Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Korrik – shtator, kostot e ndërtimit të banesave u rritën me 7.2%, por çmimet disafish më shumë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Korrik – shtator, kostot e ndërtimit të banesave u rritën me 7.2%, por çmimet disafish më shumë
EkonomiShoqëri

Korrik – shtator, kostot e ndërtimit të banesave u rritën me 7.2%, por çmimet disafish më shumë

Published: December 5, 2022
Shpërndaje

Kostot e ndërtimit të banesave pësuan rritje vjetore me 7.2% në tremujorin e tretë të vitit 2022, raportoi sot INSTAT. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 15,5%, pasuar nga grupet, “Shpenzime materiale” me 8,0%, “Kosto të tjera” me 7,9%, “Shpenzime për paga” me 4,6%, “Shpenzime makinerie” me 4,4% dhe “Shpenzime transporti” me 2,3%.

Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indekset e nëngrupit “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” shënuan rritjen më të lartë me 8,8%, pasuar nga grupi “Materiale ndërtimi” me 8,2% dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 6,2%.

Ndryshimet tremujore të grupeve kryesore: indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi rritje me 1,5%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022.

- Publicitet -

Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime materiale” me 2,1%, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga”, “Shpenzime makinerie”, “Shpenzime energjie” me 1,4% secila, “Shpenzime transporti” dhe “Kosto të tjera” përkatësisht me 0,7% secila.

Sakaq çmimet e banesave në gjysmën e parë të vitit janë rritur disa herë më shumë se kostot.

Sipas indeksit Fischer të Çmimeve të Banesave, i llogaritur nga Banka e Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë 6-mujorit i 2022 është rritur me 28.4% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 39% në krahasim me një vit më parë. Kjo është rritja më e lartë 6-mujore e këtij indeksi që prej vitit 2013, kur Banka e Shqipërisë nisi llogaritjen e tij.

Në raport me periudhën bazë, indeksi i çmimeve të banesave është rritur me afërsisht 110%.

Rritja e 6-mujorit të parë të vitit u përcaktua sidomos nga rritja e vëllimit të shitjeve të kryera në zonën e Tiranës, e cila përfshin qendrën, periferinë dhe zonat jashtë qytetit. indeksi i çmimeve për shitjet në kryeqytet regjistroi një rritje prej 28.5% ndaj periudhës paraardhëse dhe rreth 40% ndaj një viti më parë.

Sipas agjentëve, rritja e çmimeve ka ardhur nga rritja e kërkesës dhe e kostove të ndërtimit.

Pritjet për të ardhmen paraqiten pozitive pavarësisht pasigurive të lidhura me situatën e përgjithshme ekonomike. Agjentët kanë pritje pozitive për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë për të ardhmen afatshkurtër dhe për periudhën më afatgjatë (deri në dy vjet)./Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SPAK njoftim zyrtar: Ja për çfarë akuzohet shefja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë
  • Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun
  • Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  • Pesë eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
  • Të shtëna në një shkollë në Turqi, 11 të plagosur, ndalohet një 15-vjeçar

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme Analisti on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  2. Ta futi on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  3. Miku i vjeter on Drejton agroturizmin “Kodra e Kuajve”, ky është personi i arrestuar sot nga SPAK
  4. Aldo on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  5. anti25642654censurë on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?