Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kopshti dhe çerdhja “Kei”, një tjetër hapësirë e re moderne për 220 fëmijë në Njësinë 7, Veliaj: Do të pasohet me 7 kopshte dhe çerdhe të tjera
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kopshti dhe çerdhja “Kei”, një tjetër hapësirë e re moderne për 220 fëmijë në Njësinë 7, Veliaj: Do të pasohet me 7 kopshte dhe çerdhe të tjera
AktualitetShoqëri

Kopshti dhe çerdhja “Kei”, një tjetër hapësirë e re moderne për 220 fëmijë në Njësinë 7, Veliaj: Do të pasohet me 7 kopshte dhe çerdhe të tjera

Published: August 11, 2022
Shpërndaje

Me një hapësirë 1200 metra katrorë, “Kei” është kopshti dhe çerdhja më e re e Tiranës në Njësinë 7, që do presë këtë shtator 220 fëmijë me kushte shumë të mira, mjedise rekreative dhe staf të përkujdesit shëndetësor e social.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se po bëhen përgatitjet e fundit për të pritur vogëlushët në 12 shtator dhe se fëmijët janë prioriteti parësor për Bashkinë e Tiranës.

“Sa herë hapet një kopësht i ri është një ditë e jashtëzakonshme për Tiranën. Ne funksionojmë si një familje e madhe. Në qoftë se në një familje themi, fëmijët duhet t’i sistemojmë të parët, pastaj të rriturit, ashtu duhet të funksionojë edhe familja e madhe e Bashkisë së Tiranës me 1 milionë banorë. Investimi në kopshte e çerdhe ka qenë një revolucion i jashtëzakonshëm në Tiranë”, u shpreh ai, duke theksuar faktin se është vendosur një standard i ri. “Në këtë kopësht kemi ashensorët për fëmijët me aftësi të veçanta, kemi psikologë, sallën e infermieres, kemi edhe një hapësirë private të takimit me prindër, ku ata mund të informohen privatisht mbi progresin e fëmijës,” shtoi ai.

- Publicitet -

Veliaj tha se “Kei” e çon në 86 numrin e kopshteve dhe çerdheve të reja të ndërtuara në Tiranë.

“Më vjen mirë që ky kopsht do të pasohet me 7 kopshte dhe çerdhe të tjera në shtator, për të shkuar në 40 çerdhe dhe 46 kopshte; në total 86 institucione arsimore, të cilat jenë paja e Tiranës. Në fund të ditës, askush nuk do të na vlerësojë nga debatet politike dhe fryma toksike e ndasisë. Secili prej nesh, kur të mbarojë zhurma, do të gjykohet nga veprat që la pas dhe nga çfarë pune konkrete bëri në terren. Më vjen mirë që kjo administratë do të mbahet mend si administrata e kopshteve, çerdheve e shkollave më moderne, që nga koha e çlirimit të Tiranës, por oreksi vjen duke ngrënë. Tani që kemi bërë një punë të jashtëzakonshme, do të doja që mandatin e tretë ta çojmë akoma në një nivel më lartë. Nëse në 2015 kishim minimumin e mundshëm për të rregulluar të gjithë atë katrahurë që gjetëm në çerdhe dhe në kopshte që ngjanin si stalla dhe burgje, tani nuk shkojmë tek emëruesi i përbashkët më i ulët, tani shkojmë tek steka më e lartë që janë kopshtet edhe çerdhet e reja,” deklaroi kreu i Bashkisë.

Veliaj nënvizoi edhe kultivimin e një diete mesdhetare në kopshte e çerdhe për tu fokusuar në një jetë të shëndetshme.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Nje lexues says:
    August 11, 2022 at 12:55 pm

    Mbaruan emrat e luleve ne shqip qe zgjidhni emra kineze per kopshtet dhe cerdhet?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?