Nga Bedri Islami
Gjin Gjoni është një emër i njohur. Për shumëçka dhe për gjithkënd. Gjyqtar. Nga ata që u tërhoqën nga sistemi thjeshtë për shkak të Vetingut dhe mbetën të pagur nga ndëshkimi. Njeriu pas të cilit fshihen dhjetëra enigma dhe që askush nuk dyshonte se është njëri ndër njerëzit e futur të pushtetit. Tani , që nga fundjava, ai është shefi i Rithemelimit, pra, kopja e Berishës në Lezhë. Sapo është zgjedhur, përmes “ votës”, si drejtuesi i kësaj partie, që as vetë nuk e di se si quhet, Foltore, Rithemelim apo PD!
Nëse dikush mund të ketë besuar se, më në fund, Berisha dhe njerëzit pranë tij e kanë sinqerisht luftën kundër korrupsionit dhe krijimin e një mendësie të re në drejtimin e pushtetit, mjafton buzëqeshja bizare e Gjon Gjonit, menjëherë pas besimit që i dhanë 604 votues të partisë së tij, për të qenë qartësisht të bindur se në këtë piramidë, ku janë bashkuar gurët e të vuajturve dhe llafet anti komuniste të një shtrese dalë nga komunizmi, se nuk është asgjë tjetër, veçse loja, që, as lojtarë për së mbari nuk gjen dot. Shfaqja e Malltezit – bijë në Tiranë dhe e Gjon Gjonit në Lezhë është simbioze e një pushteti që vështirë se do të mund të vijë, dhe që në rrënjët e tij ka përmbysjen e një sistemi që ia kanë frikën, atij të drejtësisë së reformuar.
Nganjëherë edhe fakti është i çuditshëm : ndërsa në strehën e Rithemelimit u shfaq Gjon Gjoni dhe gjingjonizmi si rrymë, në Tiranë, si të ishte gjëja më normale në botë, një grup punonjësish të bashkisë, u drejtuan në zyrat e SPAK-ut, edhe pse nesër mund të jenë nën hetim apo të akuzuar.
Të njohësh apo të mos njohësh SPAK është njëra ndër ndarjet më të mëdha të politikës, por edhe të besimit të nesërm ndaj ndryshimit të domosdoshëm.
Të kesh droje nga SPAK është tani sëmundja e re e politikës sonë dhe shpresa se përtej keqkuptimeve, ngurrimeve, lëshimeve përballë presionit, mungesës së një rrjeti të gjerë bashkëpunimi, nganjëherë edhe tërheqja nga e shkuara, është në të mbarë. Njerëzit kanë nevojë të besojnë, dhe, si duket, përtej klasës politike, ata kanë gjetur një strehë besimi, te disa njerëz që as emrat nuk ua dinë, nuk dinë as sa vetë janë dhe ku banojnë, pirjet që kanë dhe dëshirat e tyre politike. Por, si gjë të domosdoshme, janë të detyruar të besojnë aty ku ka qenë humbja më e madhe e shpresës: te drejtësia dhe ndëshkimi i së keqes. Nëse, edhe më tej, e keqe dhe mos ndëshkimi do të kenë të drejtën e qytetarisë, Shqipëria nuk bëhet. Sado të premtojnë njerëzit e politikës, dhe atë këtë e bëjnë mrekullisht mirë; sado të anatemojnë nga çatitë e pallateve dhe këtë e bëjnë me mllef të jashtëzakonshëm, shteti nuk bëhet pa të drejtën dhe ndëshkimin e së keqes.
Ditët e fundit njerëzit kanë mësuar se disa drejtues të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës, të djeshëm dhe në detyrë, tani janë objekt i SPAK-ut, për më tepër, disa prej tyre, edhe në gjendje arresti. Të tjerë ndodhen në hetim, janë pyetur e ndoshta do të pyeten edhe në ditët në vazhdim, do të ketë rishtas debate pa fund, sidomos nga të “ gjithë diturit”, ashtu si do të ketë edhe mbrojtje të verbër, ende pa e ditur se si është e vërteta. Shfaqja e krye bashkiakut të Tiranës, në një komunikim me median, gjë e zakontë kudo në botë kur ka ngjarje të tilla, ishte, po ashtu, njëra nga risitë e jetës politike, por, mbi të gjitha, respekt për strukturat , në emër të së cilës kishin ndodhur arrestimet, hetimet dhe mbështetje për të ardhmen. Nuk ndodh zakonisht kështu, ose, më saktë, nuk ka ndodhur kështu. Nuk është e largët dita kur anatemuesit e çative, në kohën e pushtetit të tyre despotik, nuk lejonin as Prokuroren e Përgjithshme të hetonte mbi një ngjarje të rëndë, si vrasjet e 21 janarit; kur vrasësit u strehonin në bodrumet e godinës krye ministrore, kur e gjithë garda e Republikës vërshonte në sallën e gjyqit dhe kërcënonte prokurorë dhe gjyqtarë; kur provat fshiheshin dhe sajoheshin prova fiktive, edhe me ndihmën e studiove televizive, putha dorë të çdo lloj pushteti. Kush ka një kujtesë minimale mund të kthejë në memorien e tij ditën kur në parlament diskutohej për tragjedinë e Gërdecit dhe çastet e shumta kur shefi i qeverisë së kohës mallkonte prokurorë dhe hetues, i bënte secilit biografinë dhe i detyroi të tërhiqeshin nga detyra. Nëse tani nuk ndodh kështu, nëse pranohet ajo që është detyrë dhe e drejtë e një institucioni të pavarur, kjo do të thotë se diçka ka nisur të ndërrojë dhe kjo është mirë. Veliaj bëri detyrën e tij, bëri atë që ishte pritur. Çdo kryetar bashkie në një botë të qytetëruar do të kishte bërë të njëjtën gjë. Vlerësoi punën që kishin bërë në vite ndihmësit e tij, por duke lënë rrugën e hapur për çdo hetim të mëtejshëm. Nuk dërmoi dhe lënë në harresë atë që kishin bërë, por edhe nuk synoi të mbyllë rrugët e një hetimi, i cili mund të dëshmojë nëse të hetuesit apo të arrestuarit janë të fajshëm apo jo.
Kjo , e kisha menduar se do të ndodhte kështu, duke qenë dalje nga rregulli i vendosur prej Foltores në dekadat e pushtetit, egërsoi ata që prisnin mallkimin, përleshjen mes shefit të qeverisë dhe atij të bashkisë, ndezjen e zjarrit të mallkimit dhe përbetimit kundër Dumanit, gjithë atyre njerëzve, ndaj të cilëve shkojnë çdo mbrëmje mallkimet biblike të shefit të Foltores.
Jemi mësuar ndryshe. Zakonisht, pas goditjeve të bëra ndaj akteve korruptuese , pushteti, me të gjithë mënyrat e tij ka kundër vepruar ashpërsisht, deri në verbëri njerëzore dhe politike, duke anatemuar sistemin e drejtësisë dhe bërë me domosdo zmbrapsjen e tij. Një shtet, të cilit i ishin varur të mbathurat nëpër këmbë, do e kishte edhe sistemin e tij të drejtësisë në këtë mënyrë. Një pushtet që sjell dhunën në jetën qytetare, nuk është e mundur të jetë dinjitar ndaj shtetit të së drejtës. Një pushtet që vret për të mbajtur sundimin, është e pamundur të jetë në të njëjtën kohë edhe human. Në fund të fundit, asnjë sistem drejtësie nuk mund të veprojë nëse pushteti i ka zënë frymën, duke e korruptuar deri në themel, duke sjellë në drejtimin e tij figura moralisht të rënduara nga mëkati, dhe, mbi gjithçka, duke sunduar me grusht të hekurt.
Është bërë e pamundur të mos besosh në SPAK. Nuk është e rëndësishme nëse e mbështet atë apo jo, ashtu si nuk është e njëjtë mbështetja nga dy kampet e politikës. SPAK, duan apo nuk duan , është bërë sot opozita reale e partive politike, dhe, mbi të gjitha droja e përditshme se, në mos sot, një ditë të ardhshme , mund të jesh objekt i hetimit të këtij institucioni që, duke i marrë frymën kalbësisë politike, risjell një shkallë të lartë besimi se gjërat mund të ndreqen.
Prej shumë viteve, e, edhe tani, ekziston bindja, në një masë të madhe të njerëzve , se ky vend nuk bëhet. Kaq e është kjo bindje , sa që edhe një forcë e re politike, solli si motivin dhe emrin e saj “ Shqipëria bëhet”. Shumë vetë, mijëra, në dekadat e fundit, pavarësisht se cilët drejtonin shtetin, të majtët që veprojnë si të djathtë, apo të djathtët që udhëhiqen nga parulla të majta, e gjetën më të arsyeshme në mbijetesën e tyre largimin nga atdheu.
Nuk kanë ikur vetëm ata që kishin probleme me bukën e tyre të përditshme, njerëz me halle të mëdha, por edhe nga ajo që mund të quhet shtresë e mesme, në gjendje të mirë në jetën e tyre, profesionistë dhe të mirë arsimuar, që tani i gjen kudo në cepat dhe qendrat e Evropës dhe përtej Atlantikut.
Natyrisht SPAK nuk bën as politikë dhe nuk e besoj se një ditë, kur mandati i Dumanit të përfundojë ai do të jetë kryetar i një dege të Partisë Socialiste. Pra, nuk do të jetë “ alter ego” e Gjon Gjonit.
Njerëzit e vendosur në SPAK kanë kaluar në disa filtra të kontrollit të figurës dhe pasurisë së tyre. Ashtu ka ndodhur edhe në Byronë Kombëtare të Hetimit. Institucione të rëndësishme ndërkombëtare monitorojnë vazhdimisht punën e tyre. U besojnë atyre. Më shumë për të ardhmen, se për të sotmen, që është vetëm fillimi i shpresës së ndëshkimit.
Nëse Dumani apo njerëzit pranë tij do të kishin të shkuarën e një të pasuri mëkatar si Gjin Gjoni, nuk e di se cilat bubullima dhe gjëmime do të vinin nga maja e çatisë, ku çdo natë mallkon e nuk pushon kreu i Foltores. Që është vetë nën hetim. Që, si askush tjetër, është dënuar politikisht për korrupsion madhor dhe ushtrim presioni ndaj drejtësisë. Që as nuk ka mësuar gjë nga e shkuara dhe as nuk ka ndër mend të mësojë.
Që mbetet njëlloj i pasur, përmes korrupsionit familjar dhe njëlloj kërcënues i frikshëm i drejtësisë.
Të tjerët që vijnë pas tij nuk janë asgjë tjetër, veçse hijet e frikësuara nga mëkatet e tyre. Si duket, më mirë se gjithë të tjerët, ata e dinë se koha e ndëshkimit të tyre po vjen me shpejtësi.
OK,B.ISLAMI:
-Më kujtohet mirë takimi Ambasadorit Amerikan LLLUUU me Magjistratët kur u deklaroi”..ORËT E TUAJA NË DUAR JANË MË TË SHTRËNJTA SE LIM6ZINA IME..” pasi pa orën e të KORRUPTUARIT TË MADH NR.1 NË SHQIPËRI-GJIN GJONI.
-Dhe të gjithë të pranishmit i hoqën ORËT NGA DUARTË.Kjo vazhdon edhe sot.
-Dhe Gjin Gjoni,fitoi gjyqet me Amerikën në RINAS për bizneset VIP, ju shmang VETINGUT & mori lejen e LINDJES për në Gjermani.
-Dhe tashmë Gjin Gjoni ja bën me SY Amerikës,DREJTËSISË,KQZ,90 % TË POOULLIT..!
-Lind pyetja:
1.Kush është më i zoti SALIU APO GJIN GJONI..?
2.Nga kush varet drejtësia..nga SALIU Apo EDI RAMA..!?
3.A do flasi Amerika pa AMBASADOR,të cilin e vonon PR e TRAMPIT..!!
Zgjedhja e Gjin Gjonit tregon degjenerimin e Sali Berishes dhe grupit te tij.Guximi per te bere shef partie ne Lezhe te korruptuarit Gjin Gjoni tregon se Rithemelimi eshte nje organizate kriminale me objekt vjedhjen e korrupsionin nepermjet marjes se pushtetit.
OK,B.ISLAMI:
-Më kujtohet mirë takimi Ambasadorit Amerikan LLLUUU me Magjistratët kur u deklaroi”..ORËT TUAJA NË DUAR JANË MË TË SHTRËNJTA SE LIMUZINA IME..” pasi pa orën e të KORRUPTUARIT TË MADH NR.1 NË SHQIPËRI-GJIN GJONI,bamirsin e Saliut në grushtin e Shtetit 1998..!
-Dhe të gjithë të pranishmit i hoqën ORËT NGA DUARTË.Kjo vazhdon edhe sot..Të gjithë VIPAT pa orë në dorë,por €,$ i kan fshehur kudo edhe në veshjet e prapanicës ..!
-Drejtësia është ajo që ka kënë,veçse me emra të tjer: SPAK+GJKKO+KLP+KLGJ(që Sb i quan BANDA TË E.RAMËS,në fakt Amerikës)ndonse paguhen më shumë se PRESIDENTI AMERIKAN.Dhe të gjithë militantët e Tij i mbajnë syt nga Sb në katin e 8-të,duke e krahasuar me Papën..!
-Është kjo arsyeja që në opinionin e gjërë thuhet se …SALIU DREJTON AKOMA DREJTËSINË & JO E KUNDËRTA..!
-Ndaj,Gjin Gjoni,fitoi gjyqet me Amerikën në RINAS për bizneset VIP, ju shmang VETINGUT & mori lejen e LINDJES për në Gjermani.
-Dhe tashmë Gjin Gjoni ja bën me SY Amerikës,DREJTËSISË,KQZ,90 % TË POOULLIT,për tu bër DEPUTET NË LEZHË..!
-Lind pyetja:
1.Nga kush i merr direktivat GJIN GJONI..?
2.Nga kush varet drejtësia..nga SALIU Apo EDI RAMA..!?
3.A do flasi Amerika pa AMBASADOR,të cilin e vonon PR e TRAMPIT..!!
4.Pa ju sekuestruar pasuria VIPAVE 1992-2024 -A rritet ekonomikisht Shqipëria.!?
5.A mundet të hetohet e gjykohet Gërdeci,21 janari,Çez-Dia,Lobimet Ruse,Lobimet estetike..Apo dosjet e vjetra të PARASHKRUARA NGA SB me Votat e vjedhura-1996,09,011..? nëse në politikë dhe i gjallë mbi dhe’ do të ekzistoi ky përbindësh më i madhi në 112 vite Shtet.?
-Zoti e shpëtoftë Shqipërinë..!
Qytetare ne Lezhe eshte shoallur edhe Azem Hajdari,pas Arshi Pipes!?Me ftuan miqte te merrja pjese si nepunes lezhjane ne kete ceremoni.Arshi Pipa tha:”Une ne Lezhe kam fjetur vetem nje nate,se nuk gjeta makine per Shkoder!?Kaq!Te mos e tjerrim me gjate se kush eshte bere qytetare nderi ne Lezhen e mjere!
Duke emeruar gjin Gjonin ne Lezhe,Sali Berisha i thote popullit,prape:-Une do jua sjell Fasllicin ne Parlament!
Jua solla ne Keshillin e Sigurimit Kombetar?Nuk ju pelqeu.Do jua sjell mu ne Parlament.
Duke emeruar gjin Gjonin ne Lezhe,Sali Berisha i thote popullit,prape:-Une do jua sjell Fasllicin ne Parlament!
Jua solla ne Keshillin e Sigurimit Kombetar?Nuk ju pelqeu.Do jua sjell mu ne Parlament..
Mendoj qe Daktorri me zgjedhjen e gjin gjonit, ka be zgjedhjen e duhur.
gjin gjoni eshte patriot, vjen nga nje familje e njohur e Zadrimes. Te paret e gjinit, ne bashkepunim me partine dhe sigurimin, ftilluan shkaterrimin e kishes ne fshat.
Gjithashtu, dhe nipi i gjinit, dedan gjoni eshte shpallur Deshmor i Atdheut!
Tash, shoh shume kritika, por mendoj se gjin gjoni eshte zgjidhja e vetme ne Lesh.
Bravo Bedriu, paske shkuar der ne Lezhe per te kryer detyren ndaj partise duke u kujtuar per Gjin Gjonin.
Tani kryeje edhe detyren para publikuit duke shkruar nja dy rrjeshta per Ahmetajn zevendesuesin e Rames kaq kohe ne qeveri qe eshte ne resorte Zvicerane pa u shqetesuar asfare nga asnje kerkese zyrtare e SPAK drejtuar Interpolit per ta ekstraduar.
SPAK nuk ben politike – betohet Islami, e me tej shton bindjen e tij se Dumani kur te ike nga drejtimi i SPAK nuk do shkoje te PS.
SPAK nuk ben politike, se ate e ben pshteti, por eshte direkt nen diktatin e Pushtetit Edi Rames qe i leshon SPAK ato qe nuk i duhen me pas shtrydhjes e nuk i leshon ato qe i duhen akoma.
A nuk eshte i lire rrugeve super-Hajduti Ilir Beqja qe vetem ne Koncesionin e Sterilizimit ka “avulluar” mbi 100 milion Euro?
A nuk eshte i lire Artan Gaci burri Xhackes ndonese pronat e dhena atij ne Himare si “Investitor Strategjik” jane ne sekuestro?
SPAK ka arrestuar 5 Drejtore te Bashkise Tirane, ka vene ne sekuestri Inceneratorin fantazme te Tiranes, por nuk therret as formalisht Kryetarin e Bashkise madje me perunjesi as emrin nuk ja permend ne shkresat por mjaftohet me “Iitullari Institucionit”
SPAK nuk eshte ashtu si rreket Islami e tjere si ai ta paraqesin, engjej te rene prej qiellit dje per te vendosur Drejtesi.
SPAK eshte nje emertese e re e sajuar me prokurore te vjeter qe ketu kane qene e ketu jane vene nen urdhera pushteti qe i ka perzgjedhur jo per ti nxjerre syte atij (Pushtetit) por per ta mbrojtur nga zullumet duke mos i hetuar e mos i prekur.
Sa per ate qe Gjin Gjoni “nuk justifikon pasurine”…kush valle e justifikon ate pasuri qe deklaron sot ne Shqiperi pervec se Edi Rames me ato 3000 Euro te deklaruara dikur?
Deri sa njerez si Berisha , Meta ,Ahmetaj,Muli,Gjin Gjoni, merren me politike dhe nuk jane ne burg,ne te tjeret do hame zorre pro apo kunder tyre ndersa ata do vazhdojne te bejne liderin e ketij populli te pjerdhur.
Gjin M U T Gjoni NJË PIDH ROBSH , që duhet ti KONFISKOHET PASURIA , dhe t’ja hedhin ÇELSAT në OQEAN , me BURGIM të PËRJETSHËM !!!
VAFSH në FERR dhe HELL , O Gjin MUT , HALE Gjoni i URRYER dhe i PËSHTIRË !!!
KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM i PASURISË dhe BIZNESEVE , të KRYE BANDITIT , dhe KRYE KUSARIT Gjin Gjoni !!!!!