Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Korrupsioni në Katar, PE nis procedurat për heqjen e imunitetit dy eurodeputetëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Korrupsioni në Katar, PE nis procedurat për heqjen e imunitetit dy eurodeputetëve
AktualitetBote

Korrupsioni në Katar, PE nis procedurat për heqjen e imunitetit dy eurodeputetëve

Published: January 2, 2023
Shpërndaje

Parlamenti Evropian tha të hënën se ka filluar një procedurë për heqjen e imunitetit të dy anëtarëve të tij pas një kërkese nga drejtësia belge që po heton një skandal korrupsioni mes Bashkimit Evropian dhe Katarit.

Dy burime pranë hetimit i thanë agjencisë Reuters se dy eurodeputetët janë belgu Marc Tarabella dhe italiani Andrea Cozzolino.

“Pas një kërkese nga autoritetet gjyqësore belge, kam nisur një procedurë urgjente për heqjen e imunitetit të dy anëtarëve të Parlamentit Evropian”, tha në Twitter presidentja e parlamentit Roberta Metsola.

- Publicitet -

“Nuk do të ketë pandëshkueshmëri për asnjë,” tha ajo.

Avokati i zotit Tarabella, Maxim Toller, tha se klienti i tij ishte në favor të heqjes së imunitetit. Më parë, eurodeputeti Tarabella mohoi të kishte kryer ndonjë shkelje, duke thënë në një deklaratë se ai nuk kishte “absolutisht asgjë për të fshehur” dhe “do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të hetuesve”.

Cozzolino nuk iu përgjigj përpjekjeve të agjencisë Reuters për koment. Muajin e kaluar, ai u tha agjencive italiane të lajmeve se nuk ishte nën hetim në atë kohë. “Nuk jam marrë në pyetje. Nuk jam kontrolluar, as zyra ime nuk është mbyllur”, tha ai atëherë.

Në dhjetor, dy burime me njohuri të drejtpërdrejtë për këtë çështje i thanë agjencisë Reuters se Francesco Giorgi, një nga të dyshuarit kryesorë në hetim, së bashku me partneren e tij, nënpresidenten e Parlamentit Evropian të shkarkuar, Eva Kaili, pranoi se kishte marrë ryshfet nga Katari për të ndikuar në vendimet e Parlamentit Evropian lidhur me Katarin.

Sipas burimeve, Giorgi, një këshilltar në parlamentin e BE-së, tha se dyshonte se eurodeputetët Tarabella dhe Cozzolino kishin marrë para nga Katari. Zonja Kaili ka mohuar shkeljen e ligjit.

Agjencia Reuters nuk mund të konfirmojë nëse Giorgi ka ofruar ndonjë provë për akuzat e tij kundër eurodeputetëve Tarabella dhe Cozzolino.

Më 22 dhjetor, një gjykatës belg vendosi që zonja Kaili të qëndrojë në paraburgim edhe për një muaj tjetër, ndërsa hetimi vazhdon për çështjen e korrupsionit që përfshin Katarin, vendi organizator i Kupës së Botës, në një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit që ka goditur BE-në.

Kaili, e cila është greke, akuzohet edhe për marrje ryshfeti nga Katari. Ajo ka deklaruar më herët përmes avokatit të saj se është e pafajshme./VOA

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?