët diplomatike për zgjidhjen e situatës në veri dhe bllokadat duhet të hiqen nga ata që i kanë vendosur.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    December 17, 2022 at 10:17 am

    Thirrje per kosovaret: KFORi do lejoje ushtrine serbe te vije ne komunat e Veriut.

    Kur ju kosovaret do luftoni kunder ushtrise serbe edhe do i vrisni serbet me plumba mos harroni qe te dekoroni edhe maskarenjte e KFORit me plumba ballit se jane pikerisht keta halete e KFORit qe do e lejojne ushtrine serbe te vije.

    Reply
  • Remo says:
    December 17, 2022 at 12:19 pm

    Tashme do te shpertheje histeria Albino-Osmane kunder KFOR-it dhe gjithe atyre qe e bene Kosoven te pavarur se UCK-ne e sistemuan. Prandaj e cuan situaten ne veri deri ne ate pike. Vucua i Serbise, u eshte shume mirenjohes. Njezet vjet, me molotov e bllokime i shpallet lufte institucioneve te atij shteti te brishte, biles, kerkonit edhe largimin e vete KFOR-it. Tani, i dilni per zot vendit o vetefundoses.

    Reply
  • Evropiani says:
    December 17, 2022 at 12:37 pm

    Serbia krijoi vete kete situate dhe tani kerkon te dergoje ushtrine per ta zgjidhur!!!!

    Reply
  • Arben says:
    December 17, 2022 at 2:26 pm

    Keta jane maskarjet e natos dhe te amerikes edhe byth qirat te qeveris shqiptare na krenohen me hyrjen ne nato ne ate bordell te krijuar qe jan gati tja nxjerrin syte njeri tjetrit dhe keta tane mburren jemi ne nato na mbro nato skan cna bejn vete hajdutet dhe tralletaret e vendit i mbajne shpresat tek trupat e huaj per te mbrojtur atdheun kurse shtet neper bote po armatoseb me nje shpejtesi maramendes per te qen te gatshem per cfado lloj situat kurse byth qirat we qeverisin nuk ju intereson kjo situate se e kan mendjen tek vjelljet dhe tralletit ndaj vendit shikoni se cfar po luhet ne kosove me trupat paqesor te natos dhe me gjer kan dal hapur duke perkra banda kriminale serbe per te gllaberuar territorin e veriut te njohur po vet nga keta qe e ruajn pra ketu duke qe dote perseritet sebrenica si ne bosnje nga trupat nderkometare dhe me gjer kur po shikojne se me dipllomaci nuk po i arrijne qellimet vet amerikanet po e lujan lojen e serbis me bandat kriminale po pungojne qeverin legjitime te kosoves te shtrij sovranitetin ne ate pjes te kosoves pra me keto veprime te amerikanve po e justifikojn edhe agresioni rus ne ukrain ne zonat e pushtuara nga ruset keta jane amerikanet si me kurdit e siris apo ne afganistan mjer ai popull qe kan bandat ne qeverisje sic jane ne shqiperi dhe kosove ky eshte haleati i hajdutave atrategjik amerika.

    Reply
  • KASTRIOTI says:
    December 17, 2022 at 3:37 pm

    UNE AKUZOJ BEne
    AKUZOJ KFORin E BOSIN E SAJ
    AKUZOJ LAJCAKA E BORRELA
    SE PO TRADHETOJNE POPULLIN TIM TE PAFAJ

    MJAFT ME MASHTRIME E DOKRRA
    XHELATI ESHTE XHELAT E VIKTIMA VIKTIME
    NESE XHELATIN E KENI KAQ PERZEMER
    NUK KA PSE TA VUAJ FISI IM

    KALOI SHEKULLI I BUDALLENJVE
    HARROJENI COPTIMIN E KOSOVES PERSERI
    LERENI TE JETOJ E LIRE NE TOKEN E SAJ
    KOMBI IM MARTIR NUK PRANON ME KURRE PADREJTESI

    Reply
  • Drejtesia says:
    December 17, 2022 at 4:38 pm

    KFOR ESHTE VETE NATO ja
    HARRUAT SI I MBROJTI NE SREBRENICE BOSHNJAKET
    SI PULA U TREMBEN NGA SERBET
    NE MESHIRE TE FATIT I LANE VARFANJAKET

    SI UJKU MBI DELET PA COBAN
    U SUL SERBI GJAKATAR
    AS ZOTI NUK JU ERDHI NE NDIHME
    ENDE AI GJAK NUK ESHTE THARE

    Reply
  • Andis says:
    December 18, 2022 at 3:01 am

    Serbia vetem probleme don ne rajon.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Rama: Kush më quan tradhtar është pa din e iman
  • Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  • Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  • Kush është ambasadorja re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  2. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  3. 1 on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. capi on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  5. capi on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?