Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Koreja e Veriut pranon dërgimin e trupave në Rusi, Putin mirënjohës: Miq të vërtetë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Koreja e Veriut pranon dërgimin e trupave në Rusi, Putin mirënjohës: Miq të vërtetë
AktualitetBote

Koreja e Veriut pranon dërgimin e trupave në Rusi, Putin mirënjohës: Miq të vërtetë

Published: April 28, 2025
Shpërndaje

Koreja e Veriut konfirmoi për herë të parë të hënën se ka dërguar trupa për të luftuar në krah të Rusisë në Ukrainë.

Agjencia shtetërore të lajmeve në Korenë e Veriut. KCNA, njoftoi se njësitë koreano-veriore kanë ndihmuar Moskën në rimarrjen e kontrollit të territorit rus të pushtuar nga forcat ukrainase, veçanërisht në rajonin perëndimor të Kurskut

KCNA, thekson se dislokimi i mijëra ushtarëve nga Koreja e Veriut i dha Rusisë një avantazh vendimtar në fushën e betejës.

- Publicitet -

Agjencia shtoi se përfundimi i suksesshëm i betejës për Kurskun demonstroi “nivelin më të lartë të strategjisë së miqësisë” mes dy vendeve.

Në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini, presidenti rus Vladimir Putin falënderoi personalisht Korenë e Veriut dhe liderin e saj Kim Jong Un.

“Ne gjithmonë do të nderojmë heronjtë koreanë që dhanë jetën për Rusinë, për lirinë tonë të përbashkët, krahas vëllezërve të tyre rusë në armë”, tha Putin.

Ai përshëndeti veprimet e trupave koreano-veriore si një shprehje të solidaritetit, drejtësisë dhe miqësisë së vërtetë.

Vendimi për të dërguar trupa, sipas Komisionit Qendror Ushtarak të Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut, u mor në kuadër të traktatit gjithëpërfshirës të partneritetit strategjik të nënshkruar mes Kim Jong Un dhe Vladimir Putin një vit më parë.

Njësitë e Koresë së Veriut, sipas KCNA, luftuan me “heroizëm dhe trimëri” të njëjtë sikur të mbronin atdheun e tyre.

Nga ana tjetër, Ukraina ka mohuar pretendimet ruse, duke deklaruar se trupat e saj janë ende aktive në disa pjesë të territorit rus.

Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit dënoi vendosjen e trupave koreano-veriore në Ukrainë, duke akuzuar Rusinë për shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Uashingtoni kërkoi përfundimin e çdo bashkëpunimi ushtarak mes Moskës dhe Phenianit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump humbet betejën gjyqësore për letrën e Epstein
  • Pitagora i Samosit bashkoi 2500 vjet më parë muzikën dhe matematikën
  • Një javë pas fitores së studentëve në zgjedhje, arrestohet shefi i Policisë Kriminale në Serbi
  • VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  • Katër nxënës shqiptarë ndalohen në Mal të Zi pasi bënë simbolin e shqiponjës me duar

Komentet e Fundit

  1. Aleksander Thana on Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti thyen rekordin botëror, hyn në librin Guinness
  2. Dajti on Pragmatizëm diplomatik apo politikë personale?
  3. Ethem Lalaj on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  4. demo on Lobi i Teksasit: Si ndihmuan Berisha e Mediu fondet për prokurorin në këmbim të mbrojtjes nga SPAK
  5. ¿? on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?