Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konsiderohet shqiptari më i fuqishëm në trafikun ndërkombëtar të drogës, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Konsiderohet shqiptari më i fuqishëm në trafikun ndërkombëtar të drogës, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu
KronikeLajmi i fundit

Konsiderohet shqiptari më i fuqishëm në trafikun ndërkombëtar të drogës, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu

Published: September 24, 2026
Shpërndaje

50-vjeçari nga Elbasani konsiderohet nga hetuesit e tij si “bosi i bosave” shqiptarë të trafikut të drogës, personi më i fuqishëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Emra të tjerë të njohur, që nga Çopjat, te Eldi Dizdari, Dritan Gjika apo Armando Pacani, ishin nën varësinë e tij

Salvatore alias Shpëtim Aliu, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe i konsideruar nga Prokuroria e Posaçme si një prej figurave kyçe të trafikut të kokainës, është arrestuar ditën e djeshme në Rusi, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Në muajin qershor 2026, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar për Aliun masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

- Publicitet -

Salvadore Aliu, i konsideruar si kumbari i grupeve shqiptare të narkotrafikut, dyshohet të ketë pastruar në Shqipëri të paktën 30 milionë euro të siguruara nga aktivitetet kriminale. Figura kyçe, duket se ka qenë i vëllai, Isa Aliu, i cili ka zyrtarisht 4 kompani të ndryshme të përdorura për investime në blerje pasurish të paluajtshme, vila, apartamente, troje, apo dhe në ndërtime, edhe hotelesh në zona turistike të vendit.

Salvadore, ashtu si dhe drejtuesit e tjerë të grupeve kriminale përdorte platformën SKY për komunikimet e tij, ku ai njihej me emra të ndryshëm si Dala, Qero, Qerosi, Viktor, apo Albo Pelon. Nga zbardhja e këtyre komunikimeve, në një bisedë në gusht të vitit 2020, me vëllain Isa Aliu, ky i fundit e njofton se kishte në gjendje 6 milion euro.

Dy javë më pas, Salvadore njofton Isain se do të marrë edhe 20 milionë euro të tjera. Në pritje që paratë të investohen për t’u pastruar, ai e udhëzon vëllanë, se si t’i fshehë paratë, duke i sugjeruar, ndër të tjera dhe futjen e tyre në fuçi 50 litërshe e më pas groposjen.

Hetimi që çoi në zbulimin dhe identifikimin e Salvadore Aliut, ka nisur në maj të vitit 2020, pas një referimi nga policia. Ai, dhe persona me lidhje familjare dyshohet të jenë përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Ekuadori, drejt vendeve europiane.

Në rrjetin ku bënin pjesë dhe të huaj, Salvatore është identifikuar të ketë patur rolin e drejtuesit, duke mbikëqyrur çdo hallkë të trafikut që nga sigurimi i kokainës, te financimi i ngarkesave dhe furnizimi i grupeve të tjera.

50-vjeçari nga Elbasani konsiderohet nga hetuesit e tij si “bosi i bosave” shqiptarë të trafikut të drogës, personi më i fuqishëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, një personazh mbrapa të cilit ishin vënë shumë agjenci ligjzbatuese në Evropë, por që s’kanë mundur ta zbardhin rolin e tij.

Emra të tjerë të njohur, që nga Çopjat, te Eldi Dizdari, Dritan Gjika apo Armando Pacani, ishin nën varësinë e tij. Dosja hetimore e SPAK e lidh emrin e tij edhe me grupin e Jetmir Pepës.

Hetimet e SPAK kanë dokumentuar veprimtarinë e rrjetit për vitet 2019-2021, përgjatë së cilave dyshohet se ka arritur të fusë në Evropë 50 tonë kokainë, ndërsa janë provuar 5 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha, kur është bërë e mundur të sekuestrohen gati 9 tonë.

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gazetari shqiptaro-zviceran: Rasti Hyseni, goditje e rëndë, këtu nuk bëjnë punë kravatat e Ramës
  • Kush e kontrolloi kontrollin?
  • Konsiderohet shqiptari më i fuqishëm në trafikun ndërkombëtar të drogës, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu
  • 24 shtator 2026
  • SHBA-ja dhe Kina negociojnë, fuqitë e mesme pozicionohen

Komentet e Fundit

  1. Gazetari on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  2. Via on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  3. Phoenix on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  4. Albi on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  5. Kohë on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?