Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku pritet të pyetet për një çështje nën hetim.
Burime bëjnë me dije se emri i deputetes ka dalë në përgjimet e një grupi kriminal gjatë zgjedhjeve të kaluara, në lidhje me dyshimet për blerje dhe trafikim votash.
Sipas të njëjtave burime, Mila do të pyetet nga prokurori Bledar Maksuti për rrethanat e kësaj çështjeje, për të cilën pritet të merret e pandehur.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK lidhur me paraqitjen e saj.
