Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konjufca: Bashkimi Evropian nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës projekt statut për Asociacionin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Konjufca: Bashkimi Evropian nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës projekt statut për Asociacionin
KosovëLajmi i fundit

Konjufca: Bashkimi Evropian nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës projekt statut për Asociacionin

Published: March 2, 2024
Shpërndaje

Kryetari i parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, tha të premten se Bashkimi Evropian nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës projekt statut për Asociacionin e komunave serbe, disa muaj pasi qeveria mori një propozim nga udhëheqësit më të lartë evropian për këtë çështje.

Ai i bëri këto komente në përgjigje të deklaratave të një dite më parë të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i cili i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese për projekt statutin e hartuar nga perëndimi për këtë Asociacion.

“Është gabim të mendosh se është kompetencë e Bashkimit Evropian që të na caktoj neve, e kompetencë e jona vetëm ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese. Ndoshta zoti Hovenier e ka pasur fjalën që Kosova të propozoj një draft të Asociaconit…Unë e kam kuptuar që Kosova t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një draft, por unë nuk mendoj se është kompetencë e BE-së t’i propozojë draft Kosovës dhe nuk mendoj që Kosova duhet të qëndrojë gatitu dhe ta dërgojë draftin që BE-ja e propozon. Nuk pajtohem me këtë procedure”, tha zoti Konjufca.

- Publicitet -

Në tetor të vitit të kaluar diplomatët perëndimorë paraqitën një projekt statut për themelimin e Asociacionit duke i bërë thirrje qeverisë së Kosovës për fillimin e punës për zbatimin e tij dhe ndërsa Beogradit të përmbushë detyrimet që çojnë drejt njohjes de fakto të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se propozimi parasheh që Gjykata Kushtetuese të jep vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës kushtetuese të vendit.

Ai tha se ishte i gatshëm të nënshkruajë projektin nëse Serbia pajtohet të nënshkruaj marrëveshjet e arritura një vit më parë në Bruksel dhe Ohër. Por, Serbia ka pohuar se do nuk do të zbatojë marrëveshjet që çojnë në njohjen de facto të Kosovës.

Ambasadori amerikan i bëri thirrje qeverisë të bëjë pjesën e saj të punës duke dërguar në Kushtetuese projekt statutin.

“Në këtë mënyrë, Kosova do të përfitonte në mënyrë thelbësore. Do të ketë një përgjigje nëse është kushtetues apo jo, do të dihet a ka përgjegjësi ekzekutive apo jo dhe mendojmë se vetëm Gjykata mund ta japë atë vlerësim”, tha ambasadori amerikan duke nënvizuar se kjo do të pasqyronte përkushtimin e Kosovës për t’i përmbushur detyrimet e saj.

VOA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
23 Comments
  • CERCIZ JASHARI says:
    March 2, 2024 at 10:25 am

    SHQIPETAR KUDO JETON
    RAMEN DUHET TA RREZOSH
    NJE VAMPIR I PAPARE
    NE KERKON TE MBIJETOSH

    E DI QE DUHET SFIDUAR
    EUROPA,AMERIKA
    QE NE LAK NA KANE ZENE
    PORSE DUHET MPOSHTUR FRIKA

    MOS HARRO QE KREJT I VETEM
    SULLTANIT DHEMBET I THEVE
    NE KETO TROJE TI JE ZOT
    KUR GUXOVE NGADHENJEVE

    VEC NJEHERE JETOJME NE BOTE
    VERTET SHEKUJT NA KANE LODHUR
    KURRE JO NJE KORB I GJALLE
    ME MIRE NJE SHQIPONJE E NGORDHUR

    Reply
  • te vertetat e hidhura sherojne me mire says:
    March 2, 2024 at 10:31 am

    Glauk Konjufca thote nje te vertete absolute – BE nuk ka kompetence ti propozoje (pale aq me keq ti urdheroje) Kosoves Pjojekt statut per Asociacionin
    Ky projekt-statut per Asociacionin bie ndesh me faktin qe Kosova eshte vend i pavarur. Si i tille eshte njohur edhe nga vende tjera, perfshi BE.
    Nese BE ka per Kosoven statusin e Protektoratit, le ta thote hapur – ne funksion te kesaj pastaj mund ti jape urdhera, mund ti diktoje Asociacione, por kurrsesi ne rastin kur i njeh pavaresine.
    Vendi i pavarur e di vete se c’fare statutesh perdor, ndryshe quhet vend Protektorat.

    Reply
  • Edi says:
    March 2, 2024 at 10:48 am

    Doli cercizi prape
    Si gjithmone trap
    Oh me falni jashari
    Si gjithmone kari

    Reply
  • km says:
    March 2, 2024 at 11:01 am

    Kosova per Europen eshte akoma krahine autonome e Serbise ,qe Kerkoni te shkeputet prej saj.Pra ,vete BE nuk e njeh pavarsine e kosoves.Ndaj BE se pari duhet te merret me vehten,te pranoje ose Jo nje vendim gjukate Europiane qe njeh te ligjeshme pavarsine e kosoves.Kur ajo te deklaroje njohjen unanime te keto vendimi do te kemi hapa ndryshe.
    A mund te pershpejtohet kjo? po.Por vetem Nese shperthen lufte Serbia ndaj kosoves dhe kur te derdhet gjak,kosova do te njihet dhe do te shpallet vend kandidat i BE ne menyre te pershpejtuar.Pervoja e Ukraines kete tregon.

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    March 2, 2024 at 11:45 am

    Keta i flasim Amerikes dhe Europes jo vetem sikur u cliruan vete por sikur kane edhe bombën bërthamore.
    Tamam si do serbi.

    Reply
  • Tellalli says:
    March 2, 2024 at 12:12 pm

    BE-ja dhe NATO , sipas këtij karafilit Konjufca , nuk paska të drejtë t’i propozojë Kosovës projekt për asoçiacionin . Po mirë , more kokëboshër , që qeverisni atë pseudoshtet, a e dini juve , që NATO , sipas rregullores te saj , nuk duhet te ndërhyjë asnjëherë ushtarakisht per te mbrojtur , apo çliruar nje vend jo antar te NATO-s ? A e mendoni ju pseudoudhëheqës te Kosoves , që ate që bëri BE dhe NATO, duke bombarduar një vend sovran , Serbinë , ishte nje shkelje flagrante , jo vetëm e statutit të saj, por edhe e të drejtës ndërkombëtare ? Megjithatë NATO , e ndërgjegjshme për shkeljen e rënde që po bënte, sulmoi Serbinë , çliroi Kosoven dhe krijoi shtetin tuaj te pjerdhur . NATO , akoma e sot , e ndjen dhe është disi fajtore për atë ndërhyrje ushtarake , qe ndodhte për herë të parë , qysh nga krijimi I saj . Ju thoni që NATO e SHBA, e marrin me te mirë Serbinë dhe mbajnë qëndrim pro saj . Epo mirë NATO e SHBA, nuk ju kane ju kosovarët te nënës dhe serbët te njerkës, përkundrazi , ju kanë përkëdhelur si shumë dhe , sidomos tani ju panë e ju kuptuan se ç’popull jini dhe ç’njerëz ju qeverisin . Po nuk kini faj juve , ka vërtet faj NATO, qe harxhon miliona dollare per mbrojtjen tuaj dhe nuk tërheq kontingjentin e saj ushtarak , t’ju lere te lire dhe brenda 24 orëve të përfundoni atje ku ju takon të jini , krahine e Serbisë .

    Reply
  • Piro says:
    March 2, 2024 at 12:16 pm

    Ja nje qeveri qe ve interesin e popullit mbi interesat personale per te zene miq “per koken” ne Evrope. (Ah pse s’patem edhe ne nje ne keta 33 vjet!!)
    Per Kosoven ka nevoje SHBA, dhe prapa Kosoves qendron SHBA (me vepra, jo me fjale).

    Reply
  • Flisni aresyes! says:
    March 2, 2024 at 12:25 pm

    Keta perfaqesuesit e popullit te Kosoves sot qe nuk e dine se kush e çliroi Kosoven nga kthetrat serbe japin leksione ligjore e kompetence Amerikes e Europes. Harrojne se pa ata, jane skllever, por populli ka nje shprehje: u jane ngrohur therijat dhe po pellcasin morrat ne koken e tyre . I pari Albini e dyti Vjosa qe na mbyti me poture te bardha !

    Reply
  • Piro says:
    March 2, 2024 at 12:32 pm

    O Tellall, ne ato qe shkruajme, ne menyre te pavetdishme nxjerrim ne shesh ndjenjat reale per popullin shqiptar e per atdheun e shqiptareve. Nuk dua te flas per ju, por ne shqiptareve na dhemb fati i Kosoves, sepse ai eshte fati i yne i perbashket
    Duke lexuar postin tuaj, pa dashur me erdhen nder mend fjalet e mencura dhe ende aktuale te Naimit,
    kur ne 1896 na drejtohej ne SHQIPTAREVE:
    “Shoke kemi ne mes tene,
    Shume armiq e tradhetore,
    Bobo, mou qofte thene,
    Vecser s’kane gje ne dore.”

    Reply
  • Arber iliri says:
    March 2, 2024 at 12:56 pm

    Kosova pa NATO veshtire se ekziston.

    Reply
  • Tellalli says:
    March 2, 2024 at 1:02 pm

    Po pse , ti Piro , je dakord me qëndrimin kundërshtar te udhëheqësve të Kosovës ndaj çdo këshille , sugjerimi dhe projekti të propozuar nga baballaret e saj , NATO- SHBA ? Po pse normale të duket ty Piro , qe Albin Kurti , marrëdhëniet me perëndimin I ka të ndera , me Shqipërinë (Edi Ramen) , gjithashtu , me shqiptarët e Malit të Zi dhe partitë e tyre , marrëdhënie te këqija , me shqiptarët e Maqedonisë marrëdhënie gati armiqësore e përçarëse ; a mund të më thuash ti Piro , me kë ka marrëdhënie normale Albini dhe qeveria e Kosoves ? Ne vend të aludosh ti , për tradhëti nga ana ime , mos duhet të kërkosh tradhtinë te Albin Kurti dhe qeveria e tij ?

    Reply
  • LEON says:
    March 2, 2024 at 1:41 pm

    Tellall je ti,por je tellall i Serbise.Nuk je i vetem.Kemi keyeministrim me te mire pas pashicit ne krye te puneve.

    Reply
  • Pensionisti says:
    March 2, 2024 at 1:41 pm

    Vetem vv-ja ka kompenteca per te hedhur gaz lotues ne parlament!?!

    Reply
  • Dashi says:
    March 2, 2024 at 2:17 pm

    Ti nuk je LEON , por je nje TOPOLINO .

    Reply
  • Piro says:
    March 2, 2024 at 2:28 pm

    Juve shkruani: “NATO, e ndërgjegjshme për shkeljen e rënde që po bënte, sulmoi Serbinë , çliroi Kosoven dhe krijoi shtetin tuaj te pjerdhur.” C’eshte kjo retorike e rralle serbe? C’eshte gjithe ky vrer dhe gjithe kjo urrejtje per vellezerit tane shqiptare te Kosoves?
    Se pari, ju mendoni qe NATO beri “shkelje te rende” qe i erdhi ne ndihme shqiptareve qe po i nenshtroheshin nje genocidi dhe pastrimi etnik te pashembellt pas Luftes se Dyte Boterore. Dhe se dyti, mos mendoni ju se SHBA dhe Evropa do ose duhet t’i kerkojne falje Serbise per clirimin e Kosoves?
    Ju shprehni edhe deshiren qe SHBA dhe NATO te heqin edhe trupat e tyre qe shqiptaret te shkojne prape, ne shprehjen tuaj “aty ku ju takon, krahine e Serbisë”. Kosova i takon Serbise? Kush e thote kete vec nacionalisteve me te eger serbe?
    Une nuk mund te akuzoj per tradheti nje komentues te panjohur, por te gjithe ne shqiptaret e dime se ende sot ne Shqiperi ato fjale te Naimit jane me aktuale se kurre.
    Ju jeni shume i guximshem qe ne kontekstin e ketij artikulli akuzoni Albin Kurtin dhe qeverine e tij, qe per hir te Kosoves dhe gjithe popullit shqiptar vene ne rrezik fatin e tyre politik dhe personal duke mos iu nenshtruar presioneve politike konjunkturale te nje administrate te Brukselit (por edhe te qeverise sone ). Vec kesaj, ju nuk mund te mos e dini se brenda BEse, qe ju e merrni si shtet te vecante, ka shtete si Gjermania (lokomotiva dhe gjigandi ekonomik i Evropes), Austria, Italia, Suedia, vendet e tjera skandinave, etj. mbajne qendrime shume te ndryshme nga ato te BEse. Sa lehte dhe ne leverdine personale te Albin Kurtit dhe qeverise se tij do te ishte po te pranonin pa diskutim e me servilizem cdo propozim qe kercenon sovranitetin e Kosoves, dhe sa “miq” do te zinin ata ne kancelerite e Evropes e madje edhe ne Beograd!
    Albini mund te dije edhe dicka qe une e ti nuk mund ta dime, sepse politika nuk del neper gazetat dhe artikujt qe lexojme ne.
    Ne qofte se pas gjithe ketij presioni te pashembullt politik, ekonomik dhe ushtarak Kosova do te mbijetoje (dhe deshira dhe bindja ime eshte se keshtu do te ndodhe) kujt do t’i takoje merita e mbijeteses se Kosoves? BEse apo Tiranes? Apo Albin Kurtit dhe qeverise se tij?

    Reply
  • Skenderbeu says:
    March 2, 2024 at 2:55 pm

    Ju te vetevendosjes jeni me budallenj te e shqiptarve. BE Nuk ka kope te Ce per asocacionin o debil konjufce por ka kope te Ce ta cbehe fare Kosoven dhe mjere populli ne Ju koke boshe.

    Reply
  • Tellalli says:
    March 2, 2024 at 3:31 pm

    Po ç’i ke këto marrëzira pro Kurti qe shkruan , more Piro ? Po si ka mundësi te jesh kaq I bindur si ti , qe beson verbërisht , se Albin Kurti paska të drejte dhe SHBA , BE , qeveria shqiptare , partitë shqiptare të Maqedonisë , shqiptarët malazezë nuk kane të drejtë ? ! Po a mundet te ketë të drejtë një individ , kur ka gjithe botën kundër? Meqenese I paskemi vëllezër kosovaret , duhet qe marrëzirat e fajet e tyre t’ja falim , ose me keq akoma , t’ja quajmë merita , siç ja quan ti ? Nje pyetjes sime ” me kë e ka mire Albin Kurti ?”, nuk i je pergjigjur . Ti thua që , plot shtete ne BE , kane mendime te ndryshme , kjo eshte e vërtetë , jane vende demokratike dhe për çështje te ndryshme kanë kundërshtime, por ama , për fajet dhe gabimet trashanike të Albin Kurtit , asnjë nga vendet e BE- së nuk ka dalë ne krah te tij , madje unanimisht kanë ndërmarrë sanksione kundër Kosoves . Ti , paske pasur nje dashuri te fiksuar, patologjike në kokë për Kosovën , a thua se edhe oksigjenin e ajrit e marrim nga Kosova . Natyrisht qe ata janë shqiptarë , por me shume dallime , disa thelbësore ne krahasim me shqiptaret e Shqipërisë . Së pari , jane mosmirënjohës te shëmtuar ndaj mireberësve te tyre , qofshin këta edhe shqiptaret e Shqipërisë . Para disa ditësh , qeveria e Kosoves dhe përkrahësit e tyre , festuan përvjetorin e republikës . A e di ti Piro që , pasi e përmenden me gjysem goje Klintonin dhe Madelen Ollbrait (nuk kishin si t’i mohonin) fjalen SHBA , NATO , e përmenden vetem 1-2 herë , UÇK -né dhe Shqipërinë , as që i zunë ne gojë fare . Te nesërmen ishte shkruar nje artikull në Dita shumë Indinjues , per ketë qëndrim te turpshem ndaj Shqiperisë e popullit shqiptar , që priti e strehoi mijra kosovarë. Nuk rri pa të përmendur edhe vrerin qe derdhin kosovarët në komentet e tyre , tash 2-3 vjet kundër shqiptarëve , kryeministrit dhe qeverisë shqiptare , me ate gjuhen e tyre
    te shëmtuar , që duhet përkthyes per t’i kuptuar . Dhe kjo po ndodh me ardhjen e kungullit Kurti në qeverinë e Kosoves . Te duket normale ty Piro , qe bylmezi Albin Kurti krijon Vetëvendosje né Shqiperi dhe vjen e voton edhe vete ( morri 34 vota gjithsej ) dhe te njëjtën gjë po ben edhe midis shqiptarëve të Maqedonisë, te cilët , me te drejtë , janë revoltuar jashtë mase . Megjithë hallet qe ka bylmezi Kurti , gjen kohë edhe te përçarje shqiptarët kudo ku ndodhen . Prandaj , o Piro , përpara se t’i dashurosh aq shumë kosovarët , mendohu dy herë .

    Reply
  • shtetas shqiptar says:
    March 2, 2024 at 4:18 pm

    Qarte shprehet Glauk Kunjofca – BE nuk ka kompetence ti propozoje Kosoves projekte per Asociacion (qe jane ne realitet projekte per aneksim nga Serbia)
    Sepse kjo BE e ka njohur Kosoven si te pavarur. Dhe te pavarurit shtet nuk i behen trysni per projekte Asociacionesh!
    Le ta shpalle BE pra Kosoven se e ka Protektorat, vetem atehere mund te kete tager per ti imponuar Asociacione.
    (nese Kosova do ja pranoje natyrisht)

    Reply
  • Tellalli says:
    March 2, 2024 at 7:28 pm

    Ne rregull , more shtetasi shqiptar , meqenese Kosova na qenka shtet i pa varur , atehere NATO te terheqe forcat e saj mbrojtëse dhe Kosova te mbrohet vete , si çdo shtet tjeter i pa varur .

    Reply
  • Lol says:
    March 2, 2024 at 8:08 pm

    PIRRO KUJDES NGA TELLALLI
    QENKA I SEMURE ZAVALLI
    OSE ESHTE TELLALL I BOSIT
    QE I JEP RACIONIN E KOSIT

    QUAN KOSOVEN
    SHTET I PJERDHUR
    KY QENKERKA
    KOMPLET I RRJEDHUR

    NE QOFTE VERTET KESHTU
    PO SHQIPERINE MORE GOMAR
    QE ESHTE BERE HALE TAMAM
    SI E QUAN MOR ZAGAR

    BORXH NA PASKAN.KOSOVARET
    THIRRI MENDJES O IDIOT
    PO TE MOS ISHTE KOSOVA
    SDO TE KISH SHQIPERI SOT

    AMERIKA E NDIHMOI
    KOSOVA E RESPEKTOI
    E MBAN NE QOSHE TE VATRES
    POR SHTEPINE SMUND TJA DHUROJ

    LLAP TI LLAP SE AQ TRU KE
    KETO QE THUA ZOTROTE
    JANE ATO QE KERKON SERBI
    SORROSI E KOMPANI

    DASHTE PERENDIA
    SHPORRET NJE EDVIN
    E NA SJELL DHURATE
    DHE NE NJE ALBIN

    Reply
  • mali says:
    March 2, 2024 at 8:55 pm

    E ke te sakte emrin tellall sepse kerkon te shesesh mutin e Edi Rames si melhem per ilac.
    Jo vetem Kurti ,por gjithe Kosova dhe gjaku I te reneve te UCK-se nuk do te lejojne me kembe Vucici te shkele sot e mot ne Kosove.
    Kurti u tregua politikan I pjekur.
    Ai per kaq vjet ndoqi me vemendje politiken e bisedimeve.Kjo politike e lobeve serbe te BE dhe te SHBA ishin ne sherbim te serbit.
    Ai me zgjuaresi filloi testimin per targat. Ishte perpjekje e pare per te shkeputur lidhjet me Serbine.
    Te gjithe jemi deshmimtare te luftes anti Kurti si nga lobet qe fola me lart por edhe nga Edi Rama.
    Serbi dhe mbeshtetesit e tij u gjunjezuan.
    Rremuja me Banjsken tregoi klase nga kosovaret per te mos rene ne gracken e ngritur nga serbi e lobet serbe ne BE dhe ShBA.
    E zgjidhen problemin vetem me forcat policore pa vene ushterine ne levizje sic shpresonin “nderkombetaret” qe te justifikonin nderhyrjen e ushterise serbe qe kishte sjelle forcat ne kufi.
    Mbyllja e zyrave te serbise ne Kosove ishte nje goditje per serbin.
    Banka kombetare e Kosoves duke shkeputur varesine nga banka e Beogradit I dha nje aperkut (si ne boks) ndikimit serb .
    Pranoi keshilla e “nderkombetareve” per zgjedhje te reja ne veri te Kosoves por duke zbatuar kushtetuten e kosoves.Ne kete menyre I nxorri ata jashte loje.
    Keto veprime te qeverise se Kosoves nuk behen ne koke te tij ,por vetem pas konsultimeve me qeverine amerikane dhe BE.
    Armatosja e Kosoves nuk behet me koken e Albinit sepse kjo do shume para.
    Edhe shume gjera te tjera qe Kosova po I del zot vetes prandaj e cliroi nga serbi qe t’i dale zot vetes duke pasur pas kraheve Americen dhe jo Edi Ramen.
    Haruat ju fjaline e fameshme te Bekerit :ne do t’ju mesojne si zihet peshku. Kuptimi:demokracia,pavaresia fitohen nuk dhurohen

    Reply
  • Vlonjati says:
    March 2, 2024 at 10:01 pm

    Ti mali gjithmone je dalluar si rrote cari ne cdo koment tendin me mendjen tende nuk shkohet as deri ne hale

    Reply
  • agimi says:
    March 3, 2024 at 6:51 am

    Ky konjoufca (serbisht konj – kali dhe ufca -dele,eshte “politikani” me injorant i politikes shqiptare.Ky edhe dhente ne male ti humbe se eshte gjumash i lindur dhe pertaq i papermiresuar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?